15/04/2025
🎬 Premiera e dokumentarit “Ëndrra drejt lavdisë”
📅 Më 14 prill, në Kino ARMATA u dha premiera e dokumentarit “Ëndrra drejt lavdisë”, me autore gazetaren Valdete Osmani.
🌟 Ky dokumentar solli histori frymëzuese të të rinjve nga komunitetet egjiptian, rom dhe ashkali, të cilët po arrijnë suksese të jashtëzakonshme në sport, art dhe kulturë.
🗣️ Pas shfaqjes, u mbajt një panel diskutimi i moderuar nga gazetari sportiv, Artan Muhaxhiri, me pjesëmarrjen e Fitim Arifi, Drejtor i Akademisë Olimpike të KOK-ut, dhe Senad Ibish*t, përfaqësues i Zërit të Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë.
💬 Në panel u diskutua për procesin e realizimit të dokumentarit nga autorja Osmani, rëndësinë e përfaqësimit, si dhe sfidat dhe arritjet e të rinjve nga këto komunitete.
👏 Dokumentari u vlerësua lart nga donatorët dhe të pranishmit.
💭 “Jemi shumë krenarë për këtë projekt që u dha zë të rinjve që shpesh mbeten në heshtje dhe në hije të publikut. Ky film tregoi fuqinë e tyre për të frymëzuar e sfiduar barrierat për një të ardhme më të mirë”, tha Senad Ibishi nga VORAE.
👉 Fitim Arifi, Drejtor i Akademisë Olimpike të KOK-ut, kërkoi që “Ëndrra drejt lavdisë” të jetë pjesë e festivalit të KOK-ut në shtator, duke hapur rrugën e konkurrimit edhe në festivale ndërkombëtare.
“Ky dokumentar duhet të kalojë kufijtë. Një punë e jashtëzakonshme”, theksoi ai.
🤗 Dok Produksion faleminderon partnerët tanë Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, Deaconess Foundation dhe HEKS EPER për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
🙏 Një falënderim i veçantë për komunat e Prishtinës, Ferizajt, Fushë Kosovës, dhe të gjitha komunat e tjera që kanë shprehur gatishmëri për shfaqjen e filmit në shkolla.
🔺 Qëllimi kryesor është shfaqja e dokumentarit në shkolla dhe kinema, ku të rinjtë shqiptarë do të njoftohen me arritjet dhe frymëzimin e bashkëmoshatarëve të tyre nga komunitetet pakicë.
🎥 Xhirues i dokumentarit është kameramani Enis Imeri në bashkëpunim me Gambit Production dhe VOProduction. Ndërsa, editimi është realizuar nga Ahmed Beqiri.
🙏 Faleminderit të gjithë të pranishmëve që ishin me ne në këto ngjarje të veçanta.
🤜 Udhëtimi ynë, së bashku me partnerët tanë, do të vazhdojë për të sjellë edhe më shumë histori frymëzuese, për të ngritur zërin e të rinjve, dhe për të hapur horizonte të reja drejt barazisë dhe përfaqësimit me synim të luftimit të antigjipsizmit.