ABC News Kosova

ABC News Kosova ABC News Kosova,
Agjenci e Lajmeve
Prishtinë, Kodra e Diellit ABC News Kosova,
Agjenci e Lajmeve
Kosoveë, Prishtinë, Kodra e Diellit

21 Korrik 1946 – U nda nga jeta Shefqet Vërlaci, një nga figurat më të diskutueshme të historisë politike shqiptare. Lin...
21/07/2025

21 Korrik 1946 – U nda nga jeta Shefqet Vërlaci, një nga figurat më të diskutueshme të historisë politike shqiptare.

Lindur më 15 dhjetor 1878 në Elbasan, Vërlaci mori mësimet e para në qytetin e lindjes, arsimin e mesëm në Manastir dhe më pas ndoqi studimet e larta në shkollën e administratës "Mylqije" në Stamboll.

Karriera politike:

Në moshën 32-vjeçare, u zgjodh deputet i Elbasanit në Parlamentin e Perandorisë Osmane.
Më 1912, u rreshtua në krah të partisë së Elbasanit që mbështeti shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
Në gusht 1914, ishte pjesë e delegacionit që i dorëzoi kurorën e Shqipërisë Princ Vidit në Gjermani.
Deputet në zgjedhjet e para pluraliste të 1921.
Dy herë kryeministër:
Herën e parë më 1924 (3 mars – 27 maj)
Herën e dytë më 1939, gjatë periudhës së pushtimit italian, duke mbajtur edhe postin e Ministrit të Punëve Botore.

Njihej si njeriu më i pasur në Shqipëri, me 3700 hektarë tokë, që përfaqësonin rreth 1% të gjithë fondit tokësor shqiptar të kohës.

Në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Ministrave, i dërgoi një telegram falënderimi Benito Musolinit, duke e quajtur mik të popullit shqiptar, një detaj që do ta bënte edhe më të kontestuar në vitet e mëvonshme.

ABC News Kosova
AbcNews Kosova
ABC News Kosova - OPINION

Emri që u bë zë i dhembjes dhe krenarisë Haki Morina19701991Haki Morina lindi në Gllarevë të Klinës dhe u rrit me frymën...
16/07/2025

Emri që u bë zë i dhembjes dhe krenarisë

Haki Morina
19701991

Haki Morina lindi në Gllarevë të Klinës dhe u rrit me frymën e atdhedashurisë. I ndjeshëm, i guximshëm dhe artist me shpirt, ai u bë pjesë e demonstratave në fund të viteve ’80 dhe përballoi regjimin serb pa frikë.

Refuzoi të punonte për kolonat serbe dhe mobilizoi fshatarët për rezistencë. Edhe pse i ri, dha gjithçka për liri – zemrën, talentin dhe jetën.

Lavdi përjetë veprës së tij – Haki Morina, simbol i një brezi që nuk u përkul.

Me 11 Korrik 1971 ishte  ditlindjaindja e një HeroiIndrit Cara - Ushtar Kavaja1971-1999Përkujtojmë me nderim e respekt I...
15/07/2025

Me 11 Korrik 1971 ishte ditlindjaindja e një Heroi
Indrit Cara - Ushtar Kavaja
1971-1999

Përkujtojmë me nderim e respekt Indrit Carën, një bir i Kavajës që u bë simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës.

I lindur më 11 korrik 1971, Indrit Cara ndoqi shkollën ushtarake "Skënderbej", për të ndjekur më pas një jetë të përkushtuar ndaj idealit të lirisë. Në fillim të vitit 1999, ai la jetën në Londër dhe u kthye për të luftuar për Kosovën, duke iu bashkuar UÇK-së në Brigadën 125.

Më 31 mars 1999, ra heroikisht në Malin e Gallushës, në zonën e Pashtrikut, duke mbrojtur një pikë strategjike nga forcat serbe. U varros me nderime në fshatin Negroc.

🎖️ U shpall Dëshmor i Kombit, u nderua me medaljen "Luftëtar i Lirisë, Adem Jashari", dhe sot rrugë e monumente mbajnë emrin e tij në qytetin e lindjes, Kavajë.

Figura e tij jeton përmes këngëve përkushtuese si:

"Ushtar Kavaja" Ilir Shaqiri

"Ushtar Kavaja" Gold AG & Kastriot Tusha

"Indrit Cara – Ushtar Kavaja Dëshmor i Kombit" – Gjergj Jorgaqi

Lavdi jetës dhe veprës së Ushtar Kavajës!!!

"Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet ve...
15/07/2025

"Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet"

Filip Shiroka

Bajram Hajda:"Grupi i parë që hyri në Kosovë pas sulmit ndaj Familjes Jashari ishte ai i Xhelal Hajda - Toni, së bashku ...
15/07/2025

Bajram Hajda:"Grupi i parë që hyri në Kosovë pas sulmit ndaj Familjes Jashari ishte ai i Xhelal Hajda - Toni, së bashku me shumë bashkëluftëtarë: Bedri Shala, Hajzer Çitaku, Musa Dervishaj, Azem Zekaj, Mujdin Morina dhe të tjerë."

Pas sulmit heroik dhe sakrificës sublime të Familjes Jashari në Prekaz, e cila shënoi kthesën më të rëndësishme në organizimin dhe vetëdijen kombëtare për luftën çlirimtare, ndër të parët që hynë në territorin e Kosovës për të vazhduar rrugën e lirisë ishin luftëtarët e lirisë të udhëhequr nga Xhelal Hajda – Toni.

Ky grup trimash, të përkushtuar dhe të gatshëm për sakrificë, përbëhej nga figura të njohura të rezistencës si: Bedri Shala, Hajzer Çitaku, Musa Dervishaj, Azem Zekaj, Mujdin Morina dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë. Ata kaluan kufirin me vendosmëri të plotë për t’iu përgjigjur me armë dhunës dhe gjenocidit serb, dhe për të organizuar qëndresën e armatosur në brendësi të vendit.

Ky akt guximtar dhe vendimtar shënoi fillimin e angazhimit të drejtpërdrejtë të strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në terren, duke u kthyer në shpresë për popullin dhe në sinjal të qartë se lufta për çlirim kishte hyrë në një fazë të pakthyeshme.

Veprimtaria dhe kontributi i këtyre luftëtarëve zë një vend të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës dhe do të mbetet përjetësisht në kujtesën e kombit si shembull i sakrificës, guximit dhe dashurisë për atdheun.

Pjestari i Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) njësisë më elite të Policisë së Kosovës, me stemën e Ushtrisë më të lavd...
15/07/2025

Pjestari i Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) njësisë më elite të Policisë së Kosovës, me stemën e Ushtrisë më të lavdishme shqiptare, UÇK-së 🇽🇰🇦🇱

Ne nje hotel te Shkodres, ne Kafe te Madhe po mbahej nje dasem Shqiptare me 300 te ftuar. Kenge, valle, gezim dhe lumtur...
14/07/2025

Ne nje hotel te Shkodres, ne Kafe te Madhe po mbahej nje dasem Shqiptare me 300 te ftuar.

Kenge, valle, gezim dhe lumturi per kete familje Shqiptare. Siper hotelit ndodheshin familjet Kosovare te cilat kishin ikur nga lufta.

Mes tyre ishte nje nene e cila mori lajmin e hidhur se i kishin vrare 3 djemte e saj.

Kur babai i nuses mori vesh kete lajm ju kerkoi dasmoreve dhe vajzes se tij te ndalnin dasmen, te ndalej orkestra dhe te mos kendohej per respekt te kesaj nene te cilet ju vrane 3 djemte e saj ne UÇK.

Dasmoret pranuan, orkestra u ndal dhe dasma pushoi.

Pas 30 min zbret nga hoteli nje nene Kosovare, e thyer ne moshe, futet brenda dasmes dhe thote: Jo bre jo, mosni bre, mosni bre ja beni qefin shkjaut. Shkjau kerkon qe te ndalen dasmat. Mosni bre. Filloni muziken. Ajo mori mikrofonin dhe kendoi: Sa bukur na ka dale nusja MashaAllah, mashaAllah dhe puthi nusen dhe po largohej.

Ne ate moment 300 dasmoret shperthyen ne emocion dhe kenduan: Mos me prek ti shkja Drenicen se kam gjalle Azem Galicen…

Ajo ishte nena e 3 djemeve qe u vrane ne UCK. Ky eshte populli i vertete Shqiptar. Kjo eshte dashuria e vertete mes Shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves.

ABC News Kosova
AbcNews Kosova
ABC News Kosova - OPINION

Më 12 korrik 1874, në Janjevë, Kosovë, lindi Shtjefën Konstantin Gjeçovi-Kryeziu, prift katolik, etnolog, folklorist dhe...
12/07/2025

Më 12 korrik 1874, në Janjevë, Kosovë, lindi Shtjefën Konstantin Gjeçovi-Kryeziu, prift katolik, etnolog, folklorist dhe atdhetar i shquar shqiptar. Ai u bë i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbledhjen, ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore shqiptare. Gjeçovi konsiderohet si themeluesi i studimeve moderne të folklorit shqiptar dhe është autor i shumë veprave me rëndësi historike, përfshirë edhe kodifikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Veprimtaria e tij la gjurmë të thella në historinë dhe identitetin kulturor të popullit shqiptar.

ABC News Kosova
AbcNews Kosova
ABC News Kosova - OPINION

Florim Kiqina ishte një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pjesëtar i Brigadës 111 “Ad...
10/07/2025

Florim Kiqina ishte një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pjesëtar i Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe pjesë e njësisë speciale “Tigrat e Zi”. Ai u dallua për trimëri, përkushtim dhe aftësi të jashtëzakonshme luftarake, duke mbetur një figurë e paharrueshme në historinë e rezistencës së Kosovës.

Vëllai i katër dëshmorëve

Florim Kiqina eshte vëlla i katër dëshmorëve të familjes Kiqina, një familje që dha sakrificën më të madhe për lirinë e Kosovës. Kjo lidhje e fortë shpirtërore dhe ideale e bëri Florimin të qëndrojë në ballë të çdo beteje, duke mishëruar frymën e luftës për çlirim.

Snajperist dhe strateg i shkëlqyer

Në Brigadën 111, Florimi u dallua si një nga snajperistët më të aftë, duke qenë gjithmonë i saktë dhe efektiv në luftimet më të ashpra. Ai ishte gjithmonë i pari në beteja, duke udhëhequr me shembullin personal dhe duke frymëzuar bashkëluftëtarët e tij me guximin dhe vendosmërinë e tij.

Pjesëmarrja në beteja të shumta

Florimi mori pjesë në shumë beteja të rëndësishme të UÇK-së, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e popullit dhe tokave shqiptare. Aftësitë e tij luftarake dhe dedikimi i palëkundur për lirinë e Kosovës e bënë atë një figurë kyçe në suksesin e shumë operacioneve të Brigadës 111.

Një luftëtar i veçantë

Florim Kiqina mbetet simbol i rezistencës dhe sakrificës. Si pjesëtar i njësisë elitare “Tigrat e Zi,” ai jo vetëm që ishte një luftëtar i aftë, por edhe një shembull frymëzimi për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës.

AbcNews Kosova
ABC News Kosova
ABC News Kosova - OPINION

Mrika, malësorja që mori gjakun burrit, historia që u bë pjesë e një libri Best Seller në vitin 1909Nga Albert VatajNaty...
10/07/2025

Mrika, malësorja që mori gjakun burrit, historia që u bë pjesë e një libri Best Seller në vitin 1909

Nga Albert Vataj

Natyrisht që keni dëgjuar shprehjen eufemike: “Ajo është një grua që të merr gjakun”, që do të thotë se është një grua trime dhe fisnike, grua që vjen nga derë e madhe, grua që është rritur dhe armatosur me parimet e larta të së drejtës dhe nderit. Bashkëshorti për të është i shtrenjtë, i barabartë me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe përballë konflikteve dhe pasojave tragjike, ai nuk është i vetëm edhe kur duhet të kthehet nderi në vend nga një grua.
Marrja e gjakut nga një grua edhe pse nuk është e sanksionuar në formë detyruese në kodet zakonore të maleve, ky akt nuk gjendet e përjashtuar, ç’ka e legjitimon bërjen e drejtësisë duke kthyer nderin në vend, si në rastin e Mrikës që ka ardhur përmes “An observer in the Near East”, shkruar nga William LeQueux (2 korrik 1864- 13 tetor 1927) shkrimtar i zhanrit e romancës, misterit, thrillerit dhe spiunazhit.
Në librin “Një vëzhgues në Lindjen e Afërt”, botuar në Londër, ”T. Fisher Unwin”, në vitin 1907, një libër i ilustruar me fotografi, ai ndër të tjera shkruan për një grua dhe një ngjarje, që atij i ka rrëmbyer interesimin aq sa ta trajtojë dhe konsiderojë pjesë e pasqyrimit të tij krijues. Bëhet fjalë për Mrikën, e cila mori gjakun burrit.
Edhe vetë tiparet e kësaj gruaje, përcjellë kaq besnikërisht në këtë foto, tregon hir dhe ashpërsi. Përmes vështrimit të saj shpues dhe çehres së vranët, autori i librit dhe fotografi, e ka ilustruar përsosmërisht historinë, duke mos e neglizhuar në këtë përcjellje imazhi edhe veshjen karakteristike shqiptare të malësores, stolit e saj dhe mënyra e pozimit.

“Aparati im fotografik, qysh në fillim u pa me shumë dyshim dhe pata vështirësi të madhe ta bindja secilin që t’i bëja fotografi.
Shumë fotografi të fshehta i kam bërë me një aparat fotografik të vogël “Broënie”, pasi për fat të keq i kisha mbaruar filmat për Kodakun e madh që kisha. Por, isha në gjendje që të siguroja disa fotografi, të cilat shfaqen në këtë vëllim. Një mëngjes herët, në të lindur të diellit, isha duke ecur me Lukën dhe Palokun, kur na kaloi para një grua e re.
“Kjo është Mrika e Kolë Marash*t,” – tërhoqi vëmendjen Luka.
“Kush është ajo? ” – pyeta.

“Mrika. Gruaja që mori gjakun”, – ishte përgjigjja e tij.
“Dy vjet të shkuara, ajo ishte vajza më e bukur e fisit tonë dhe kishte një duzinë burra, të gatshëm për t’u martuar me të. Ajo u martua me Lecin, një djalë të zgjuar i anës së Pulatit dhe një nga rojet e bajraktarit, njëlloj si unë. Një muaj pas martesës, Leci u vra pabesisht nga i vëllai, i cili jetonte poshtë Drinit të Bardhë, ky i dashuruar marrëzisht me të.
Kur ajo mori lajmin u shpërfytyrua nga pikëllimi. Por, me ngadalë thuri planet për gjakmarrjen dhe duke mos pasur asnjë të afërm të gjinisë mashkullore, zgjodhi ta merrte vetë gjakun.
Kësisoj, na la dhe u zhduk për gati një vit, gjatë të cilit ajo ndoqi hap pas hapi kunatin e saj, në Ohër, në Maqedoni, pastaj në Shkup, Prizren dhe në shumë vende të tjera, duke pritur gjithmonë mundësinë për të kryer goditjen. Kjo ndodhi një pasdite, kur vrasësi i së shoqit po ecte në rrugën kryesore të Shkodrës dhe ajo, nxori koburen e Lecit nga brezi dhe ia shpërtheu atij tutje fytyrën. Trimëri për një grua, apo jo? Por, nuk mbaron me kaq,” – vazhdoi ai.
“Me të vrarë vrasësin, shkoi direkt në shtëpinë e prindërve të tij, pas një udhëtimi treditor dhe i vrau që të dy. Që atëherë ajo është kthyer me ne, pasi vdekjes së të shkretit Lec iu mor haku. Më erdhi keq që ai vdiq, – shtoi ai me keqardhje, – sepse ishte një nga miqtë e mi më të dashur.”
Siç ju e dini, në kulturën tradicionale shqiptare, gjakmarrja është detyrimi shoqëror për të vrarë një shkelës nderi ose një anëtar të familjes së tyre, për të shpëtuar nderin e fisit, për të qenë i papërjashtuar nga komuniteti dhe i barabartë kah rregullat e asokohshme të së drejtës. Kjo praktikë përgjithësisht shihet si në përputhje me kodin shoqëror të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit ose thjesht Kanuni, i përbërë nga 12 libra dhe 1262 artikuj ku ka rregulla të ndryshme. Kodi ishte fillimisht një “një kod jo-fetar që përdorej nga myslimanët dhe të krishterët njësoj”.
Mbrojtja e nderit është një komponent thelbësor i kulturës shqiptare sepse është thelbi i respektit shoqëror. Nderi mbahet në konsideratë shumë të lartë sepse përkthehet ndër breza. Amanetet dhe historia mbahen në emrat e shqiptarëve dhe duhen mbajtur në prioritet të lartë, edhe me çmimin e jetës. Prandaj, kur një sulm personal me përmasa të frikshme lëshohet ndaj një anëtari të çdo familjeje, duhet të pritet një dënim i barabartë nga ligjet e Kanunit. Disa nga veprimet që nisin gjakmarrjen përfshijnë “vrasjen e një mysafiri ndërsa ai ishte nën mbrojtjen e të zotit të shtëpisë, shkeljen e pronës private, mospagimin e një borxhi, rrëmbimin ose joshjen ose përdhunimin e një gruaje.” Kjo shpesh zgjat shumë gjenerata nëse borxhi nuk paguhet. Ata që zgjedhin të mos paguajnë me jetën e familjarëve të tyre jetojnë në turp dhe izolim deri në fund të jetës, të burgosur në shtëpitë , e tyre duke pas hasmëri gjatë gjithë jetës me ata që ua kanë dhënë borxhin.
Rasti i Mrikës, gruas që mori gjakun burrit, e sjellë me kaq origjinalitet nga William LeQueux në librin e tij, shoqëruar me foto, është i rrallë në Shqipëri, por jo vetëm. Është pikërisht kjo karakteristikë e veçantisë së kësaj ngjarjeje që ka arritur të jetësojë dhe të faktohet, duke mbetur një episod që e tregon shqiptarin si një identitet nacional që e konsideron sublime nderin dhe ligjësinë si një mjet që rregullon marrëdhëniet dhe ruan balancat në një realitet ku mungon shteti dhe mekanizmat ligjzbatuese.

Djemtë e heroit Jakup Ferri Hasan Ferri me vëllezër në Shkup, 1911Kjo fotografi e rrallë e djemve të heroit Jakup Ferri ...
08/07/2025

Djemtë e heroit Jakup Ferri
Hasan Ferri me vëllezër në Shkup, 1911

Kjo fotografi e rrallë e djemve të heroit Jakup Ferri është botuar në gazetën franceze L’Illustration në vitin 1911, në stacionin e trenit në Shkup.

Në foto shfaqet Hasan Ferri me veshje kombëtare, djali i madh dhe më i njohur i Jakup Ferrit, i cili kishte luftuar krah për krah me të atin në shumë beteja dhe pas vdekjes se Jakupit kishte vazhduar amanetin e tij per disa dekada ne vazhdim bashke me vellezerit:
Medmedin, Omerin, Aganin e Eminin dhe me bijtë e nipat e vet ne mesin e te cileve shquhen Riza e Shemso Ferri.

Sipas kësaj gazete franceze, Hasan Ferri ishte nisur për në Stamboll për të takuar sulltanin Mehmeti V, me qëllim që të bisedonte për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Malësi.

Familja Ferri, për çështjen kombëtare, nuk është ndalur së vepruari për më shumë se një shekull.
Shpesh janë bërë spekulime dhe aludime se kjo familje emblematike e Plavës e Gucisë është asimiluar — por këto janë pretendime qellimkeqia pa fakte, të bazuara në trillime.
Ka edhe nga ata që, për t’u vetëfaktorizuar, thirren në lidhje me familjen Ferri, por në të vërtetë as vetë nuk dinë të shpjegojnë ndërlidhjen.

Për të gjithë miqtë e kësaj faqeje duam të sqarojmë se FERRAJT e sotëm po e vazhdojnë misionin e tyre me dinjitet dhe vizion.
Ashtu si të parët që luftuan për atdheun me armë në duar, sot FERRAJT po nderojnë familjen në fushën e dijes — me akademikë, profesorë universitar, doktorë shkencash, magjistra, aktorë, artistë dhe personalitete pothuajse në çdo fushë të dijes dhe të kulturës anembanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm.

📸 Foto nga faqja FM Images

Osman Geci - Hero i Kosovës Daja Osman i Hamëz dhe Adem Jasharit 🇦🇱Lavdi për jetë e mot..
07/07/2025

Osman Geci - Hero i Kosovës
Daja Osman i Hamëz dhe Adem Jasharit 🇦🇱
Lavdi për jetë e mot..

Address

Prishtinë

Telephone

+38348146055

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ABC News Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ABC News Kosova:

Share

Our Story

InfoPrishtina, është portal i pavarur i lajmeve, opinioneve, i analizave dhe produkteve të tjera. U themelua nga një grup gazetarësh dhe opinionistësh të vendit me qëllim të ngrtijes së vlerës dhe cilësisë mediale në vend.