05/03/2025
Të dashur miqë,
Me kënaqësi ju ftojmë të bashkoheni me ne në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Pejë.
Lokacioni: Culture House/Art Gallery Str. Wesley Clark Peja
Kjo ditë globale nderon arritjet dhe kontributet e grave në fusha të ndryshme, duke promovuar njëkohësisht barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Gjithashtu, shërben si një kujtesë për sfidat që ende mbeten, veçanërisht në sigurimin që çdo grua dhe vajzë—pavarësisht rrethanave të saj—të ketë qasje në të drejtat e saj, të jetojë me dinjitet dhe të fuqizohet për të formësuar të ardhmen e saj.
Ky aktivitet do të bashkojë gra nga komunitete të ndryshme etnike, së bashku me komunitetin lokal.
Gjatë eventit do të keni mundësinë të përjetoni:
• Panairin e Biznesit – Gratë Sipërmarrëse (të mbështetura nga Programi i Stabilizimit të Komunitetit i BE-IOM) do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre.
• Ekspozitë arti dhe sesione interaktive – Nxënësit e shkollës së mesme të artit do të ekspozojnë veprat e tyre artistike të krijuara posaçërisht për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ata gjithashtu do të krijojnë vepra të reja artistike gjatë eventit, duke përfshirë edhe pjesëmarrësit në proces.
• Mundësi rrjetëzimi për të gjithë pjesëmarrësit.
Presim me padurim praninë tuaj në këtë event, teksa së bashku festojmë dhe avancojmë të drejtat e grave dhe vajzave.
Me respekt,
IOM Kosovo