09/05/2026
KALIMI I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE APO I VIJËS KUFITARE
PKK Bërnjak 06.05.2026 – 16:00. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari shtetas i Serbisë pasi që dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht. Rasti është duke u hetuar.
KONTRABANDIM ME MALLRA
Fsh.Junake, Zubin Potok 07.05.2026-19:10. Nga njësitë policore është ndaluar automjeti me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari po transportonte mallra pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt , ndërsa malli i dorëzohet doganës.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Leshak, Leposaviq 07.05.2026 – 01:06. Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
MASHTRIM
Mitrovicë Veri 05.05.2026 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.