Zëri i Mitrovicës

  • Home
  • Zëri i Mitrovicës

Zëri i Mitrovicës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zëri i Mitrovicës, Media/News Company, Evelia Qelebija, .

18/09/2026

A është i moshës për me dal në protest, apo të dal më nalt me paraqitje në testin PISA?

Faton Peci shpërthen ndaj PDK-së: “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reagua...
18/09/2026

Faton Peci shpërthen ndaj PDK-së: “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar ashpër pas protestës së sotme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë, duke kritikuar qasjen e PDK-së dhe zhvillimet brenda saj.

Peci ka thënë se gjatë ditës PDK-ja flet për unitet dhe solidaritet, ndërsa sipas tij, gjatë mbrëmjes “fillojnë përçarjet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit”. Ai ka përmendur edhe deklaratat e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe djalit të Jakup Krasniqit për nevojën e tejkalimit të dallimeve, duke pretenduar se në anën tjetër vazhdojnë debatet se kush e ka votuar Gjykatën Speciale.

“Shih atëherë çfarë kulmesh të marrëzisë e mjerimit prodhohen nga ta, në këtë rast nga ky axhamiu i Kryetarit faktik të PDK-së, Sami Lushtakut”, ka shkruar Peci në profilin e tij në facebook.

Në fund, Peci ka dhënë një përgjigje në stilin e tij: “Për nga niveli i marrëzisë, nuk i plotëson kushtet as prej filloristi. Për nga niveli i poshtërsisë, do të thoja ndryshe: Shumë lart, Axhami!”

Në qendër të Mitrovicës së Jugut dyshohet për një incident të therjes me thikë. KALLXO.com mëson se kjo erdhi pas një rr...
18/09/2026

Në qendër të Mitrovicës së Jugut dyshohet për një incident të therjes me thikë. KALLXO.com mëson se kjo erdhi pas një rrahjeje.

Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com
18.09.2026

Faton Peci pas protestës: “Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës”Kryetari i Partisë Guxo dhe kryetari i Mitrovicës, Faton P...
18/09/2026

Faton Peci pas protestës: “Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës”

Kryetari i Partisë Guxo dhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë, ku ndër kërkesat e protestuesve ishte edhe shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se UÇK-ja “ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar”, ndërsa ka deklaruar se Partia Guxo e respekton të drejtën për protestë si pjesë të demokracisë. Megjithatë, ai ka kundërshtuar atë që e quan “stigmatizim, demonizim dhe linçim” të Donika Gërvallës.

Duke përmendur historinë e familjes Gërvalla dhe kontributin e saj në kauzën kombëtare, Peci ka bërë thirrje që të ndalen sulmet ndaj ministres. “Këtë nuk e harrojmë dhe këtë nuk GUXOjmë ta harrojmë!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, duke e përmbyllur reagimin me mesazhin: “Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!”

Pamje nga protesta e organizuar nga OVL UÇK kundër aktgjykimi dënues ndaj 4 ish krerëve të UÇK-sëFoto: Denis Sllovinja, ...
18/09/2026

Pamje nga protesta e organizuar nga OVL UÇK kundër aktgjykimi dënues ndaj 4 ish krerëve të UÇK-së

Foto: Denis Sllovinja, Kallxo.com | 18.09.2026
Sheshi "Skënderbeu", Prishtinë

17/09/2026

E teprojnë protestuesit, hypin mbi veturat në lëvizje🤔Kjo s'është protestë as zgjidhje❌

Ngjason më shumë si festë🤔

Komuna e Mitrovicës vazhdon me rregullimin e ndriçimit publikNë kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastruk...
17/09/2026

Komuna e Mitrovicës vazhdon me rregullimin e ndriçimit publik

Në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë është rregulluar tërësisht ndriçimi publik në rrugën “Mbretëresha Teutë”, duke përfshirë ndërrimin e shtyllave të dëmtuara, si dhe riparimet e tjera që kanë të bëjnë me ndriçimin publik.

Rregullimi i ndriçimit publik në rrjetin ekzistues dhe mirëmbajtja e tyre do të vazhdojë në gjithë Komunën e Mitrovicës, ka bërë të ditur drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja.

17/09/2026

🔴LAJMI I FUNDIT🔴

Qytetari i bëne horë Fatmir Sopin e Hysni Gucatin!

“A prej KMLDNJ-së jeni a?” // “A keni ardhë me ChatGPT me na lexu këtu a?”
Qytetari i pakënaqur i reagon Fatmir Sopit, i cili i paraqiti kërkesat e OVL UÇK-së pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Tension e përçarje mes protestuesve

Enis Osmani reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-sëNënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka reaguar pas ...
16/09/2026

Enis Osmani reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përmes të cilit ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burgim.

Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me luftën e UÇK-së, duke theksuar se ajo ishte luftë për liri dhe se do të mbetet e pastër në historinë shqiptare.

“Jo në emër të popullit shqiptar.

Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe do të mbetet përgjithmonë e pastër në historinë tonë”, ka shkruar Osmani në profilin e tij ne Facebook.

Address

Evelia Qelebija

40000

Telephone

+38344700704

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zëri i Mitrovicës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share