Mitropol

Mitropol Mitropol është portal profesional me qëllim informimin e saktë.

LDK mori vendim të përkrah propozimet për nënkreytarë, LVV pamundësoi votimin në pakoDeputetja e Lidhjes Demokratike të ...
11/09/2026

LDK mori vendim të përkrah propozimet për nënkreytarë, LVV pamundësoi votimin në pako

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partia e saj nuk e ka kontestuar vullnetin e deputetëve për të përkrahur apo jo kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga partitë opozitare.

Lushaku tha se LDK-ja beson se propozimi për nënkryetar i takon ekskluzivisht partisë politike, duke theksuar se ky parim është respektuar edhe në rastin e partive të tjera, transmeton Klankosova.

“Në emër të LDK-së ne nuk e kontestuam vullnetin e asnjë deputeti të Kuvendit të Kosovës, për të përkrahur apo mos të përkrahur një nënkryetar nga partitë opozitare. Por gjithsesi besojmë thellë se propozimi ynë për nënkryetar i takon ekskluzivisht partisë”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se në votimin individual për secilin kandidat për nënkryetar, LDK-ja ka vendosur t’i mbështesë propozimet e grupeve parlamentare, për sa kohë që kandidatët nuk kanë probleme me ligjin.

“Ne në votimin individual për secilin nënkryetar, morëm vendim që t’i përkrahim propozimet e GP-ve, të cilët janë propozime të partive politike dhe nuk kanë problem me ligjin”, tha Lushaku.

Duke folur për vazhdimin e seancës konstituive, deputetja e LDK-së tha se pret që pas konsultimeve dhe ndërprerjes së seancës, deputetët të rikthehen për të vazhduar procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Pres që pas konsultimeve dhe ndërprerjes, të kthehemi në seancë dhe ta vazhdojmë me konstituimin. Dua të them edhe një herë që nuk ka dyshim që konstituimi është tepër i rëndësishëm”, deklaroi ajo.

Lushaku theksoi se Kosova ndodhet në një periudhë të rëndësishme si data e 16 shtatorit, dhe se, pas një periudhe të gjatë pa funksionalizim të plotë institucional, institucionet duhet të kthehen sa më shpejt në funksion.

“Jemi në një periudhë shumë të rëndësishme historike dhe institucionet, pas një mungese kaq të gjatë, duhet të kthehen dhe të bëhen funksionale”, tha ajo.

Hamza: Prej sot PDK nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, lëndën do ta dërgojë në KushtetueseKreu i PDK-së, Bedri Hamza,...
11/09/2026

Hamza: Prej sot PDK nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, lëndën do ta dërgojë në Kushtetuese

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pas mosvotimit të Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, është deklaruar për media.

Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend të i dhurojë vendit institucione.

“Albin Kurti nuk e ka ndërmend vendit me i dhënë institucione”, u shpreh ai.

Pos tjerash, Hamza tha se prej sot, PDK nuk ka asnjë arsye të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

“Ne do ta referojmë dhe do ta dërgojmë lëndën në Kushtetuese”, shtoi ai.

Albulena Haxhiu ndërpret seancën, shteti në bllokadë e kaos - pasi votuan nënkryetarin e tyre, VV nuk pranon të votojë n...
11/09/2026

Albulena Haxhiu ndërpret seancën, shteti në bllokadë e kaos - pasi votuan nënkryetarin e tyre, VV nuk pranon të votojë nënkryetarët e propozuar nga PDK dhe LDK

VV nuk e mbanë fjalën, nuk ia votoi Vlora Çitakun nënkryetare, PDK lëshon sallën
11/09/2026

VV nuk e mbanë fjalën, nuk ia votoi Vlora Çitakun nënkryetare, PDK lëshon sallën

Kuvendi vendos: Nënkryetarët do të votohen veç e veçKuvendi i Kosovës ka votuar që kandidatët për nënkryetarë të Kuvendi...
11/09/2026

Kuvendi vendos: Nënkryetarët do të votohen veç e veç

Kuvendi i Kosovës ka votuar që kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit të votohen veç e veç.

Për këtë propozim votuan pro 71 deputetë, 10 ishin kundër, ndërsa 1 deputet abstenoi.

Gruda: Nëse LVV do të ndërrojë mënyrën e votimit vetëm për të bllokuar, nuk lejojmëPas konsultimeve me shefat e GP të pa...
11/09/2026

Gruda: Nëse LVV do të ndërrojë mënyrën e votimit vetëm për të bllokuar, nuk lejojmë

Pas konsultimeve me shefat e GP të partive politike, nuk ka pasur konsensus për mënyrën e votimit.

Përparim Gruda nga PDK pasi ka marrë fjalën, ka thënë se sipas aktgjykimit të fundit, për votim të nënkryetarëve duhet të ndiqet praktika e votimit në grup.

Ai ka thënë se nëse LVV dëshiron ta ndërrojë mënyrën e votimit vetëm për të bllokuar, atëherë PDK nuk përkrah.

“Aktgjykimi thotë që duhet respektohet praktika e deritanishme parlamentare. Praktika ka qenë votimi në grup. VV ka kërkuar që të votohet në pako. Tash po doni me e ndërru prapë, për me e ndrru kërkohet konsensus. Nëse doni me e përdor si mjet bllokade ndërrimin e procedurës, nuk ju lejojmë”, ka thënë Gruda.

Dr. Fatbardh Rexha e Dr. Fatmir Ujkani heqin tumorin rektal me aparaturë moderne për herë të parë në Spitalin e Mitrovic...
11/09/2026

Dr. Fatbardh Rexha e Dr. Fatmir Ujkani heqin tumorin rektal me aparaturë moderne për herë të parë në Spitalin e Mitrovicës

Një arritje e rëndësishme mjekësore është shënuar në Spitalin e Mitrovicës, ku për herë të parë u realizua me sukses reseksioni endoskopik (heqja me aparaturë optike) i një tumori në rektum (pjesën e fundit të zorrës së trashë) Adenoma recti (tumor i rektumit), e konfirmuar me ekzaminim histopatologjik (mikroskopik të indeve).

​Kjo ndërhyrje e ndërlikuar u bë e mundur falë pajisjes më bashkëkohore, thikës bipolare (bipolar knife), thikë kirurgjike elektrike me dy pole, me të cilën Spitali i Mitrovicës është furnizuar së fundmi.

Ekipi mjekësor përbëhej nga: Dr. Fatbardh Rexha, specialist i Kirurgjisë, Dr. Fatmir Ujkani, specialist i Anesteziologjisë, Petrit Broja, teknik i Anestezionit dhe Shqipe Bajraktari, Infermiere/instrumentare.

Pacienti ishte paraqitur me shqetësime për dhimbje mezo-abdominale (dhimbje në pjesën e mesme të barkut) dhe vështirësi gjatë defekimit (jashtëqitjes).

Përmes kësaj teknologjie të re dhe minimale invazive (pa prerje të mëdha), u realizua heqja e plotë e masës tumorale pa pasur nevojë për kirurgji të hapur, duke garantuar precizion të lartë, siguri maksimale dhe rikuperim të shpejtë për pacientin.

1 minutë heshtje për viktimat e 11 Shtatorit në Amerikë, në këmbë edhe serbët, nis seanca për konstituimin e Kuvendit 👇
11/09/2026

1 minutë heshtje për viktimat e 11 Shtatorit në Amerikë, në këmbë edhe serbët, nis seanca për konstituimin e Kuvendit 👇

Ish-kryetarët e Mitrovicës sillen me respekt me njëri-tjetrin 👋🏻
11/09/2026

Ish-kryetarët e Mitrovicës sillen me respekt me njëri-tjetrin 👋🏻

LAJM I MIRË: Fenix Market po forcohet, hap pikën e dytë në Mitrovicë 📍Fenix Market ka zgjeruar prezencën e tij në Mitrov...
11/09/2026

LAJM I MIRË: Fenix Market po forcohet, hap pikën e dytë në Mitrovicë 📍

Fenix Market ka zgjeruar prezencën e tij në Mitrovicë, duke hapur pikën e dytë të marketit në qytet.

Lokacioni i ri ndodhet në rrugën “Mbretëresha Teutë”, afër Gjelltores “Trepça”, duke u sjellë banorëve të kësaj pjese të qytetit një mundësi të re për furnizim me produkte të ndryshme.

Sipas njoftimit të Fenix Market, pika e re ofron një gamë të gjerë produktesh, oferta dhe çmime konkurruese, me synimin për t’iu afruar edhe më shumë konsumatorëve.

Hapja e pikës së dytë shënon një tjetër hap në zgjerimin e Fenix Market në Mitrovicë, ndërsa marketi ka ftuar qytetarët ta vizitojnë lokacionin e ri.

Fenix Market – gjithmonë më afër jush.

Address

Rruga "Agim Hajrizi"
Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mitropol posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Mitropol:

Shortcuts

Share