Minatori.net

Minatori.net Portali Minatori ka për qëllim që lajmet më të reja në Vend e Rajon të transmetoj para lexuesit.

Anëtarësimi në KiE, Ismaili: A ka llogaridhënie për lobistët dhe propagandistët e Kurtit?Ish-deputetja e PDK-së në Kuven...
19/05/2024

Anëtarësimi në KiE, Ismaili: A ka llogaridhënie për lobistët dhe propagandistët e Kurtit?

Ish-deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë se lobistë dhe propagandistë të shumtë të Albin Kurtit në Bashkimin Evropian përgjatë këtyre viteve, kanë qenë shumë të suksesshëm në përhapjen e propagandës kundër kundërshtarëve politikë të Kurtit.
Ndër të tjera ajo është shprehur se Qeveria Kurti po përpiqet që fajin për dështim të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të ia hedhin Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Grenellit, shkruan Minatori

“Por, ata nuk u treguan po aq të suksesshëm edhe për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Aktualisht, ata po përpiqen që fajin për dështim të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të ia hedhin Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Grenellit! A ka llogaridhënie për këta lobistë dhe propagandistë?”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-...
19/05/2024

Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar gatishmërinë e tij për të organizuar një raund tjetër të negociatave midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së dinarit.
Në një deklaratë të fundit në Facebook, ai tha se kjo vjen me një parakusht të qartë: palët duhet të demonstrojnë një angazhim të sinqertë për të arritur një marrëveshje.

Gjatë një sërë takimesh në javën e kaluar që përfshinte Besnik Bislimin si kryenegociator të Kosovës dhe Petar Petkoviqin nga Serbia, nuk është arritur një konsensus përfundimtar.
Lajçak vuri në dukje faktin se këto diskutime nuk kanë sjellë ndonjë përparim konkret.

“Nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si do të ndikojë kjo në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë,” shkroi Lajçak.

Pasdështimi për të gjetur një gjuhë të përbashkët ka lënë në pezull të ardhmen e rregullimit të çështjes së dinarit, e cila ishte tema kryesore e takimit të shtatë ndërmjet palëve.
Lajçak bëri të qartë se është i vendosur të mbështesë vazhdimin e bisedimeve, por vetëm nën kushtin që pala kosovare dhe ajo serbe do të demonstrojnë një vullnet të ndershëm për të negociuar dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

19/05/2024

Zogaj: Askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës

25 vjet më parë, në Burgun e Dubravës ka ndodhur një nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Slobodan Milosheviqit.
Atë kohë, brenda burgut janë vrarë 117 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 200 të tjerë.

Edhe pse kanë kaluar shumë vjet, njëri nga të mbijetuarit e masakrës, Bislim Zogaj, rrëfen tmerrin e përjetuar atëkohë.
25 vjet më parë regjimi i Slobodan Milosheviqit kreu masakrën më të rëndë ndaj shqiptarëve në Burgun e Dubravës. Ani pse shumë vjet pas, me emocion flet njëri nga të mbijetuarit e masakrës, Bislim Zogaj.
Gjymtyrë të këputura, njerëz me pjesë të trurit jashtë e trupa të këputur në mes janë pamjet që Zogajt i kanë mbetur në kujtesë gjatë gjashtë ditëve sa zgjati Masakra në Dubravë.

Zogaj tha për RTK se për të mbijetuarit e masakrës është shumë i rëndë fakti që askush nuk u dënua për këtë krim makabër.
Gjatë datave 19, 20, 21, 22, 23 e 24 në masakrën e Dubravës u vranë 117 dhe u plagosën rreth 200 të burgosur shqiptarë.
Tani brenda Burgut të Dubravës gjendet pllaka përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër. Kjo është njëra ndër masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë. Për kryerjen e këtyre krimeve ende nuk është dënuar askush.

Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhitËshtë bërë k...
19/05/2024

Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit

Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopterit të presidentit iranian Ebrahim Raisi, ka thënë një zyrtar për televizionin shtetëror.
Zyrtari i paidentifikuar tha se kontaktet janë bërë në disa raste, shkruan Sky News.

Dhe korrespondenti i Sky News në Lindjen e Mesme, Alistair Bunkall thotë se ky shënon një “zhvillim vërtet domethënës”.

“Kjo sugjeron se mund të ketë të mbijetuar dhe ndoshta ata janë shumë afër vendit të përplasjes, gjë që përsëri do të ishte një moment shprese”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, raportojnë mediat e huaja, Komisioni Evropian ka aktivizuar shërbimin e hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e presidentit të Iranit.

Komisioneri i menaxhimit të krizave Janez Lenarcic tha në X se shërbimi po aktivizonte “shërbimin e tij të hartës së reagimit të shpejtë në funksion të aksidentit të helikopterit”.
Ai theksoi se vendimi për të aktivizuar shërbimin erdhi pas një kërkese për ndihmë nga Irani.
Ndryshe, Shërbimi i MenaxhimiC:\Users\Baba\Downloads\upwork\Bislim-Zogaj-e1716152440578-780x439.jpg
t të Emergjencave të Komisionit Evropian Copernicus ofron produkte hartash bazuar në imazhet satelitore.

Rrihen mes vete tre familjarë në Shtime, Policia jep detaje Tre persona që mendohet se janë familjarë kanë pësuar lëndim...
19/05/2024

Rrihen mes vete tre familjarë në Shtime, Policia jep detaje

Tre persona që mendohet se janë familjarë kanë pësuar lëndime, si pasojë e rrahjes mes vete.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Shtime.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar se si pasojë e lëndimeve, tre familjarët për tretman mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugën “12 Qershori” në Shtime”, tha Gashi.
“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurorit i shtetit dhe rasti po hetohet./Minatori/

Tahiri për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështimi i radhës i drejtësisëShefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tah...
19/05/2024

Tahiri për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështimi i radhës i drejtësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët.
Ai përmes një postimi në “Facebook” thotë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.

Sipas tij kjo është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme.

Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahënRreth orës 19:33, policia e stacionit n...
19/05/2024

Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën ,,12 Qershori” në Shtime.
Sipas policisë dyshohet për dhunë në familje me ç’rast janë lënduar tre persona.

Të lënduarit pasi kanë pranuar ndihmë mjekësore në QMF në Shtime, janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Ferizajt.

“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, tha ai.

Po pastronte armën, 50-vjeçari humb jetën aksidentalisht në fshatin ZëmblakNjë 50-vjeçar ka mbetur i vdekur në Maliq aks...
19/05/2024

Po pastronte armën, 50-vjeçari humb jetën aksidentalisht në fshatin Zëmblak

Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur në Maliq aksidentalisht teksa pastronte armën e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e të dielës në fshatin Zëmblak.

A2 CNN ai ka qenë duke pastruar armën tip çifte, ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht.

Për pasojë 50-vjeçari ka humbur jetën.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË:
Maliq/Informacion paraprak: Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

19/05/2024

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e vërtetë që Enver Sekiraqa është arratisur nga Kosova.
“Sa më shume reagime nga politikanët për rastin e Enver Sekiraqes, aq më shumë shtohet bindja se ai nuk mund të këtë gjykim të drejtë në një ambient si ky”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Berisha thotë se “nuk fitohen zgjedhjet duke bërë gjyqtarin në Facebook”, duke iu referuar në mënyrë indirekte deklaratave të ministres Albulena Haxhiu.
“Meqë ra fjala, Enver Sekiraqa nuk është arratisur, ndaj mos i kryqëzoni ata që e kanë lënë të lirë, e mos i lavdëroni as ata qe ne shkelje të ligjit dhe kushtetutës e kanë urdhërua masën e paraburgimit”, ka shkruar tutje Berisha.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se Enver Sekiraqa, është arratisur pas ndryshimit të masës së sigurisë, pasi Gjykata e Apelit dy ditë më parë kishte vendosur që të njëjtin ta kthejë në paraburgim.

“Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Më tej Policia thotë se “meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njëjti nuk është hasur në shtëpi”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqes, duke thënë se dikush që është i njohur edhe për publikun se lëre më për gjyqësinë e prokurorinë për krime të rënda e përsëritje të tyre lihet herë në arrest shtëpiak e pastaj në liri, deri në një aktvendim tjetër, kësisoj arratiset tërësisht./Minatori/

Gërvalla në Kanada, me koncert madhështor nis java kulturore në shënim të 25 vjetorit të mikpritjes së refugjatëveMe një...
19/05/2024

Gërvalla në Kanada, me koncert madhështor nis java kulturore në shënim të 25 vjetorit të mikpritjes së refugjatëve

Me një atmosferë festive, me qindra të pranishëm nga komuniteti shqiptar dhe mysafirë nga Kanadaja, nën tingujt e Orkestrës Filarmonike të Torontos, nën dirigjimin e mjeshtrit të madh, Bujar Llapaj dhe drejtorit ekzekutiv dhe artistik, Qazim Kallushi dhe tenorit me fame botërore, Ramë Lahaj, u mbajt koncerti festiv, në hapje të Javës së Kulturës së Kosovës në Kanada, në shënim të 25 vjetorit të mikpritjes kanadeze për refugjatët nga Kosova dhe 15 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada.
Në fjalën e saj para të pranishmëve Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, shprehu mirënjohjen e thellë dhe falënderimet e shtetit dhe qytetarëve tanë ndaj mbështetjes së madhe, mikpritjen dhe kontributin e Kanadasë në çlirim dhe zhvillim të Kosovës dhe në veçanti integrim dhe mbështetje të mërgatës sonë në Kanada.

Më tej, Ministrja Gërvalla tha që refugjatët e atëhershëm, sot janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë kanadeze.

„Ata janë ambasadorët më të mirë të Kosovës. Ndërtojnë ura të fuqishme mes Kosovës dhe Kanadasë, por pa harruar asnjëherë vendin e tyre”, tha Ministrja Gërvalla.
Nga ana tjetër, senatorja kanadeze, Rebecca Patterson, foli rreth marrëdhënieve të fuqishme mes Kanadasë dhe Republikës së Kosovës si dhe miqësinë mes dy popujve tanë.

Pas ceremonisë së hapjes së Javës Kulturore të Kosovës, me koncertin e madh, përgjatë një jave do të mbahen shumë aktivitete në qytete të ndryshme të Kanadasë ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, do të këtë shfaqje të filmave, dokumentarëve, aktivitete kulturore të ekspozimit të veshjeve tona kulturore si dhe do të organizohen edhe aksione të dhurimit të gjakut.
Me respekt,
DKP/MPJD

Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komunaQytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojn...
19/05/2024

Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna

Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regjistrohen.
Pas shtyrjes së afatit për regjistrimin e popullsisë për disa komuna qytetarët e vendit do të mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi deri më 24 Maj. Por, cili është plani i veprimit për periudhën e regjistrimit shtesë deri më 24 maj.

‘’E veçanta tani është se nuk do dalim me ekipe që kanë dalë më herët por me stafin e vet Agjencionit të statistikave të Kosovës’’, tha për RTK, Hazbije Qeriqi, zëdhënëse e Agjencisë së Statistikave.

Njëra nga komunat që kishte kërkuar që t’i shtyhet për një javë procesi i regjistrimit të popullsisë është Fushë-Kosova.
“Ne zyrtarisht kemi kërkuar prej agjencisë së statistikave që me shty afatin pas kërkesave të qytetarëve që nuk kanë mund të regjistrohen ekipet kanë thënë që nuk i kanë gjetur banorët në adresat e tyre”, tha për RTK, Amir Bullatovci, drejtor i Administratës në Fushë-Kosovë.

Edhe asamblisti i PDK-së nga radhët e opozitës në këtë komunë, Mirsad Qyqalla, thotë se në disa vende ekipet e regjistrimit nuk kishin arritur të shkonin.
Pa e përfshirë diasporën, sipas zyrtarëve të ASK-së, Kosova pritet t’i ketë pak mbi 1.5 milion banorë. Procesi i regjistrimi të popullsisë ka filluar më 5 prill. Në përfundim të afatit të rregullt, Qeveria shtyu afatin për regjistrim për 11 komuna, ndërsa i mundësoi diasporës që të regjistrohet deri në fund të gushtit./RTK

Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të KataritNesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osman...
19/05/2024

Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit

Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.
Takimi, sipas zyrës së presidentes, do të fillojë nga ora 9:00, në Kabinetin e Presidentes.

“Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad”, thuhet në njoftim.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Address

Rruga Mbreteresha Teute
Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Minatori.net posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Minatori.net:

Share