Veriu.info

Veriu.info Për marketing na kontaktoni në: 049484890 Për marketing na kontaktoni në [email protected]

Lista Srpska takon diplomatin amerikan, ankohen se serbëve në Kosovë po u cenohen të drejtat
13/07/2025

Lista Srpska takon diplomatin amerikan, ankohen se serbëve në Kosovë po u cenohen të drejtat

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është udhëhequr nga Zlatan Elek, dhe ata deklaruan se patën një bisedë të hapur dhe konstruktive me Hanrahan. “Gjatë takimit, përfaqësuesit e L...

Krisja e parë mes koalicionit qeveritar gjerman, ja për çfarë po përplasen partia e Merz dhe ajo e Scholz
13/07/2025

Krisja e parë mes koalicionit qeveritar gjerman, ja për çfarë po përplasen partia e Merz dhe ajo e Scholz

Koalicioni qeverisës gjerman po përballet me krizën e parë serioze vetëm në dy muaj pas formimit të tij. Zgjedhja e një gjyqtareje supreme femër u bë një pikë polemike të premten midis grupeve parlamentare të Bashkimit Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe Partisë Socialdemokrate (SPD), gj....

Ymeri: Albin Kurti e ka ndërtuar Lëvizjen edhe brenda Lëvizje
13/07/2025

Ymeri: Albin Kurti e ka ndërtuar Lëvizjen edhe brenda Lëvizje

Analisti Visar Ymeri nxorri së fundi në emisionin “VV Show” me Vehbi Kajtazin disa strategji të komunikimit dhe organizimit që, sipas tij, janë përdorur nga Albin Kurti dhe një grup aktivistësh të afërt me të për të fuqizuar pozitat e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ymeri tha se...

Mitrovicasja Troja Muja i drejtohet me letër publike kryeministrit Kurti pas mospranimit në Fakultetin e Mjekësisë 👇Letr...
13/07/2025

Mitrovicasja Troja Muja i drejtohet me letër publike kryeministrit Kurti pas mospranimit në Fakultetin e Mjekësisë 👇

Letra e plotë:

🟦 Letër publike drejtuar Kryeministrit të Kosovës nga Troja Muja, nga një nxënëse që e la çdo gjë pas për ëndrrën që sot po i shuhet padrejtësisht

I nderuar Kryeministër, Albin Kurti

Po ju drejtohem me këtë letër jo si politikane, as si dikush që kërkon favore por si një vajzë që 12 vite i ka jetuar me përkushtim, sakrificë dhe dashuri për dijen. Jam Troja, nxënëse e shkëlqyer e Gjimnazit, me të gjitha notat 5, pa mungesa, pa përsëritje, pa asnjë lëshim. Asnjëherë nuk kam kërkuar rrugë të shkurtër. Kam zgjedhur të jem e ndershme edhe kur ishte më e vështira.

Kam shkuar në shkollë edhe kur kam qenë e sëmurë, vetëm që të mos ngec pas, që të mos më mungojë asnjë kapitull. Kam lënë anash çdo gjë që shumica e bashkëmoshatarëve e kishin përditshmëri: daljet, argëtimet, qetësinë. E gjithë përpjekja ime kishte një qëllim: të pranohem në Fakultetin e Mjekësisë.

Por sot, Kryeministër, unë nuk jam aty. Jam jashtë. Jo sepse nuk kam ditur, por sepse një sistem i padrejtë më la jashtë.

Në testin e arritshmërisë mora 64 pikë, ndërsa të tjerë, që për 12 vite nuk kanë ditur as të marrin notë kaluese pa ndihmë, dolën me 92 pikë. Pse? Sepse aty nuk fitoi dija por mundësia për të kopjuar lirshëm, pa kontroll, pa drejtësi. Ndërsa mua dhe të tjerëve si unë, na është bërë presion, na ka qëndruar komisioni mbi kokë, kemi qenë nën stres e ankth, nuk na është dhënë as hapësira e as frymëmarrja për të treguar veten.

Në testin e Fakultetit të Mjekësisë, unë kam plotësuar 80% të pyetjeve me dije, me punë, me sakrificë.

A nuk është kjo e mjaftueshme për të kuptuar se sistemi po i ndëshkon më të ndershmit?

Sot, shumë prej nesh po dorëzohemi, jo nga paaftësia, por nga zhgënjimi. Ëndrrat tona po shuhen para syve të prindërve tanë që kanë dhënë gjithçka për ne. Ju lutem, mos heshtni para kësaj padrejtësie.

Po ju drejtohem si Kryeministër por mbi të gjitha si prind. A do të heshtnit nëse vajza juaj do të sakrifikonte gjithçka, dhe në fund një sistem i padrejtë do ta linte jashtë?

Ju kërkoj drejtësi. Jo për mua si individ por për të gjithë ne që besuam se suksesi vjen nga përpjekja e ndershme.

Me respekt,
Troja Muja

Nxënëse e dalluar,
Aspirante për Mjekësi e padrejtësisht e përjashtuar nga e drejta për të ndjekur ëndrrën.

Të suspenduar, por policëve u paguhet rrezikshmëria
13/07/2025

Të suspenduar, por policëve u paguhet rrezikshmëria

65 zyrtarëve policorë u është paguar rrezikshmëria në punë, ndonëse ishin të suspenduar nga Policia e Kosovës.Këtë e zbuloi raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku thuhet se veç 50% të pagës bazë, të njëjtit kanë gëzuar edhe shtesa të tjera në vlerë prej 55 mijë e 500 e...

Dashuria për Kosovën – Weronika Kochan, polakja që adhuron UÇK-në
13/07/2025

Dashuria për Kosovën – Weronika Kochan, polakja që adhuron UÇK-në

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën. Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në Shqipëri, por që nga ajo kohë, interesimi i saj për Kosovën vetëm është thelluar. Mes shumë vlerave që, sipas saj, i...

Sh*tet hoteli “Relax”, i pozicionuar në një vendndodhje të shkëlqyer, pranë Hotelit Imperial në Ulqin. Plazhet më të afë...
13/07/2025

Sh*tet hoteli “Relax”, i pozicionuar në një vendndodhje të shkëlqyer, pranë Hotelit Imperial në Ulqin. Plazhet më të afërta janë Safari Beach, Perla Beach, MCM dhe të tjera të njohura 👇

Sh*tet hoteli “Relax”, i pozicionuar në një vendndodhje të shkëlqyer, pranë Hotelit Imperial në Ulqin. Plazhet më të afërta janë Safari Beach, Perla Beach, MCM dhe të tjera të njohura. Përshkrimi i pronës: • 18 apartamente • 19 ballkone • 2 depo për mirëmbajtje • Kuzhinë...

Raportohet se Presidenti i Iranit ishte lënduar gjatë sulmeve izraelite
13/07/2025

Raportohet se Presidenti i Iranit ishte lënduar gjatë sulmeve izraelite

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, raportohet se është lënduar lehtë gjatë një prej sulmeve të Izraelit në Iran muajin e kaluar. BBC, duke iu referuar agjencisë shtetërore të lajmeve Fars e Iranit, e afërt me Gardën Revolucionare, ka raportuar se më 16 qershor, gjashtë bomba kanë...

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital
13/07/2025

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Një incident është regjistruar këtë të diel në plazhin e Golemit, ku dy motorë uji janë përplasur me njëri-tjetrin. Aksidenti ka ndodhur rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë në det. Sipas policisë, një nga mjetet drejtohej nga 25-vjeçari S.D., banues në Çorovodë, ndërsa t...

Bajrami takon Zyrtarin e Lartë të DASh-it: LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit strategjik me ShBA-të
13/07/2025

Bajrami takon Zyrtarin e Lartë të DASh-it: LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit strategjik me ShBA-të

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, pati sot një takim me Brendan Hanrahan, Zyrtar të Lartë të Byrosë për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, në Ambasadën e Amerikës në Kosovë. Bajrami falënderoi Hanrahan për mbështetjen e vazh...

“Sot një vit”, Shtëpia e Bardhë kujton atentatin ndaj Trump me një citat të presidentit amerikan
13/07/2025

“Sot një vit”, Shtëpia e Bardhë kujton atentatin ndaj Trump me një citat të presidentit amerikan

Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara po bënte fushatë në Pensilvani. “Sot një vit – 13 korrik 2024. Butler, Pennsylvania”, shkroi Shtëpia e Bardhë në një postim në Facebook. Postimi përfshiu edhe një citat nga ...

Macron i bën thirrje BE-së të “mbrojë interesat evropiane” nga tarifat e Trump
13/07/2025

Macron i bën thirrje BE-së të “mbrojë interesat evropiane” nga tarifat e Trump

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar nga BE-ja që të “mbrojë interesat evropiane” pasi Donald Trump kërcënoi me imponimin e tarifave 30% për gati të gjitha importet nga BE-ja. Kjo ndodhi ndërsa BE-ja po përpiqej të de-përshkallëzonte tensionet pas lëvizjes direkte të Tr...

Address

Mitrovica

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Veriu.info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Veriu.info:

Share

Our Story

Faqja zyrtare në Facebook e portalit informativ www.veriu.info. Këtu mund t'i gjeni lajmet e fundit.