Qyteti i Mitrovicës

Qyteti i Mitrovicës Qëllimi i portalit tonë është informimi i saktë dhe promovimi i Mitrovicës përmes fotografive e videove.
(245)

Gjenerata më e artë e Kosovës 🇦🇱🇽🇰 — burra që e bartën mbi supe një kohë të vështirë dhe qëndruan në këmbë për tokën e t...
08/09/2026

Gjenerata më e artë e Kosovës 🇦🇱🇽🇰 — burra që e bartën mbi supe një kohë të vështirë dhe qëndruan në këmbë për tokën e tyre.

Një fotografi, një brez, një histori që nuk harrohet.

Gjest i mirë 😍! Ish-ushtari i UÇK-së, pas ardhjes në Mitrovicë, doli vullnetarisht dhe pastroi një nga rrugët e qytetit....
08/09/2026

Gjest i mirë 😍!

Ish-ushtari i UÇK-së, pas ardhjes në Mitrovicë, doli vullnetarisht dhe pastroi një nga rrugët e qytetit.

Një veprim i thjeshtë, por me shumë vlerë për qytetin. Shembull se secili prej nesh mund të kontribuojë për një qytet më të pastër. 👏

Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtareAktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçi...
08/09/2026

Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare

Aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mund të ketë peshë përtej fatit juridik të katër të akuzuarve.

Mark Ellis, njohës i çështjeve ligjore, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai mund të ndihmojë në përcaktimin e kufijve të ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe përgjegjësisë komanduese kur bëhet fjalë për udhëheqës të lartë.

Në qendër do të jetë çështja nëse ka ekzistuar një qëllim i përbashkët kriminal dhe nëse secili prej të akuzuarve kishte kontroll efektiv dhe dijeni për krimet e kryera nga vartësit.

Për Ellisin, drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, rëndësia e vendimit nuk qëndron vetëm te përfundimi i tij, por edhe te mënyra se si do të arsyetohet, si dhe te gjurmët që mund t’i lërë në të drejtën penale ndërkombëtare dhe në të kuptuarit e luftës në Kosovë.

Për çfarë akuzohen Thaçi dhe të tjerët?

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – të gjithë figura të larta të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999 – ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur u bë publike aktakuza kundër tyre.

Ajo përfshin gjashtë pika për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë, si dhe katër pika për krime lufte: arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

Në atë dosje, katërshja përshkruhet si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit përmes frikësimit, keqtrajtimit dhe largimit të kundërshtarëve.

Viktimat e tyre, sipas aktakuzës, përfshinin serbë, romë dhe shqiptarë që nuk mbështesnin UÇK-në.

Së paku 102 persona dyshohet se u vranë, ndërsa më shumë se 20 mbeten të zhdukur.

Prokuroria pretendon gjithashtu se të akuzuarit, për shkak të pozitave të tyre drejtuese, mbajnë përgjegjësi edhe për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Të katër të akuzuait janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Aktgjykimi do të shpallet më 16 shtator 2026.

Në qendër, ndërmarrja e përbashkët kriminale

Radio Evropa e Lirë: Pas më shumë se tre vjetësh gjykim, cilat i shihni si çështjet kryesore ligjore që gjyqtarët duhet t’i zgjidhin në rastin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit?

Mark Ellis: Në përgjithësi, mendoj se ky është një rast jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe çështjet ligjore janë vërtet interesante.

Mendoj se, para së gjithash, njerëzit do të përqendrohen te pyetja nëse ka ekzistuar fare një ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe, nëse po, cili ka qenë fushëveprimi i saj.

Ky është fokusi kryesor.

Siç e dimë, aktakuza thotë se të katër të akuzuarit e kanë ndarë këtë qëllim të përbashkët. Kështu që, detyra e parë, mendoj unë, do të jetë të vendoset nëse ky qëllim i përbashkët është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm dhe, pastaj, natyrisht, të kalohet te vlerësimi i pjesëmarrjes së secilit të pandehur në këtë plan të përbashkët.

Sepse, siç e dimë, katër të pandehurit kanë pasur funksione të ndryshme dhe, prandaj, mendoj se do të duhet të vlerësohet kontributi i secilit prej tyre.

Pra, duhet t’i ndash deri diku këto çështje, edhe pse të katër individët i shqyrton brenda konceptit të ndërmarrjes së përbashkët kriminale.

Çështja tjetër që gjithmonë më ka interesuar dhe që mendoj se do të jetë interesante këtu, është përgjegjësia komanduese.

Ajo, siç e dimë, është ngritur paralelisht me akuzat për ndërmarrjen e përbashkët kriminale.

Këtu flasim për një koncept që ekziston prej një kohe mjaft të gjatë. Ai ishte pjesë e Statutit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por trupi gjykues do të duhet ta vlerësojë veçmas secilin të pandehur, nëse ka ekzistuar kjo marrëdhënie epror-vartës dhe nëse i pandehuri ka pasur kontroll efektiv.

Kjo është vërtet thelbësore këtu.

Pastaj, duhet të përcaktohet nëse të pandehurit e dinin ose kishin arsye ta dinin se krimet po kryheshin dhe nuk bënë asgjë për t’i ndaluar ato. Ky është një test ligjor i veçantë nga akuzat për ndërmarrjen e përbashkët kriminale.

Pra, këto janë çështjet që më intrigojnë në këtë rast dhe që mendoj se janë thelbësore për të.

Në fokus edhe kontrolli dhe hierarkia në UÇK

Radio Evropa e Lirë: Sa vendimtare është për aktgjykimin përplasja mes pretendimit të Prokurorisë se krimet ishin pjesë e një fushate të koordinuar dhe argumentit të mbrojtjes se UÇK-ja ishte e fragmentuar dhe se katër të akuzuarit nuk kishin kontroll efektiv në terren?

Mark Ellis: Është jashtëzakonisht e rëndësishme. Mendoj se kjo është njëra prej një apo dy çështjeve faktike më vendimtare që do të trajtohen në aktgjykim, sepse prek si akuzën për përgjegjësi komanduese, ashtu edhe teorinë e Prokurorisë për ndërmarrjen e përbashkët kriminale.

Prokuroria ka argumentuar se të katërtit ushtronin një lloj autoriteti të përgjithshëm mbi këtë lëvizje dhe mbi veprimet që ndodhën, përfshirë – nëse më kujtohet saktë – edhe mbi rrjetin e qendrave të ndalimit ku, natyrisht, pretendohet se janë kryer krime.

Prokuroria do të thotë: “Ne mund ta provojmë këtë përmes komunikimeve të UÇK-së, komunikimeve të brendshme”.

Por, siç e thatë edhe ju, mbrojtja argumenton se, në fakt, e gjithë kjo strukturë ishte e organizuar shumë lirshëm. Nuk kishte hierarki. Autoriteti operacional për të cilin është diskutuar në këtë rast, sipas këtij argumenti, u takonte komandantëve ushtarakë dhe jo udhëheqjes politike dhe të inteligjencës që tani është në gjykim.

Prandaj, vendimi do të duhej ta trajtonte këtë çështje. Këto janë pika vërtet kritike.

Radio Evropa e Lirë: Por, sa e vështirë është, sipas së drejtës penale ndërkombëtare, të kalohet nga vërtetimi se krimet kanë ndodhur te vërtetimi se udhëheqës të lartë politikë ose ushtarakë janë individualisht përgjegjës për to? Cilat prova zakonisht e krijojnë këtë lidhje?

Mark Ellis: Lidhja ka të bëjë me aftësinë për të treguar se të pandehurit, në fakt, ishin në pozitë autoriteti. Se kishin kontroll efektiv. Se kishin kontroll mbi atë që po ndodhte. Se e dinin se çfarë po bënin vartësit dhe nuk bënë asgjë për t’i ndaluar. Të gjitha këto shërbejnë për ta ndërtuar rastin.

Prokuroria ka qenë në gjendje t’i përdorë komunikimet e brendshme që ka arritur t’i fusë në dosjen gjyqësore dhe kjo është ajo që bëhet: ndërtohet një strukturë provash.

Ju pyetët më herët nëse kjo është një pjesë kritike e rastit. Dhe është. Sepse, si mbrojtja, ashtu edhe Prokuroria kanë shpenzuar shumë kohë duke u përqendruar në përpjekjet për t’i hedhur poshtë argumentet e njëra-tjetrës.

Pra, në thelb, bëhet fjalë për ndërtimin e rastit përmes provave.

Radio Evropa e Lirë: Por, nëse gjyqtarët arrijnë në përfundimin se krimet janë kryer, por nuk binden se Prokuroria e ka provuar përtej dyshimit të arsyeshëm lidhjen e të pandehurve me to, çfarë do të nënkuptonte kjo për teorinë më të gjerë të Prokurorisë për rastin?

Mark Ellis: Siç e thashë në fillim, këtu kemi dy linja paralele: njëra lidhet me përgjegjësinë komanduese, ndërsa tjetra me ndërmarrjen e përbashkët kriminale.

Pra, teoria e ndërmarrjes së përbashkët kriminale mund të qëndrojë edhe pa u provuar se secili prej të pandehurve ka urdhëruar ose kryer personalisht një veprim të caktuar të paligjshëm apo keqtrajtim.

Ajo shërben si teori që i lidh të katër të pandehurit me krimet e pretenduara, ndërsa përgjegjësia individuale komanduese shqyrtohet veçmas.

Mendoj se ndërmarrja e përbashkët kriminale është ndoshta pjesa më kritike e rastit.

Ju pyetët më herët se sa qendrore është kjo teori e Prokurorisë dhe çfarë do të ndodhte nëse gjyqtarët do ta hidhnin poshtë. Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, sepse nëse gjyqtarët e hedhin poshtë ose e kufizojnë ndjeshëm ndërmarrjen e përbashkët kriminale, atëherë duhet të mbështeten te përgjegjësia individuale, përfshirë përgjegjësinë komanduese, e cila duhet të lidhet konkretisht me secilin të pandehur dhe jo me një qëllim më të gjerë të përbashkët.

Kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet. Por, atëherë lind pyetja tjetër: çfarë ndodh nëse nuk mund të provohet se një i pandehur kishte kontroll efektiv? Nëse nuk provohet as kjo, atëherë rasti fillon të dobësohet.

Pra, gjyqtarët mund ta hedhin poshtë ose ta kufizojnë ndjeshëm teorinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe, megjithatë, të konstatojnë përgjegjësi individuale, veçanërisht mbi bazën e përgjegjësisë komanduese.

Kjo është arsyeja pse kjo çështje është kaq e rëndësishme për aktgjykimin.

Në anën tjetër, nëse gjyqtarët e pranojnë teorinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale kryesisht ashtu siç është paraqitur në aktakuzë, përfshirë format e saj të zgjeruara, kjo do të kishte rëndësi të madhe. Do të përforconte zbatueshmërinë e kësaj doktrine në tribunalet ndërkombëtare, sepse ndërmarrja e përbashkët kriminale ka qenë një koncept i debatueshëm, veçanërisht forma e tretë e saj [që ka të bëjë me pasojat e parashikueshme].

Kjo formë është përballur me shqyrtim dhe kritika gjithnjë e më të mëdha në qarqet e së drejtës penale ndërkombëtare. Prandaj, nëse gjyqtarët e mbështesin atë, kjo do t’i jepte peshë më të madhe këtij koncepti.

Për këtë arsye, rëndësia e aktgjykimit shkon përtej Kosovës. Qoftë nëse gjyqtarët e hedhin poshtë ndërmarrjen e përbashkët kriminale, e kufizojnë zbatimin e saj apo e pranojnë atë, vendimi do të ketë rëndësi edhe për rastet e ardhshme dhe për gjykatat që mund ta përdorin këtë koncept.

Një aktgjykim me peshë përtej Kosovës

Radio Evropa e Lirë: Ky është rasti më i rëndësishëm që Dhomat e Specializuara të Kosovës do të vendosin ndonjëherë. A do të jetë – më 16 shtator – në lojë edhe vetë besueshmëria e Gjykatës?

Mark Ellis: Unë asnjëherë nuk kam qenë prej atyre që e lidhin besueshmërinë e një gjykate me vendimin që ajo merr. Gjithmonë kam qenë i rezervuar ndaj një qasjeje të tillë.

Ajo që shikoj unë, është se sa mirë është arsyetuar aktgjykimi, sa kontrovers ka qenë vendimi dhe cilat kanë qenë argumentet mbi të cilat është mbështetur.

Deri më tani, vetë rasti ka qenë i shoqëruar me kundërthënie. Por, për shembull, nëse akuzat nuk do të vërtetoheshin, unë nuk do të thosha menjëherë se po vihet në dyshim e gjithë besueshmëria e procesit apo e Gjykatës. Unë nuk e shoh kështu.

Duhet parë me shumë kujdes se cili ka qenë vendimi dhe si është arsyetuar ai.

Sepse, çfarëdo që të ndodhë, mendoj se ky aktgjykim do të ketë ndikim të thellë në rastet e ardhshme dhe në zhvillimin e së drejtës penale ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë: A mund të bëhet ky aktgjykim precedent për mënyrën se si gjykatat ndërkombëtare e vlerësojnë përgjegjësinë?

Mark Ellis: Mendoj se do të bëhet precedent. Mendoj se do t’i shtohet jurisprudencës ekzistuese, pavarësisht se cili do të jetë vendimi.

Kështu funksionon e drejta ndërkombëtare. Ajo vazhdon të ndërtohet mbi vetveten dhe rastet; vendimet në këto raste përcaktojnë dhe ripërcaktojnë elemente të teorisë juridike.

Radio Evropa e Lirë: Cilido qoftë aktgjykimi, ai do të bëhet pjesë e debatit për mënyrën se si kujtohet lufta e Kosovës. Si duhet një gjykatë ta bëjë dallimin mes gjykimit të përgjegjësisë penale të katër individëve dhe dhënies së një gjykimi për UÇK-në apo për legjitimitetin e vetë luftës së Kosovës?

Laborator për kultivim të narkotikëve? Detaje nga zbulimi i çuditshëm në ObiliqKryetari i Obiliqit, Halil Thaçi është de...
08/09/2026

Laborator për kultivim të narkotikëve? Detaje nga zbulimi i çuditshëm në Obiliq

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi është deklaruar rreth gjërave të pazkaonta që janë gjetur në bodrumin e ish-Shkollës Teknike.

Ai, ka folur edhe rreth pretendimeve për varrezë masive duke thënë se në atë vend u tentua kultivimi i narkotikëve.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai.

Thaçi, ka shtuar se gjatë ditës së djeshme janë parë gjëra të dyshimta dhe se menjëherë është njoftuar Policia.

“Para dy muajve ne kemi hasur në një ambulancë të fshehur nga strukturat paralele serbe, për të cilën ne kemi njoftuar edhe policinë edhe prokurorin e shtetit. Dhe natyrisht që dje kemi hasur në disa gjëra sende shumë të dyshimta për ne, që punëtorët tanë të ndërmarrjes NPL Kastrioti nuk kanë mundur të vazhdojnë punën pa e njoftuar policinë që të merret me këto gjëra”, ka thënë ai.

Kryetari ka falenderuar emdiat për interesimin, duke shtuar se këtë shkollë do ta kthejnë në funksionin që e kishte dikur, pra në shkollën teknike

“Fillimisht, faleminderit për interesimin e juaj këtu në komunën e Obiliqit. Gjendemi këtu në ish-shkollën teknike që deri në vitin 1990 nxënësit tanë kanë mbajtur mësim në këtë objekt. Nga viti 1990, kur masat e dhunshme të shtetit kriminal serb na i kanë dëbuar nxënësit nga shkolla, kjo shkollë ka qenë thuajse e përdorur e keqpërdorur prej individëve të ndryshëm. Ne me ardhjen në qeverisje i kemi premtuar edhe qytetarëve publikisht se këtë shkollë do ta kthejmë në funksionin që e kishte dikur, pra në shkollën teknike. Dhe ne që nga janari kemi filluar procedurat dhe tashmë kemi ardhur në atë pikë që kemi filluar ta pastrojmë shkollën”, ka thënë ndër të tjera ai.

Rreth 40% e lindjeve në Kosovë me operacion, ja çfarë tregojnë statistikatGjatë vitit 2025, në spitalet publike të Kosov...
08/09/2026

Rreth 40% e lindjeve në Kosovë me operacion, ja çfarë tregojnë statistikat

Gjatë vitit 2025, në spitalet publike të Kosovës janë regjistruar gjithsej 16,923 lindje, nga të cilat 6,789 janë kryer me prerje cezariane

Kjo do të thotë se rreth 40.1% e lindjeve kanë përfunduar me operacion, ndërsa rreth 59.9% kanë qenë lindje normale.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri më i madh i lindjeve është regjistruar në QKUK, me 7,458 fëmijë të lindur dhe 3,074 lindje me operim. Pas saj renditet Spitali i Prizrenit, me 2,398 lindje dhe 975 me prerje cezariane. Në total, gjatë vitit 2025, në spitalet publike të Kosovës kanë ardhur në jetë 17,015 fëmijë.

Shifra që bie më së shumti në sy është ajo e lindjeve me prerje cezariane, ku pothuajse 4 në çdo 10 lindje janë kryer me operacion

“Pamjet ishin tronditëse” – BE shqyrton hapa të mëtejshëm ndaj Serbisë pas varrimit të MlladiqitPas reagimeve të shumta ...
08/09/2026

“Pamjet ishin tronditëse” – BE shqyrton hapa të mëtejshëm ndaj Serbisë pas varrimit të Mlladiqit

Pas reagimeve të shumta lidhur me deklaratën se varrimi i Ratko Mlladiqit nuk ishte ngjarje shtetërore, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po shqyrton mundësitë për hapat e mëtejshëm që mund të ndërmerren ndaj Serbisë

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Serbia mund të përballet me pasoja për mënyrën se si u zhvillua varrimi i ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, Pinho i cilësoi pamjet nga ceremonia si “tronditëse”.

Ajo tha se niveli i mbështetjes zyrtare, përfshirë pjesëmarrjen e ministrave dhe ushtrisë, tregon dështimin për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë së afërt evropiane dhe bie ndesh me vlerat e Bashkimit Evropian.

“Sa i përket pyetjes suaj për hapat e ardhshëm, ne po shqyrtojmë mundësitë”, deklaroi Pinho.

Pinho shtoi se nuk ishte e informuar për ndonjë kontakt zyrtar të liderëve kroatë me Komisionin Evropian lidhur me këtë çështje. Megjithatë, ajo theksoi se institucionet evropiane nuk kanë pritur për reagime të tjera për të shprehur qëndrimin e tyre ndaj mënyrës së varrimit të Mlladiqit.

Ajo rikujtoi se BE-ja ka bërë tashmë të qartë se “çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE apo në shtetet kandidate për anëtarësim”.

E pyetur edhe për vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Ballkanin Perëndimor, Pinho tha se planet për vizitën janë ende në përgatitje. Ajo shtoi se aktualisht nuk ka informacion nëse Serbia do të jetë pjesë e agjendës së kësaj vizite.

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit, spektakle morbideKryemini...
08/09/2026

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit, spektakle morbide

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me nderimet e bëra në Serbi për Ratko Mlladiqin, duke thënë se shteti serb nga varrimi i priftit serb Nikolaj Velimiroviq në maj 1991 e deri te varrimi i Ratko Mlladiqit në shtator 2026, organizon spektakle morbide për gjakderdhje të ardhshme.

Kryeministri në detyrë i vendit, ka shtuar edhe se me shërbimin e përlotur fetar të djeshëm të Patriarkut Porfirije te kufoma e Ratko Mlladiqit, Serbia po konfirmohet si teokraci militariste ku politikanët e tyre ftohen për tifozeri klubesh të ndryshme të ligës së njëjtë.

“Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit’’, ka shkruar Kurti mes tjerash.

Postimi:

Pardje e kemi shënuar 27 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Të shtunën e kemi shënuar 29 vjetorin e shkuarjes në amshim të Nënë Terezës dhe 10 vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku. Ndërsa dje, e kemi shënuar ditën e Kushtetutës së Republikës së Parë të Kosovës nga viti 1990, apo siç njihet në mënyrë të popullarizuar, të Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës ku u vranë 8.372 boshnjakë, kryesisht burra e djem, në korrik të vitit 1995.

Gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dëshmuar nga varrezat masive, identifikimet forenzike të mijëra viktimave, dëshmitë e të mbijetuarve dhe dokumentimi i hollësishëm i operacionit të vrasjes dhe fshehjes së trupave, jo interpretim historik apo akuzë politike. Burrat dhe djemtë boshnjakë u ndanë nga familjet, u ekzekutuan sistematikisht dhe u hodhën në varreza masive; pastaj shumë prej trupave të tyre u zhvarrosën e u shpërndanë në varreza dytësore e tretësore për t’i fshehur gjurmët e krimit. Ratko Mlladiq ishte komandanti i kësaj makinerie, jo dëshmitari i saj.

Sllobodan Millosheviq është quajtur me të drejtë kasap i Ballkanit dhe ky kasap ka pasur shumë thika, por Ratko Mlladiq ishte sëpata e tij kryesore, të cilin e glorifikojnë tash Beogradi zyrtar.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi më 2007 se Serbia kishte shkelur detyrimin e saj sipas Konventës së Gjenocidit për ta parandaluar gjenocidin në Srebrenicë dhe se, duke mos e transferuar atëherë Mlladiqin për gjykim, kishte dështuar të bashkëpunonte plotësisht me Tribunalin. Shteti që për vite nuk e dorëzoi te drejtësia, dje e solli kufomën e tij me aeroplan qeveritar, e mbështolli me flamur dhe e përcolli me ushtri, ministra, klerikë të lartë e orkestër. Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore.

Nga varrimi i priftit serb Nikolaj Velimiroviq në maj 1991 e deri te varrimi i Ratko Mlladiqit në shtator 2026, Serbia organizon spektakle morbide për gjakderdhje të ardhshme.

Me shërbimin e përlotur fetar të djeshëm të Patriarkut Porfirije te kufoma e Ratko Mlladiqit, Serbia po konfirmohet si teokraci militariste ku politikanët e tyre ftohen për tifozeri klubesh të ndryshme të ligës së njëjtë.

Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit.

Behrami: Policia e okupuar nga Sfeçla s’po lejon të parkohemi te Kuvendi, kishin sjellë edhe makineri për të penguar fut...
08/09/2026

Behrami: Policia e okupuar nga Sfeçla s’po lejon të parkohemi te Kuvendi, kishin sjellë edhe makineri për të penguar futjen e vezëve

Deputeti i PDK’së, Artan Behrami, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar ka njoftuar se Policai ka marrë vendim që të mos lejojë asnjë deputet të parkojë para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Behramit, një vendim i tillë po merret një ditë para seancës. Deputeti Behrami thotë se janë sjellë edhe “makina të rënda për të penguar hyrjen e vezëve dhe domateve në Kuvend”.

Reagimi i plotë:

Policia e okupuar nga Sfeqla p***a marrë vendim që sot të mos lejojë asnjë deputet të parkojë në parkingjet zyrtare para Kuvendit dhe Presidencës.

Vetëm një ditë pasi e kanë thirrur seancën! Niva që kishin me sjellë makineri të rënda për ta penguar hyrjen e vezëve dhe domateve në Kuvend. 🤣

Paranojaka bre.

“Liria ka Emër” zhvillon aksion para EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet Zyra e Dhomave të SpecializuaraTetë ditë para shp...
08/09/2026

“Liria ka Emër” zhvillon aksion para EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet Zyra e Dhomave të Specializuara

Tetë ditë para shpalljes së aktgjykimit për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë, aktivistë të organizatës “Liria ka Emër” kanë zhvilluar një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.

“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”, thuhej në banerin me figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në këtë aktivitet, vajza e dëshmorit Fatmir Fazliu dhe mbesa e dëshmorit Ali Haliti, Flaka Fazliu, dhe aktiviste e organizatës “Liria ka Emër”, ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Ata nuk luftuan për privilegje, pushtete dhe as për hakmarrje, por luftuan për liri. Prandaj sot kam ardhur këtu me një mesazh që nuk mund të relativizohet dhe as të anashkalohet: ne kërkojmë drejtësi”, tha ajo.

Fazliu theksoi se drejtësia nuk mund të shkëputet nga historia dhe se nuk duhet harruar se kush ishte agresori dhe kush viktima.

“Në emër të Kosovës: JU SHPALLENI TË PAFAJSHËM!”, tha ajo, duke iu referuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ajo shtoi se më 16 shtator nuk pritet vetëm një aktgjykim, por edhe një përgjigje nëse “do të triumfojë drejtësia apo padrejtësia do të marrë vulën e drejtësisë”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka informacion për vendimin që do të merret në Gjykatën Speciale.

Aktgjykimi për katërshen pritet të shpallet më 16 shtator, në seancë publike.

Në vitin 2025 janë mbajtur pesë protesta në mbështetje të UÇK-së, ndërsa dy të tjera janë organizuar gjatë këtij viti. Një protestë tjetër është paralajmëruar për 12 shtator në Prishtinë, me kërkesë për vendim lirues për katër ish-krerët e UÇK-së

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”Gjatë një kontrolli në një ...
08/09/2026

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Gjatë një kontrolli në një shtëpie dhe në një lokali pronë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe substanca narkotike.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:15 në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN Mitrovicë- Jug, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me asistim të njësive relevante policore, përfshirë NjRSh dhe njësinë K-9, ka realizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”. Në kuadër të këtij operacioni është realizuar kontrolli i një shtëpie dhe një lokali, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; një revole M57, kalibër 7.62 mm, së bashku me dy karikatorë; një pushkë gjuetie, kalibër 12 mm; nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm; dy fishekë të kalibrit 9×19 mm; katër fishekë për pushkë gjuetie, kalibër 12 mm; një peshore digjitale; 150 euro dhe 6,000 dinarë serbë; dy radiolidhje; si dhe një shufër metalike me mbishkrimin ‘POLIC’ ”.

Address

Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qyteti i Mitrovicës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Qyteti i Mitrovicës:

Shortcuts

Share