19/07/2025
Kryeplaku i fshatit Tushemisht u dhunua fizikisht nga pronari i një hoteli në parkun e Drilonit.
Një denoncim i ardhur në redaksinë e VoxNews, tregon disa persona që përfshihen në një përleshje fizike.
Për rastin policia e Pogradecit tha se ka nisur procedim ndaj të gjithëve, mes të cilëve Jetmir Muçllarit 52 vjeçarit, duke pohuar se bëhet fjalë për një konflikt për motive pronësie.
Por sipas denoncimit të bërë në VoxNews, pretendohet se Muçllari ka zgjeruar aktivitetin e tij në parkun e Drilonit duke zaptuar hapësirat e parkut.
Madje ai ka arritur deri aty sa të prish dhe urat si dhe të rrethojë të gjithë zonën si dhe të bllokojë hapësirat publike, duke mos lejuar kalimin e banorëve të zonës, thotë denoncuesi.
Edhe pse problemi është raportuar prej kohësh, sipas banorëve të kësaj zone, kjo gjë nuk është zgjidhur ende dhe sot çka ka bërë që shpesh situata të degradojë edhe në dhunë.
Incidenti ka ndodhur në prezencë të funksionarëve të bashkisë, të cilët nuk kanë mundur dot të ndërhyjnë.
Madje i pranishëm sipas tyre ka qenë dhe shefi i urbanistikës. Muçllari është pronari i hotel Volorekës, i cili në gusht të vitit 2020 u sulmua me armë zjarri.
Për më shumë klikoni më poshtë👇
al