Shprehu 02

Shprehu 02 Ky portal mirëmbahet nga kompania "Shprehu 02".

Riprodhimi, shpërndarja apo përdorimi i përmbajtjes (materialeve) pa leje paraprake është i ndaluar, përveç rasteve kur lejohet shprehimisht me ligj.

Mitrovicë❤️
30/05/2026

Mitrovicë❤️

Sjellje shembull nga një e mitur e cila gjen kuletën me para dhe e dorëzon në policiMitrovicë, 29 maj 2026Më 29.05.2026,...
30/05/2026

Sjellje shembull nga një e mitur e cila gjen kuletën me para dhe e dorëzon në polici

Mitrovicë, 29 maj 2026

Më 29.05.2026, rreth orës 19:00, në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu, një qytetare e mitur ka dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën ,,Lah Nimani" në Mitrovicë, e në të cilën gjendeshin dokumente personale dhe një shumë prej 2000 eurosh.

Zyrtarët policorë, bazuar në dokumentacionin e gjetur në kuletë, kanë identifikuar pronarin, ndërsa pas procedurave të nevojshme të verifikimit, kuleta dhe të hollat i janë kthyer atij.

Pronari i kuletës ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj vajzës për veprimin e ndershëm si dhe ndaj zyrtarëve policorë për angazhimin e treguar.

Policia e Kosovës e vlerëson lart këtë gjest qytetar dhe falënderon të miturën për ndershmërinë dhe përgjegjësinë e treguar.

Veprime të tilla përbëjnë shembuj pozitivë për shoqërinë dhe kontribuojnë në forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës.

30/05/2026

Pamje tek Liqeni Akumulues!

30/05/2026

Rritet zëmërimi i qytetarëve ndaj gardhrrethuesve dhe lejedhënësve në Vlorë!🇦🇱

Cfare po ndodh në tokën tonë Shqiptare 🇦🇱!?Komenti juaj për zhvillimet e fundit në Vlorë 👇
30/05/2026

Cfare po ndodh në tokën tonë Shqiptare 🇦🇱!?

Komenti juaj për zhvillimet e fundit në Vlorë 👇

30/05/2026

🚨 Tym i dendur i zi dhe flake te medha jane verejtur prane magjistrales ne afersi te Shupkovcit. Zjarri ka perfshire nje siperfaqe te konsiderueshme dhe mund te shihet nga larg.

📍 Kujdes i shtuar per drejtuesit e automjeteve qe qarkullojne ne kete zone.

Mungesë e ndriçimit gjatë mbrëmjes te Liqeni Akumulues i Ibrit. Ndriçimi publik nuk është funksional, duke vështirësuar ...
29/05/2026

Mungesë e ndriçimit gjatë mbrëmjes te Liqeni Akumulues i Ibrit. Ndriçimi publik nuk është funksional, duke vështirësuar lëvizjen dhe qëndrimin e qytetarëve në këtë zonë.

29/05/2026

A duhet të mirren masa urgjente për trajtimin e qenve endacak në Mitrovicë🐕👇

🔴Lajm i mirë: Faton Peci:5 milionë euro investime për ndërtimin e dy shkollave moderne në Mitrovicë✍️Sot, me ministrin e...
29/05/2026

🔴Lajm i mirë: Faton Peci:5 milionë euro investime për ndërtimin e dy shkollave moderne në Mitrovicë

✍️Sot, me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, nënshkruam Memorandum Mirëkuptimi për ndërtimin e Gjimnazit “Frang Bardhi” dhe Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko”.

Për shumë vite, mësimi zhvillohej në objekte të stërvjetruara që nuk plotësonin as kushtet minimale për zhvillimin e procesit mësimor.

Falënderoj ministrin Çeku për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Kënaqësi të ndërtohet shkolla në bankat e se cilës ke kaluar kohën më të vlefshme te jetës.

✅Krijimi i hapësirave moderne për nxënësit dhe mësimdhënësit dhe trajtimi dinjitoz i tyre, rrit cilësinë në arsim.

Njoftim Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 31 maj deri më 05 qershor 2026 ,Forca e Sigurisë...
29/05/2026

Njoftim

Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 31 maj deri më 05 qershor 2026 ,Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoi ushtrimin fushorë validues '' Ujku i Pamposhtur 01''
Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët.

Address

Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shprehu 02 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share