
20/07/2025
Ramiz Qeriqi- ish komandant "Luani" nga Lipjani, përkrah publikisht kandidatin për kryetar nga Vetëvendosja Ilir Qeriqin
Postimi i plotë 👇
Ilir Qeriqi ishte student i dalluar, luftëtar i ditëve të para, i rreshtuar në batalionin e dytë “Ruzhdi Salihu” dhe pjesëmarrës në shumë beteja, gjithmonë me sukses.
Iliri është një nga themeluesit e njësitit special dhe pjesëtar i TMK-së, që ka shërbyer me nder dhe sakrificë si udhëheqës dhe komandant gjeneral i FSK-së. Mbi të gjitha, ai ka përfaqësuar denjësisht shtetin tonë si atashe në Amerikë.Lipjani ka nevojë për një kryetar si Iliri, një njeri i pakorruptuar dhe me vlera të mëdha. Ndërkohë që dikush argëtohej nëpër bilardo dhe tjetri ikte nga lufta drejt Perëndimit, Iliri qëndroi në front dhe luftoi për lirinë e atdheut. Luftëtarë si Iliri, që sollën lirinë, janë pasuri e kombit. Lipjanasit janë me fat që këtë herë mund të votojnë për një njeri të suksesshëm, të pakorruptuar dhe të përkushtuar për zhvillimin e qytetit dhe të shoqërisë.