Fshati Gllamnik

Fshati Gllamnik Official Page ✅ Official PAGE - FSHATI GLLAMNIK -

Permanently closed.
01/01/2026
31/12/2025

Urime Viti i Ri 2026 🎆🤍

Video e fundit për vitin 2025🫶🏻🫡

Po e mbyllim një vit që na ka lodhur shpirtin, na ka sprovuar durimin dhe na ka mësuar më shumë sesa kemi dashur…
Një vit me sfida, me heshtje , me fjalë që kanë lënduar, me momente kur je ndier vetëm edhe pse ke qenë mes njerëzve.

Por po e mbyllim edhe një vit me krenari, me mall për vendlindjen dhe me dashni të pashuar për Gllamnikun ❤️
Kjo video që po shihni nuk është thjesht një xhirim nga lart me dron 🚁
Është një rrëfim i heshtur për ata që janë larg, për ata që janë këtu, për ata që presin dhe për ata që nuk harrojnë.

Çdo pamje është një përshëndetje për mërgimtarët tanë 🌍
Për ata që jetojnë larg, por zemrën e kanë gjithmonë këtu.
Për ata që e shohin fshatin përmes ekranit dhe u mbushen sytë me lot, sepse aty janë kujtimet, prindërit, varret e të parëve dhe fëmijëria që nuk kthehet më 🤍

Gjatë këtij rrugëtimi ka pas shumë sfida…
Kritika që kanë therur, injorime që kanë rënduar dhe fjalë të rënda që kanë lënduar.
Por edhe këtu dua të them faleminderit – sepse asnjëherë nuk ua kam kthyer me urrejtje, as me fjalë, as me injorim.
Gjithmonë kam zgjedhur buzëqeshjen, durimin dhe punën, sepse besoj se koha flet më fort se çdo debat 🤍

Ka pas rrezik, humbje sinjali, erë, mjegull, kërkime me orë të tëra nëpër ara e therra për një dron që ishte humbur, vetëm për të nxjerrë një video të shkurtër – 13 sekonda që për dikë janë veç pamje, por për mua janë sakrificë, djersë dhe zemër 💔➡️❤️

Shpesh jam pyetur:
“Pse po e bën këtë?”
“Çka fiton?”
“Kush po të paguan?”
Por përgjigjja ka qenë gjithmonë e njëjtë:
Dashnia për vendin tem dhe dëshira me ja tregu bukurinë botës.

Faleminderit secilit mërgimtar që më ka shkruar:
“Na e ke shëruar mallin”,
“Na e solle Gllamnikun në shtëpi”,
“Mos u ndal kurrë” 🙏
Faleminderit edhe banorëve që më kanë ndalur në rrugë për një fjalë të mirë – ato fjalë më kanë mbajtur gjallë edhe kur lodhja ishte e madhe.

Le të na gjejë viti 2026 me më shumë shëndet, më shumë respekt, më pak zili, më pak urrejtje dhe më shumë dashni për njëri-tjetrin 🤍
Le të na gjejë më të bashkuar, më njerëzorë dhe më falënderues për atë që kemi.

Zoti e bekoftë Gllamnikun, familjet tona, mërgimtarët tanë kudo që janë dhe secilin njeri që e do këtë vend sinqerisht 🌙✨

Urime Viti i Ri 2026 – nga zemra, me mall e me dashni! 🎇🤲

24/12/2025

SUKSESI ARRIHET VETËM ME PUNË 💪

Në këtë rrugëtim si dronist e kameraman,
kur askush nuk më përkrahu,
kur shumë dyshuan e kritikuan,
unë nuk u ndala.

Mbështetja ime më e madhe
ishte familja ❤️
Ata që besuan në heshtje,
që më dhanë forcë kur isha i lodhur 🙏

Nuk pata lehtësi,
pata vetëm punë, sakrificë
dhe besim që s’u shua kurrë 🔥

Çdo fluturim ishte rrezik 🚁
çdo video ishte sfidë 🎥
por çdo hap më afroi me ëndrrën ✨

Sot jam këtu,
jo falë fatit,
por falë punës…
dhe falë familjes që më qëndroi pranë

Faleminderit ALLAH❤️👊

22/12/2025

🌌 Ka vende që nuk janë veç tokë… janë plagë, kujtime dhe shpirt. 🌌

📍 GLLAMNIK

Kur viti po mbyllet dhe njerëzit kthehen te vetja,
unë po kthehem te rrënjët 🥺❤️

Me 31 Dhjetor, po vijmë me një video që nuk është veç pamje nga ajri,
por rrëfim jete, mall i heshtur dhe qëndresë përballë gjithçkaje që ka tentuar me më ndalë.

Gjatë gjithë vitit 2025, kjo rrugë nuk ka qenë aspak e lehtë.
Ka pasur kritika, injorime,
madje edhe kërcënime nga disa individë:
“Pse po e lëshon dronin?”
“Çka po fiton prej kësaj pune?”
“Kush po të paguan?”
“Pse po e cenon privatësinë?”
“Pse po merresh me punë të kota?”

Por përkundër të gjithave, unë nuk jam ndalur.

Sepse krahas fjalëve që lëndojnë, ka pasur edhe forcë.
Kam marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale,
nga njerëz që më kanë mbështetur, më kanë motivuar,
duke më thënë:
“Mos u ndal.”
“Ti po na e heq mallin e vendlindjes.”

Ka pasur edhe banorë të Gllamnikut
që më kanë ndalur në rrugë,
më kanë dhënë dorën
dhe më kanë motivuar me fjalë të mira për këto video që sot po i shihni 🤍

Dhe ka pasur edhe rrezik.
Shumë herë kam rrezikuar dronin,
vetëm për me nxjerrë një video të shkurtër — 13 sekonda.
Ka pasur momente kur sinjali është humbur,
kur kam menduar se gjithçka ka mbaruar.

Ka ndodhur që me orë të tëra
ta kërkoj dronin nëpër ara, nëpër therra,
me ankth, me frikë, por edhe me shpresë.
E prapë, nuk jam dorëzuar.

Sepse kjo nuk është veç teknologji.
Kjo është pasion, është dashni për vendin,
është dëshirë me e tregu bukurinë që shpesh e marrim si të mirëqenë 🌿🏡

🎥 Pamje me dron mbi Gllamnik,
🎙️ zëra të sinqertë nga banorë të lagjeve të ndryshme,
❤️ dhe rrëfime nga mërgimtarët tanë,
ata që jetojnë larg, por që çdo ditë e mbajnë këtë vend në zemër 🇽🇰✈️

Kjo video është për ata që u rritën këtu,
për ata që u larguan me lot në sy,
për ata që kthehen vetëm për festa,
dhe për ata që kurrë nuk u larguan, por u lodhën duke u keqkuptuar 💔➡️❤️

Nganjëherë, rruga më e vështirë
është me i qëndru besnik asaj që e do.
Unë zgjodha mos me u ndal,
sepse bukuria e Gllamnikut meriton me u pa, me u dëgju dhe me u ndje.

📅 31 Dhjetor
⏳ Ende pak…
✨ Po vjen diçka shumë më ndryshe, shumë më e vërtetë.

👉 Qëndroni afër, shpërndajeni me zemër,
sepse kjo video nuk është veç e imja —
është e Gllamnikut, e secilit prej nesh.

❤️ Gllamniku – vendi që na mban gjallë,
edhe kur jemi larg. Gjithmonë në zemër. ❤️

11/12/2025

Banorët e rrugës “Pesë Dëshmorët” në Gllamnik po lodhen prej qenve endacak që çdo ditë po u rrezikojnë fëmijët dhe të moshuarit. Situata ka dalë krejt jashtë kontrollit dhe askush s’po merr përgjegjësi.

Kërkohet reagim i menjëhershëm nga organet kompetente. Mjaft është heshtur – dikush duhet ta zgjidhë këtë problem para se të ndodhë ndonjë e keqe.

NJ O F T I M:Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe farefisin se ka ndërruar jetë:MINIRE OSMANI(03.04.1960 – 0...
09/12/2025

NJ O F T I M:

Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe farefisin se ka ndërruar jetë:

MINIRE OSMANI
(03.04.1960 – 08.12.2025)

Varrimi i të ndjerës bëhet më:
📅 09.12.2025 (e martë)
🕒 Ora 15:00
📍 Varrezat e fshatit Gllamnik (te Xhamia)

Për familjen Osmani, kjo humbje është e madhe, por kujtimi për Minire Osmanin do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë Xhenetin! 🤍🕊️

Ngushëllime familjes Osmani.

03/12/2025

📸✨ Fshatit tonë Gllamnik i është shtuar edhe një vlerë e madhe!
Tashmë në mesin tonë vepron GENTRIT OSMANI PRODUCTION, një kompani profesionale me 10 vite përvojë në fotografi dhe video-xhirime 🎥💯

📷 Foto profesionale për festat e fundvitit, portrete, familjare dhe çdo moment të veçantë ✨
🎬 Video në format 4K për:
💍 dasma
💞 fejesa
🎉 ditëlindje
🏠 çdo aheng familjar

Me një ekip profesional, pajisje moderne dhe kreativitet të nivelit të lartë – kujtimet tuaja kthehen në art 🌟❤️

📅 Rezervoni datën tuaj tani!

📞 Për më shumë informata kontaktoni: +383 44 763 825
🌐 Na ndiqni edhe në rrjetet sociale:
📘 Facebook: Gentrit Osmani Production
📸 Instagram:
🎵 TikTok:
▶️ YouTube: GentritOsmaniProduction

Gentrit Osmani

01/12/2025

Kur një xhirim me dron nuk shkon ashtu qysh mendon ti… 😔🖤

Shumica mendojnë që me operu me dron është lehtë… që mjafton me e çu lart dhe me kriju një video 2–3 minuta… por nuk e din sa shpirt, sa rrezik, sa frikë e sa adrenalinë ka mbrapa çdo fluturimi. 😢
Nuk e din që edhe kur je mbi 200 metra nalt, sytë i ke gjithmonë duke u sill anash… mos po vjen policia, mos po të afrohet dikush, mos po ndodh diçka që t’i ndal flatrat e lirisë. 😔🚁
Nuk e din që sa herë droni humb sinjalin, zemra të ndalet për një sekondë… sepse ndodh me u çu droni në erë, me u përplasë për peme, ose thjesht me ra drejt e në tokë si gur… për një gabim të vogël, për një sekondë të humbur. 💔
E gjitha kjo… vetëm e vetëm me nxjerr një video 50 sekonda. Një video që për dikë është thjesht “e bukur”, por për ty është djersë, stres, rrezik, zemër e shpirt. 🥺
Sot nuk shkoi siç desha… droni u lëkund, humbi kontrollin, dhe ai moment kur e sheh duke rënë… të thyen përtej fjalëve. 😢🖤
Por një gjë e di: droni mund të bjerë… por unë jo. Dashnia për fluturimin s’ka me ra kurrë. 🚁✨
Pilotët e vërtetë? Ata ngrihen prapë… edhe kur droni jo. 🤍🖤😔

Malsor Syla🕹️

❄️ Bora e parë në Gllamnik ❄️Sot fshati ynë u zgjua i veshur me bardhësinë që veç dimri di me e sjell.Rrugët, oborret, ç...
29/11/2025

❄️ Bora e parë në Gllamnik ❄️
Sot fshati ynë u zgjua i veshur me bardhësinë që veç dimri di me e sjell.
Rrugët, oborret, çatitë – të gjitha morën një pamje tjetër… më të qetë, më të pastër, më të ngrohtë për shpirtin. ❤️

Gllamniku ka diçka magjike kur bie bora:
një heshtje e bukur që t’i mbush sytë,
një mall që t’i prek kujtimet,
një ndjenjë që t’i afron edhe më shumë me vendin tënd. 🏡✨

Malsor Syla📸

Address

Ulpiana 41
Podujevë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Gllamnik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share