Radio Televizioni i Mitrovicës

Radio Televizioni i Mitrovicës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Radio Televizioni i Mitrovicës, Media/News Company, Sheshi "Agim Hajrizi", Mitrovica.

03/09/2026

Mitrovicë: Përfundon asfaltimi i rrugës kryesore në lagjen Bair me gjatësi mbi 2 km.

Ky projekt përfshin asfaltimin, rregullimin e trotuareve në të dy anët e rrugës, si dhe sinjalizimin.

Komuna e Mitrovicës dhe UNDP nënshkruajnë marrëveshje për fuqizimin e bizneseve dhe agrobizneseveKryetari i komunës, Fat...
03/09/2026

Komuna e Mitrovicës dhe UNDP nënshkruajnë marrëveshje për fuqizimin e bizneseve dhe agrobizneseve

Kryetari i komunës, Faton Peci ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Nuno Queiros.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëfinancimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe UNDP-së për mbështetje në fuqizimin dhe modernizimin e bizneseve të vogla dhe agrobizneseve.

❇️Skema e parë përfshin mbështetjen e bizneseve të vogla, duke ofruar:

➡️ Asistencë teknike të personalizuar
➡️Analiza të biznesit
➡️Zhvillim të strategjive komerciale
➡️Përmirësim të identitetit vizual/digjital
➡️Investime në transformimin e biznesit

❇️Skema e dytë përfshin mbështetjen e agrobizneseve, duke ofruar:

➡️Përmirësim në menaxhimin e biznesit
➡️Rritjen e efikasitetit operacional
➡️Marketing
➡️Mbështetje në sistemin administrativ dhe financiar
➡️Depërtim dhe krijim të lidhjeve me tregjet dhe zinxhirët e vlerës

Mitrovicë: Komuna vazhdon me lirimin e hapësirave publikeDrejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës ka zhvilluar n...
02/09/2026

Mitrovicë: Komuna vazhdon me lirimin e hapësirave publike

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës ka zhvilluar një aksion në Rrugët “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Xhevdet Ahmeti” dhe “Sabedin Prekazi”, me qëllim të lirimit të hapësirave publike.

Gjatë aksionit janë ndërmarrë masa për largimin e pengesave dhe shfrytëzimeve të paautorizuara të hapësirave publike, duke synuar krijimin e kushteve më të mira për qarkullim dhe përdorim të lirë të hapësirave nga qytetarët.

Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, theksoi se lirimi i hapësirave publike dhe respektimi i rregullave do të jenë në fokus të vazhdueshëm të punës së Inspekcionit.

Kryetari Faton Peci priti në takim ministren Saranda BogujevciKryetari i Komunës, Faton Peci, ka pritur në takim ministr...
02/09/2026

Kryetari Faton Peci priti në takim ministren Saranda Bogujevci

Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka pritur në takim ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ku diskutuan për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Mitrovica është qytet i pasur me trashëgimi kulturore/arkeologjike dhe pasuri natyrore.

Kryetari Faton Peci tha se ne, si komunë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, u dakorduan që këto pasuri t’i ruajmë, renovojmë e konservojmë.

“Ruajtja e trashëgimisë kulturore nënkupton ruajtjen e identitetit tonë”, është shprehur kryetari Peci.

Punimet në rregullimin e rrugës, mbyllet përkohësisht për qarkullimDrejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë njo...
01/09/2026

Punimet në rregullimin e rrugës, mbyllet përkohësisht për qarkullim

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë njofton qytetarët se, për shkak të punimeve për asfaltimin e rrugës, do të bëhet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit për automjete, nesër me datë 02.09.2026, nga ora 08:00 deri në ora 18:00.

Bllokimi do të bëhet në Lagjen Bair, nga udhëkryqi te Spitali në drejtim të Shkollës së Mesme Ekonomike, përgjatë rrugës “UÇK” në Mitrovicë.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj kohe të përdorin rrugët alternative dhe t’u përmbahen sinjalizimeve në komunikacion.

Mitrovicë: Komuna thërret për konsultim publik për Projekt Buxhetin e Komunës së Mitrovicës së Jugut për vitin 2027 dhe ...
01/09/2026

Mitrovicë: Komuna thërret për konsultim publik për Projekt Buxhetin e Komunës së Mitrovicës së Jugut për vitin 2027 dhe vlerësimet për vitet 2028-2029

Ky konsultim publik do të mbahet të mërkurën me datë 09.09.2026, duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal.

01/09/2026

1 Shtatori - Kryetari Peci pret në zyrë nxënësit.

31/08/2026

Vaksinimi kundër fruthit!

Mitrovicë: sot shfaqet premiera e dokumentarit “Shtëpia e Kombit”Dokumentari me regji të Burim Halitit dhe producente He...
31/08/2026

Mitrovicë: sot shfaqet premiera e dokumentarit “Shtëpia e Kombit”

Dokumentari me regji të Burim Halitit dhe producente Helena Halilaj sjell rrëfimin e eksodit të mijëra shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të qytetarëve të Kukësit, të cilët në ditët më të vështira hapën dyert e shtëpive të tyre dhe ndanë gjithçka me familjet e dëbuara nga Kosova.

“Shtëpia e Kombit” shfaqet nga ora 19:30 në fillim të shëtitores “Kej”, Mitrovicë

Osmani: Pas 27 viteve, Rashani po bëhet me rrugë të asfaltuarNënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka vizitu...
30/08/2026

Osmani: Pas 27 viteve, Rashani po bëhet me rrugë të asfaltuar

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka vizituar Rashanin për të parë nga afër punimet në këtë rrugë. Ai ka theksuar se asfaltimi i rrugës, pas 27 vitesh, përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj zone.

Sipas nënkryetarit Osmani, Rashani ka potencial të madh turistik, veçanërisht për shkak të trashëgimisë kulturore, ku veçohet Kalaja e Gjytetit.

Ai ka bërë të ditur se, krahas asfaltimit të rrugës, Komuna e Mitrovicës ka planifikuar edhe investime të tjera, të cilat synojnë ta zhvillojnë më tej këtë zonë dhe ta kthejnë Rashanin në një pikë të rëndësishme të atraksionit turistik.

Address

Sheshi "Agim Hajrizi"
Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Televizioni i Mitrovicës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Televizioni i Mitrovicës:

Shortcuts

Share