
03/04/2025
NJOFTIM PËR FERMERËT
Hapet Aplikimi për Programin e Pagesave Direkte – Subvencione 2025
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ftojnë të gjithë fermerët e interesuar të aplikojnë për mbështetje financiare përmes Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025.
Sektoret dhe Kategoritë e Mbështetjes:
Subvencionet do të ndahen për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:
Kultura bujqësore: Grurë (për sipërfaqe dhe për sasinë e dorëzuar), farë gruri, elb, thekër, tërshërë, misër, luledielli.
Pemët dhe vreshtaria: Rrush tryeze dhe rrush vere, verë e deklaruar zyrtarisht, pemishte ekzistuese, prodhim i materialit fidanor për pemë dhe hardhi.
Perimet dhe bimët mjekësore: Sipërfaqe të mbjella me perime, prodhimtari organike, bimë mjekësore dhe aromatike.
Blegtoria dhe bletaria: Lopë qumështore, buallica qumështore, mëshqerra për riprodhim, dele dhe dhi qumështore, bletë, p**a vojse, dosa për riprodhim.
Frutikultura: Mjedër (për sasinë e dorëzuar/sh*tur).
Afati i Aplikimit:
Aplikimi është i hapur për 30 ditë kalendarike:
Nga data 3 prill 2025 deri më 2 maj 2025, ora 16:00.
Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi bëhet pranë Drejtorive Komunale për Bujqësi.
Nëse aplikuesi synon mbështetje për disa kultura ose aktivitete, dorëzon vetëm një aplikacion të plotësuar.
Mbështetje Shtesë:
1. Subvencionimi i naftës:
Fermerët që përfitojnë subvencione për sipërfaqe të mbjella marrin edhe mbështetje për çmimin e naftës me 0.36 €/litër, për 150 litra/ha.
2. Subvencionimi i plehrave artificiale:
Për kulturat: grurë, farë gruri, elb, thekër, tërshërë, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë.
Për çdo hektar të subvencionuar, jepet një mbështetje shtesë prej 100 €/ha.
3. Aplikimi si biznes:
Fermerët që përfitojnë mbi 30,000 € subvencione, duhet të regjistrohen si biznes.
Detyrimet e Fermerëve:
Pas aplikimit dhe para kontrollit në terren, çdo ndryshim në sipërfaqet, numrin e krerëve, litrat ose kilogramët e deklaruar duhet të raportohet te AZHB në [email protected] ose përmes një shkrese të protokolluar në arkivin e AZHB-së, deri më 30 korrik 2025.
Gjatë kontrollit në terren, nëse konstatohen parregullsi, do të aplikohen masa ndëshkimore sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2025 për Pagesa Direkte.
Dokumentacioni i aplikimit duhet të dorëzohet në dy kopje brenda afatit të përcaktuar, përndryshe nuk do të shqyrtohet.
Informacione Shtesë:
Për kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni:
www.mbpzhr-ks.net
www.azhb-ks.net
Ose drejtoritë komunale për bujqësi.