Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi Kryetar i Komunës së Podujevës Kryetar i Komunës së Podujevës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Faleminderit qytetarëve të Podujevës dhe mërgatës sonë për këtë fitore historike në këto zgjedhje nacionale. Në Podujevë...
09/01/2026

Faleminderit qytetarëve të Podujevës dhe mërgatës sonë për këtë fitore historike në këto zgjedhje nacionale.

Në Podujevë kemi siguruar 27,686 vota ndërsa në nivel vendi afër 500 mijë vota që na sigurojnë një fitore të pastër me mbi 51%.

Faleminderit të gjithëve për këtë mbështetje masive dhe na priftë e mbara!

Pas Obiliqit, vazhduam në Fushë Kosovë për të takuar kryetarin e ri të Komunës, Valon Prebreza.Takimi u zhvillua në frym...
06/01/2026

Pas Obiliqit, vazhduam në Fushë Kosovë për të takuar kryetarin e ri të Komunës, Valon Prebreza.

Takimi u zhvillua në frymë miqësore, ku e uruam për marrjen e detyrës së re dhe i dëshiruam punë të mbarë, suksese dhe përmbushje të projekteve në shërbim të qytetarëve të Fushë Kosovës.

Gjithashtu shpreha gatishmërinë për bashkëpunim në interes të zhvillimit të përbashkët si dy komuna fqinje.

Sot zhvilluam një vizitë te kolegu dhe miku ynë, kryetari i ri i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, për t’ia uruar zyrtar...
06/01/2026

Sot zhvilluam një vizitë te kolegu dhe miku ynë, kryetari i ri i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, për t’ia uruar zyrtarisht detyrën e kryetarit.

Në këtë takim kryetarit Halil Thaçi dhe ekipit të tij iu dëshirova punë të mbarë dhe suksese në detyrat e tyre, duke shprehur edhe zotimin tonë për bashkëpunim të ndërsjelltë në dobi të qytetarëve në komunat tona.

Sot kam pritur në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin diskutuam për bashkëpunimin instituc...
06/01/2026

Sot kam pritur në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin diskutuam për bashkëpunimin institucional e në veçanti për sigurinë në vend.

Më pas, bashkë me Ministrin Sveçla, Sekretarin e kësaj Ministrie, Genc Metaj, Nënkryetarin e Komunës, Fahri Restelica e Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, vizituam Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Podujevë. Gjatë kësaj vizite u bë pranim-dorëzimi i një automjeti modern për fikjen e zjarreve - donacion nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ky automjet i teknologjisë së fundit do të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve të zjarrfikësve në Podujevë dhe në rritjen e sigurisë për qytetarët tanë, pasi do të shërbejë për fikjen e zjarreve në objekte me lartësi deri në 32 metra dhe po ashtu edhe për evakuimin e qytetarëve nga ndërtesat e larta (në rast zjarri).

E falënderova Ministrin Sveçla për këtë ndihmë dhe për mbështetjen e vazhdueshme që e kanë bërë dhe po e bëjnë si Qeveri për Komunën tonë.

Me mirënjohje dhe respekt të veçantë, shpreh falënderimin tim për drejtorin e deritashëm për Buxhet dhe Financa në Komun...
05/01/2026

Me mirënjohje dhe respekt të veçantë, shpreh falënderimin tim për drejtorin e deritashëm për Buxhet dhe Financa në Komunën e Podujevës, Fatlum Osmanin, për punën, përkushtimin dhe kontributin e çmuar gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Në këtë pozitë me përgjegjësi të lartë, Fatlumi ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe korrektësi, duke qenë gjithmonë një bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm, kompetent dhe i përkushtuar në shërbim të qytetarëve të Podujevës.

E falënderoj për angazhimin e pandalshëm dhe për kontributin e rëndësishëm në shumë punë e projekte të përbashkëta për Podujevën. Në rrugëtimin e tij të ri, i dëshiroj shumë suksese dhe mbarësi.

Gëzuar Vitin e Ri 2026! Nga familja ime në familjen tuaj, me shumë shëndet, dashuri dhe gëzim. ✨🎄
31/12/2025

Gëzuar Vitin e Ri 2026! Nga familja ime në familjen tuaj, me shumë shëndet, dashuri dhe gëzim. ✨🎄

Në natën e ndërrimit të moteve i vizituam ata që kujdesen që ne të festojmë të qetë dhe të sigurt në familjet tona.I fal...
31/12/2025

Në natën e ndërrimit të moteve i vizituam ata që kujdesen që ne të festojmë të qetë dhe të sigurt në familjet tona.

I falënderova për punën dhe përkushtimin e tyre dhe u dëshirova një vit të mbarë, me shëndet e suksese, për ta dhe familjet e tyre në vitin 2026!

Po e mbyllim një vit me shumë sfida, të arritura e suksese, të cilat i kemi përballuar bashkë, me përkushtim dhe punë të...
31/12/2025

Po e mbyllim një vit me shumë sfida, të arritura e suksese, të cilat i kemi përballuar bashkë, me përkushtim dhe punë të madhe.

Në prag të Vitit të Ri, ju uroj shëndet, mirëqenie dhe më shumë gëzim në familjet tuaja. Le të jetë viti që po vjen një vit i shpresës, i bashkëpunimit dhe i zhvillimit për juve dhe familjet tuaja.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Urime martesa Ardian dhe Flandra! Ju uroj jetë të gjatë, plot dashuri, harmoni dhe lumturi së bashku!
31/12/2025

Urime martesa Ardian dhe Flandra!

Ju uroj jetë të gjatë, plot dashuri, harmoni dhe lumturi së bashku!

Atmosferë festive në koncertin e organizuar në prag të Vitit të Ri 2026 në Podujevë. Kjo mbrëmje u madhështua nga pjesëm...
29/12/2025

Atmosferë festive në koncertin e organizuar në prag të Vitit të Ri 2026 në Podujevë. Kjo mbrëmje u madhështua nga pjesëmarrja e madhe e mërgatës sonë.

Të dashur qytetarë llapjanë dhe bashkatdhetarë, ju ftoj sonte në koncertin festiv që do ta mbajmë sonte nga ora 20:00 në...
29/12/2025

Të dashur qytetarë llapjanë dhe bashkatdhetarë, ju ftoj sonte në koncertin festiv që do ta mbajmë sonte nga ora 20:00 në Sheshin “Katër Dëshmorët”.

Për argëtimin tuaj do të përkujdesen Egzon Pireci, Gili dhe Redon Berani.

Isak Shabani është zgjedhur sot Kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës me shumicë të votave nga kuvendarët.E uroj për ...
29/12/2025

Isak Shabani është zgjedhur sot Kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës me shumicë të votave nga kuvendarët.

E uroj për detyrën e re z.Shabanin dhe i shtrij dorën e bashkëpunimit, me bindjen se përmes punës së përbashkët do t’i shërbejmë më së miri qytetarëve të Podujevës.

Address

Rr. Nuhi Gashi
Podujevë
11000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shpejtim Bulliqi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share