
22/11/2022
Reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish probleme në qytetin e Pejës, ku tashmë në disa lagje të kësaj komune kanë filluar vërshimet.
Peja që nga e diela është duke u përballur me probleme të tilla shkaku i reshjeve të shumta të shiut.
Sasia e ujit tashmë ka përfunduar edhe brenda disa lokaleve afariste në “Qendrën Zejtare” në Pejë.
Gjithashtu i pakalueshëm është bërë edhe qendra e qytetit të Pejës, ku ajo pjesë është përmbytur e tëra.
Niveli i Lumbardhit vazhdon të jetë i lartë, ku madje kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri më herët ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes përgjatë shëtitores buzë Lumbardhit, për shkak se në disa zona të shëtitores ka dëmtime të shtegut, çfarë dhe i rrezikon këmbësorët.