Second Info

Second Info Second iNFO është portali informativ përmes secilit mund ti lexoni lajmet nga vendi, rajoni dhe bota

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës është pranuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Motoçiklizmit gjatë ditës së ...
06/12/2024

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës është pranuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Motoçiklizmit gjatë ditës së premte.

Në mbledhjen e radhës të mbajtur në Spanjë, ky institucion, i drejtuar nga Jorge Viegas, ka dëgjuar rrëfimet e motoçiklistëve nga Kosova dhe historinë e këtij sporti në vendin tonë.

Delegacioni kosovar, i kryesuar nga kryetari Nuhi Llugaxhiu, ka prezantuar me sukses të kaluarën, aktivitetet dhe misionin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë dhe potencialin e saj në zhvillimin e këtij sporti.

Në përfundim të mbledhjes, me 83 vota pro dhe vetëm 6 kundër, Federata e Motoçiklizmit të Kosovës u pranua ndërkombëtarisht. Ky vendim hap një kapitull të ri për këtë federatë, duke i mundësuar realizimin e aktiviteteve madhore në të ardhmen.

🌟✨ Gëzuar Ditëlindjen e Rina Market dhe Bajramin nga Rina Market! 🎂🌙Në këtë ditë të veçantë, ne jemi dyfish më të lumtur...
05/04/2024

🌟✨ Gëzuar Ditëlindjen e Rina Market dhe Bajramin nga Rina Market! 🎂🌙

Në këtë ditë të veçantë, ne jemi dyfish më të lumtur të festojmë bashkë me ju! Bëhuni pjesë e festës së dyfishtë në Rina Market:

🎉 Ditëlindja jonë është Dhurata juaj: Për nder të ditëlindjes së Rina-s, ju sjellim oferta të mrekullueshme dhe zbritje të veçanta që ju presin në çdo cep të marketit tonë.

🕌 Bajrami si Asnjëherë më Parë: Me zemrat tona të mbushura me gëzim dhe shpirtra festivë, le të ndajmë gëzimin e Bajramit me ofertat më të mira dhe surpriza për të gjithë.

🛍️ Festoni dhe Kurseni: gjatë kësaj periudhe feste, sepse për ne, lumturia juaj është dhurata më e çmuar.
-.-
-

Amra Mjekiqi, çika ne foto, tash e 2 jave eshte diagnostifiku me Leukemi akute limfoblastike.Trajtimi i saj deri tani ta...
19/12/2023

Amra Mjekiqi, çika ne foto, tash e 2 jave eshte diagnostifiku me Leukemi akute limfoblastike.

Trajtimi i saj deri tani tash eshte be ne Kosove, kurse, sipas familjareve, mjeket kan propozu qe i njejti te vazhdohet jashte shtetit, shkaku i perkeqesimit te gjendjes se saj.

Sonte Amra do te niset per sherim jashte vendit, ne spitalin per trajtimin e semundjeve te Leukemise. Per vazhdimin e trajtimit te saj nevojitet nje shume e konsiderueshme, rreth 200.000 mije euro, shume kjo e paperballueshme per familjen.

Të gjithë ata që munden me ndihmu Amran, le të kontribuojnë në llogarinë e Nenes se vajzës (Blerina Mjekiqi).

Emri i perfituesit :Blerina Mjekiqi
Adresa: Shipitull

Banka: Banka Ekonomike Sh.a
IBAN:XK051401000013947324
SWIFT KODI : EKOMXKPR###
Adresa: "Sheshi Nena Tereze", nn,Prishtine, Kosova

Republikës së Kosovës iu shtua edhe një doktor shkence në fushën e së drejtës. Kjo është Dr. sc Simeana Beshi, e cila mb...
08/12/2023

Republikës së Kosovës iu shtua edhe një doktor shkence në fushën e së drejtës. Kjo është Dr. sc Simeana Beshi, e cila mbrojti me sukses temën e Doktoratës në fushën Financiare-Juridike në Universitetin "Hasan Prishtina" në Fakultetin Juridik.

Pas përfundimit të mbrojtjes së temës së doktoraturës, znj. Beshi ndër tjera bëri me dije se ka përfunduar një mision jetësor. Ajo mes tjerash falënderoje të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim akademik.

❄️ Temperaturat e ulëta në Prishtinë - qytetarët mbulojnë me batanije një qen endacak
26/11/2023

❄️ Temperaturat e ulëta në Prishtinë - qytetarët mbulojnë me batanije një qen endacak

ProCam-K  është përfaqësuesi  i  IP kamerave TIANDY dhe bënë sh*tjen e kamerave me shumicë dhe pakicë.Bënë instalimin e ...
26/11/2023

ProCam-K është përfaqësuesi i IP kamerave TIANDY dhe bënë sh*tjen e kamerave me shumicë dhe pakicë.

Bënë instalimin e kamerave IP dhe analoge
të brendit e njohur botëror TIANDY DHE DAHUA interfona, videofona për shtëpi dhe objekte afariste, alarm të thyerjes me wifi pa kabull me hapjen dhe mbylljen e alarmit përmes telefonit të juaj.

Acess controll për menaxhim të orarit të punës dhe aces controll për hapje dhe mbylljen e dyerve liftave etj.

Wi fi cudy me GGB extender cudy GGB . Kamera rotulluse 360 shkallë me komunikim përmes telefonit të juaj.

Si dhe shume paisje tjera teknologjike.

Nr tel 049 523 001
043 705 987

Rr. Mbretëresh Teutë në Pejë afër KEK-ut .
Email procam-K .com

Daut Haradinaj u ka bërë thirrje qeveritarëve të dalin në terren dhe të shohin gjendjen e rrugëve.“Rruga Prishtinë – Pej...
25/11/2023

Daut Haradinaj u ka bërë thirrje qeveritarëve të dalin në terren dhe të shohin gjendjen e rrugëve.

“Rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse. Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se “nëse vazhdojnë reshjet kështu, vaj halli për ne”.

“Nëse vazhdon me ra borë kësisoj, vaj halli për ne! Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në Gusht nuk bjen, vetëm dimrit!”, është shprehur ai.

Reshjet e borës nuk janë ndalur që nga orët e hershme të mëngjesit.Në disa vende, reshjet kanë qenë më të intensifikuara...
25/11/2023

Reshjet e borës nuk janë ndalur që nga orët e hershme të mëngjesit.

Në disa vende, reshjet kanë qenë më të intensifikuara, duke bërë që trafiku rrugor të ngarkohet dhe qarkullimi të vështirësohet.

Telashe janë shfaqur edhe në fluturime, duke bërë që nisja për në Shtutgart, Nuremberg, Hamburg, Mynih, Gjenevë, Basel dhe Cyrih të shtyhen.

Kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” dhe asamblisti i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Jugut, Faruk Mujka, merr pagë vj...
25/11/2023

Kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” dhe asamblisti i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Jugut, Faruk Mujka, merr pagë vjetore bruto prej afro 40 mijë eurosh për dy pozitat zyrtare që i mban.

Por bazuar në interpretimin ligjor nga Agjencia Kundër Korrupsionit, zyrtarit të partisë në pushtet megjithëqë i lejohet t’i ushtrojë dy pozitat, nuk ka të drejtë edhe për shpërblimin me pagesë, përveç kompensimit për shpenzime udhëtimi dhe të tjera të ndërlidhura

Mbi 3 mijë euro pagë mujore bruto i mundësohet t’i marrë zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faruk Mujka, për dy pozitat zyrtare që i mban, ani se kjo nuk lejohet me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Ligjit për Pagat në Sektorin Publik

PHOTO OF THE DAYShqipëria drejt Gjermanisë 🇦🇱
17/11/2023

PHOTO OF THE DAY

Shqipëria drejt Gjermanisë 🇦🇱

Gjendje e rënduar e trafikut në Prishtinë😮
17/11/2023

Gjendje e rënduar e trafikut në Prishtinë😮

Haliti: Radoiçiq ka kërcënuar me vrasjen e politikanëve, nëse i preket banesa dhe restoranti në veriDeputeti i Partisë D...
17/11/2023

Haliti: Radoiçiq ka kërcënuar me vrasjen e politikanëve, nëse i preket banesa dhe restoranti në veri

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhavit Haliti tha se Milan Radojiçiq i cili ka udhëhequr grupit terrorist në sulmet e 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, përmes një sms që ka siguruar Policia e Kosovës ka kërcënuar me vrasjen e udhëheqësve politikë nëse atij i preket banesa dhe restoranti që posedon në veri të vendit.

Sipas Haliti, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk do të duhej të kërkonin mbrojtje të afërt.

“Milan Radojiçiq ka kërcënuar nga Rashka. Kërcënimi i është dërguar me sms Policisë së Kosovës në të thuhet se : “në qoftës se ju ma prekni restorantit dhe banesën time në veri unë do t’iu vras sepse kam njerëz. Do t’i vras udhëheqësit e partive dhe do të vras njerëz atje nëpër Kosovë’’, këta janë frikësuar shumë dhe kanë vendos rohje tek drejtuesit politik (Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun). Ndoshta do të duhej ta refuzonin të dytë mbrojtjen e Policisë sepse ata janë të sigurt në Kosovë. Dhe Radojiçiçi le të vjen në qftëse ka guxim dhe le ta vret kënd dojë”, ka thënë Haliti për RTV21.

Address

Peja
30000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Second Info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Second Info:

Share