Këshilla

Këshilla Ajete Kur'an-ore , Hadithe , Keshilla , Urtesi etj ...


Mundohemi te ndjekim Sunnetin e Pejgamberit alejhi selam dhe Selefet e mire

05/04/2026

hadith

Xhubejri radijAllahu anhu tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: "Unë kam pesë emra:
1. unë jam Muhammedi (shumë i lavdëruar)
2. Ahmedi (lavdërues i madh)
3.unë jam Mahi-u (zhdukësi) me anë të të cilit Allahu do të zhdukë femohimin; 4.unë jam Hashir-i (tubuesi), në këmbët e të cilit do të tubohen të gjithë njerëzit (Ditën e gjykimit)
5. unë jam Akib-i (i fundmi, nuk do të ketë më Pejgamber pas meje)." (3532)

transmeton Buhariu ne sahih , kapitulli "ndodhite e pejgamberve"

05/04/2026

hadith

Aishja radijAllahu anha tregon se njëherë Hasan Ibn Thabiti i kërkoi leje Pejgamberit alejhi selam që të satirizonte femohuesit. Pejgamberi alejhi selam i tha: "Si i bëhet që edhe unë kam prejardhje të përbashkët me ta?" Hasani i tha: "Do të të nxjerr prej tyre, siç nxirret një qime nga brumi." (3531)

transmeton Buhariu ne Sahih , kapitulli "ndodhite e pejgamberve"

05/04/2026

hadith

Ibn Abbasi radijAllahu anhu tregon: "Kur zbriti ajeti: "Këshilloje farefisin tënd të afërm (o Muhamed alejhi selam)", (Kuran, 26:214)
Pejgamberi alejhi selam filloi të thërriste fiset një nga një: "O Beni Fihr, O Beni Adij", duke përmendur më parë degët e fisit Kurejsh." (3525, 3526)

transmeton Buhariu ne Sahih , kapitulli "ndodhite e pejgamberve"

05/04/2026

hadith

Ebu Xhemra tregon se Ibn Abbasi radijAllahu anhu i ka thënë: "A t'ju tregoj se si hyri në Islam Ebu Dherri radijAllahu anhu ?" I thanë që po. Ai vazhdoi: "Ebu Dherri radijAllahu anhu ka thënë: "Isha njëri nga burrat e fisit Gifar. Dëgjuam se në Mekë kishte dalë një njeri, i cili thoshte se ishte Pejgamber. Kështu i thashë vëllait tim: "Shko tek ai burrë, fol me të dhe trego." Ai shkoi dhe e takoi, pastaj u kthye. E pyeta vëllanë tim: "Ç'lajme na solle?" Ai më tha: "Për Allah! Pashë një burrë që e urdhëron të mirën dhe e ndalon të keqen." I thashë: "Nuk më ke kënaqur me kaq pak fjalë",- kështu që mora një kacek me ujë, një shkop dhe u nisa për Mekë. Unë nuk e njihja atë (Pejgamberin alejhi selam) dhe nuk desha të pyes askënd për të. Kështu vazhdova të pi ujë Zemzemi dhe të qëndroj në xhami, kur më kaloi pranë Aliu dhe më pyeti: "Dukesh si i huaj?" I thashë që po dhe ai u nis për në shtëpi. Unë i shkova pas. As ai nuk më pyeti për ndonjë gjë, as unë nuk i tregova gjë. Të nesërmen në mëngjes shkova në xhami për të pyetur për Pejgamberin alejhi selam, por askush nuk më tha asgjë për të. Aty pranë më kaloi përsëri Aliu dhe më pyeti: "Akoma nuk e di burri vendin e vet të bujtjes?" I thashë që jo. Ai më tha që t'i shkoja pas atij. Më pyeti: "Ç'punë ke dhe ç'të ka sjellë në këtë qytet?" I thashë: "Në qoftë se ma mban sekretin do të ta tregoj." Më tha: "Sigurisht që do ta mbaj." I thashë: "Kemi marrë vesh se mu këtu ka dalë një burrë, i cili thotë se është Pejgamber. Dërgova vëllanë tim që të flasë me të dhe u kthye, por nuk më solli lajme bindëse, kështu që desha ta takoj vetë atë." Aliu më tha: "Ia ke arritur qëllimit tënd. Tani po shkoj tek ai. Ec pas meje dhe kudo që të hyj unë, hyr pas meje. Nëse do të shoh ndokënd që mund të të sjellë ty ndonjë shqetësim, atëherë do të ndaloj pas muri, duke bërë sikur po rregulloj këpucët, ndërsa ti ik." Kështu, ai vazhdoi rrugën dhe unë e ndoqa pas, derisa ai hyri në një vend dhe unë hyra pas tij te Pejgamberi alejhi selam . I thashë atij: "Ma trego Islamin." Kur ma paraqiti atë, unë menjëherë e pranova. Ai më tha: "O Ebu Dherr! Mbaje të fshehtë Islamin tënd dhe shko në vendin tënd. Kur të dëgjosh për fitoren tonë, atëherë kthehu tek ne." I thashë: "Për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë do ta shpall hapur Islamin tim mes tyre (mohuesve)!? Kështu Ebu Dherri shkoi në xhami, ku kishte shumë kurejshë dhe thirri: "O kurejshë! Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij." Kur e dëgjuan këtë kurejshët thirrën:"Ngrihuni kundër këtij të muslimanizuari!"Ata u ngritën dhe më rrahën për vdekje. Abbasi më pa dhe u hodh mbi mua për të më mbrojtur, pastaj iu kthye atyre dhe u tha: "O të mjerë! Doni të vrisni një burrë nga fisi Gifar, ndonëse tregtia juaj dhe ndërlidhjet tuaja kalojnë nga tokat e Gifarëve?!" Kështu ata më lanë. Mëngjesin tjetër u ktheva përsëri dhe thirra ashtu ,siç bëra ditën e parë. Kurejshët përsëri thanë: "Ngrihuni kundër këtij të muslimanizuari!",- duke më rrahur si ditën e parë. Përsëri me gjeti Abbasi, i cili u hodh mbi mua për të më mbrojtur, ndërsa Kurejshëve u tha të njëjtat fjalë." "Kështu pra, qe fillimi, si Ebu Dherri e pranoi Islamin" - na rrëfeu Ibn Abbasi". (3522)

transmeton Buhariu ne Sahih , kapitulli "ndodhite e pejgambereve"

05/04/2026

hadith

Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi alejhi selam ka treguar: "E pashë Amr Ibn Amir Ibn Luhej të tërheqë zvarrë zorrët e veta në zjarr, pasi ai ka qenë i pari që e filloi zakonin e deveve që lihen të lira në emër të idhujve." (3521)

transmeton Buhariu ne Sahih , kapitulli "ndodhite e pejgaberve"

05/04/2026

hadith

Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:"Babai i Huzaas ka qenë Amr Ibn Luhaj Ibn Kamaa Ibn Hindi." (3520)

transmeton Buhariu ne Sahih , kapitulli "ndodhite e pejgamberve"

23/01/2026

hadith

Xhabiri radijAllahh anhu tregon: "Ishim me Pejgamberin alejhi selam në një nga fushatat e shenjta luftarake. Me të u bashkuan një shumicë e madhe nga muhaxhirët. Mes tyre ishte edhe një burrë që bënte shumë shakara e lojra (me shigjeta etj.). Duke lozur ai goditi një ensar në ije . Ensari u nxeh aq shumë sa të dy thirrën njerëzit e tyre. Ensari thirri: "O ensarë (ndihmë)!" Edhe muhaxhiri thirri: "O muhaxhirë (ndihmë)!" Kështu, doli Pejgamberi alejhi selam dhe tha: "Çfarë kanë njerëzit që bëjnë thirrje si të kohës së padijes para- islame?!" Pastaj ai alejhi selam pyeti: "Ç'është me ta?" Ata i treguan për goditjen që muhaxhiri i bëri ensarit. Pejgamberi alejhi selam tha: "Lërini këtë, pasi kjo është një thirrje e keqe!" Abdullah Ibn Selul (hipokrit nga Medina) tha: "Por ata (muhaxhirët) thirrën dhe u grumbulluan kundër nesh, kështu që, kur të kthehemi në Medine, padyshim që më të nderuarit do t'i nxjerrin prej andej më të ultit." Nga kjo Umeri tha: "A nuk e vrasim këtë njeri të lig (Ibn Selulin), o i Dërguari i Allahut?" Ndërsa Pejgamberi alejhi selam tha: "Jo, që të mos thonë njerëzit pastaj se Muhamedi (alejhi selam) i vriste shokët e vet." (3518)

transmeton Buhariu ne Sahih , kapitulli "ndodhite e pejgamberve"

23/01/2026

hadith

Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Kiameti nuk do të bëhet, derisa të dalë një burrë nga fisi Kahtan që do t'i vërë përpara njerëzit me shkopin e tij (do t'i sundojë me dhunë dhe me shtypje)." (3517)

transmeton Buhariu , kapitulli "ndodhite e pejgamberve"

23/01/2026

hadith

Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Fiset Eslem, Gifar dhe një pjesë e fisit Muzejna (ose disa nga fisi Xhuhejna ose Muzejna) janë më të mirë tek Allahu (ose Ditën e Kiametit) se fiset Esed, Temim, Havazin dhe Gatafan." (3516)

transmeton Buhariu ne Sahih , kapitulli "ndodhite e pejgamberve"

23/01/2026

hadith

Ebu Bekra radijAllahu anhu tregon se Akra Ibn Habisi i tha Pejgamberit alejhi selam : "Në të vërtetë, ty të dhanë besën vetëm grabitësit e haxhinjve nga fiset Eslem, Gifar dhe Muzejna." (Përcjellësi i dytë i hadithit Ibn Ebu Jakub dyshon për fisin Xhuhejna). Pejgamberi alejhi selam i tha: "A nuk e mendon se fiset Eslam, Gifar dhe Muzejna (ndoshta edhe) Xhuhejna janë më të mirë se fiset Beni Temim, Beni Amir, Esed dhe Gatafan?" Dikush pyeti: "Këta kanë dështuar dhe janë të humbur!" Pejgamberi alejhi selam tha: "Po, për Atë në Duart e të Cilit është jeta ime! Padyshim që të parët janë më të mirë se të dytët!" (3516)

transmeton Buhariu ne Sahih , kapitulli "ndodhite e pejgamberve"

Address

Malisevo

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilla posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category