Zëri i Popullit

Zëri i Popullit Këtu flet Zëri i Popullit! Ne jemi syri, veshi dhe zemra e qytetarëve – aty ku fjala e lirë dhe e vërteta gjejnë vend.

Postojmë shpejt, saktë dhe pa kompromis.
👉 Lajmi i vërtetë, për njerëzit e vërtetë

Aksident në Vragoli: Kamioni godet katër automjete, tre të lënduar – dy prej tyre rëndëDy persona kanë mbetur të lënduar...
08/09/2025

Aksident në Vragoli: Kamioni godet katër automjete, tre të lënduar – dy prej tyre rëndë

Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës, një kamion ka humbur kontrollin, ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka goditur katër vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi për Zërin e Popullit se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

“Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e sidomos tek shoferët, që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë që të shmangen aksidente të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, ka deklaruar Hoxha.

Address

Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zëri i Popullit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share