Botimet FENER

Botimet FENER Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Botimet FENER, Publisher, Prishtinë .

Shkolla Fener, krahas mësimit të gjuhës arabe, tani vjen edhe me produktin e ri, botimet FENER, ku në vazhdimësi lexuesve do t'u ofrohen libra origjinalë dhe të përkthyer nga arabishtja.

Kur'ani po botohet shqip fjalë për fjalë!Besoj që e dini se para një muaji e kemi lansu aplikacionin e Kur'anit me përkt...
31/03/2025

Kur'ani po botohet shqip fjalë për fjalë!

Besoj që e dini se para një muaji e kemi lansu aplikacionin e Kur'anit me përkthim shqip - fjalë për fjalë, i pari i këtij lloji ndër shqiptari.
Aplikacioni tashmë është i qasshëm krejt free për të gjithë përdoruesit në Android dhe IOS.

Falënderoj Allahun që ma mundësoi të realizoj këtë projekt madhor si përkthyes i këtij versioni 'fjalë për fjalë', siç i falënderoj edhe ata djem shumë të mrekullueshëm, zhvillues të këtij aplikacioni, Al Quran (Tafsir and by Word), me bazë në Londër/Angli.
Kemi pasë një bashkëpunim jashtëzakonisht cilësor i cili, në fazën e parë, u kurorëzua me shumë sukses.

Fill pas lansimit të aplikacionit, kam fillu me redaktimin e tekstit kur'anor, me qëllim të përgatitjes së botimit të tij (faza e dytë e projektit).
"Kur'ani - me përkthim shqip fjalë për fjalë" synon ta afrojë lexuesin më tepër tek mesazhi hyjnor duke i dhënë qasje në burimin dhe etimologjinë e fjalës arabe.

Botimi i këtij përkthimi të Kur'anit shpresoj shumë se do t'ia përmbush një boshllëk çdo lexuesi i cili synon ta rrok thelbin e kuptimit të fjalës kur'anore të cilën do ta shohë të ndarë/të veçuar në rreshtin poshtë (sikurse është edhe në aplikacion).

Për ta realizuar këtë projekt, botimin e këtij versioni të Kur'anit me përkthim shqip, kemi nevojë për mbështetje/përkrahje materiale nga të gjithë ju.

Prandaj, me anë të këtij njoftimi bëj thirrje publike tek të gjithë ata/ato që dëshirojnë me kontribu/dhuru mjete aq sa kanë mundësi për finalizimin e këtij projekti të nevojshëm e të bereqetshëm.
Një sadaka xharije/lëmoshë rrjedhëse e cila urojmë t'ju gjendet kur do të keni nevojë më së shumti për të në ditën e llogarisë!

Të dhënat për këtë donacion-Teb Bank:

Emri: Jahja Hondozi
TEB Bank
Swift Code/BIC: TEBKXKPR
Nr. i xhirollogarisë: 2019000134670075
Iban: XK052019000134670075
Adresa: Xhelal Hajda-Toni, 21000 Rahovec/Kosovë
Përshkrimi: Donacion për Kur'an
Tel: +383 46 180 790

Paysera (për ata që jetojnë jashtë)

Recipient: Jahja Hondozi
Account: LT763500010015824700
SWIFT: EVIULT2V###
Bank name: Paysera LT, UAB
Bank address: Pilaitės pr. 16, Vilnius,
LT-04352, Lithuania

Po si jo!
Kemi edhe crypto😊

Adresa: TF8kfXJVujE1S2hMtu1dEdTxzZrja8X1Ln
USDT, TRX (TRC20) Network

P.S. Disa tashmë kanë dhuruar mjete për këtë projekt dhe janë tubuar 10,020€.
Aksioni do të vazhdojë deri në mbledhjen e shumës së nevojshme - 30,000€!

Luteni ta shpërndani këtë njoftim te shoqnia juaj!
Pejgamberi alejhisselam ka thënë:
"الدال على الخير كفاعله"
"Ai që dëfton në hajr/mirësi është sikurse ai që e bën atë".

24/07/2024

🔥Për t'gjithë libërdashësit, botimet FENER ju ofron titujt e tij me 50% zbritje:

1. Deshifroje Kur'anin (vëllimi i parë)
2. Mesazh për njerëzit
3. Mësime frymëzuese (vëllimet 1-3)
4. Qortimi i lakmisë për pasuri dhe famë

📌Për porosi, na dërgoni mesazh me të dhënat tuaja!

📣Vetëm sot!Për hir të ditës së librit, 23 prill, vetëm sot mund t'i porositni të gjitha botimet e Fenerit me 50% zbritje...
23/04/2024

📣Vetëm sot!

Për hir të ditës së librit, 23 prill, vetëm sot mund t'i porositni të gjitha botimet e Fenerit me 50% zbritje!

~Deshifroje Kur'anin - 2,5€
~Mësime frymëzuese (vëll. 1-3) - 6€
~Mesazh për njerëzit 1€
~Qortimi i lakmisë për pasuri dhe famë 1€

Altera Books
13/04/2024

Altera Books

💢Ofertë ramazani💢Gjatë gjithë ramazanit, deri në përfundim të tij, ju mund ta siguroni kopjen tuaj të librit "Deshifroje...
18/03/2024

💢Ofertë ramazani💢

Gjatë gjithë ramazanit, deri në përfundim të tij, ju mund ta siguroni kopjen tuaj të librit "Deshifroje Kur'anin" për të shijuar e medituar shpalljen e fundit hyjnore duke u futur brenda tekstit dhe mes rreshtave të tij.

Porositni tani librin, me 40% zbritje, për vetëm 3€+posta!

Libri "Deshifroje Kur'anin" trajton dhe shkoqit fjalët/mesazhet e Kur'anit nga aspekti etimologjik, linguistik dhe stili...
27/02/2024

Libri "Deshifroje Kur'anin" trajton dhe shkoqit fjalët/mesazhet e Kur'anit nga aspekti etimologjik, linguistik dhe stilistik, me theks të veçantë në metaforat dhe figurat e tjera letrare.

Është një përpjekje modeste për leximin e tekstit të Kur'anit mes rreshtave.
Gjithmonë, duke u bazuar në fjalorët klasikë të arabishtes dhe referenca/autoritete të mirënjohura të tefsirit/interpretimit të Kur'anit.

Foto e dërguar nga një vëlla, rrugës për Evropë.😊☺️
17/01/2024

Foto e dërguar nga një vëlla, rrugës për Evropë.
😊☺️

Libri doli nga furra🔥
30/12/2023

Libri doli nga furra🔥

E shtinëm n'furrë🔥
04/12/2023

E shtinëm n'furrë🔥

Së shpejti, botimet FENER sjell para lexuesve dy tituj të rinj:1. Deshifrimi i Kur'anit 2. Ka thanë poeti arab
06/11/2023

Së shpejti, botimet FENER sjell para lexuesve dy tituj të rinj:
1. Deshifrimi i Kur'anit
2. Ka thanë poeti arab

Për krejt ju prizrenalitë me rrethinë, po edhe ju tjerë, që ju bje udha kah Abi Çarshia, nga tani e tutje, mundeni me i ...
02/11/2023

Për krejt ju prizrenalitë me rrethinë, po edhe ju tjerë, që ju bje udha kah Abi Çarshia, nga tani e tutje, mundeni me i gjet disa nga librat e mia të botuara tek
Altera Books
1. Mesazh për njerëzit
2. Mësime frymëzuese
3. Qortimi i lakmisë për pasuri e famë

Duke punu në përgatitjen e librit të shumëpritur me titull simpatik😊: "Ka thanë poeti arab".Përzgjedhje bejtesh/vargjesh...
31/03/2023

Duke punu në përgatitjen e librit të shumëpritur me titull simpatik😊:
"Ka thanë poeti arab".
Përzgjedhje bejtesh/vargjesh nga periudha klasike dhe bashkëkohore e letërsisë arabe.
Edhe me rimë edhe gegnisht😊
Shpresojmë shumë që do të bëhet gati pas ramazanit. InshaAllah!

Address

Prishtinë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botimet FENER posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Botimet FENER:

Share

Category