KosovaExpress

KosovaExpress Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KosovaExpress, Media/News Company, Prishtinë .

Letra: Drejtori i UKT, Skerdi Drenova vjedh miliona me sekseren e tij Nje punonjëse e Ujësjellësit në Tiranë i është dre...
24/07/2025

Letra: Drejtori i UKT, Skerdi Drenova vjedh miliona me sekseren e tij

Nje punonjëse e Ujësjellësit në Tiranë i është drejtuar kryeministrit Edi Rama për të ndërhyrë përballë vjedhjeve dhe abuzimeve të mëdha nga drejtori i UKT´-së, Skerdi Drenova në bashkëpunim me sekseren e tij, Joana Nano.

Në letrën e dërguar kryeministrit, të cilën e ka nisur edhe pranë Gijotina.com për ta botuar, ajo shprehet se nuk mundet një punonjese me 700 euro pagë, të harxhojë vetëm për ditëlindjen e saj 70 mijë euro, si dhe të disponoje disa shtëpi e vila në bregdet së bashku me drejtorin Skerdi Drenova, me të cilin edhe bashkëjeton.

Letra drejtuar kryeministrit:

Përshëndetje,

Dua t‘ju bëj me dije se çfare bëjnë në Ukt (ujësjellësin e Tiranës), Skerdi Drenova dhe Joana Nano,

Jam një punonjese e UKT, unë do t‘i drejtohem edhe Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për t‘i çjerrë maskën këtij çifti mafioz që punën e shtetit e përdorin për pasurim personal duke bërë dallavere dhe pislliqe.

Se si një Drejtor i Përgjithshëm, si Skerdi Ismet Drenova përdor një seksere me të cilën bashkëjeton për të marrë paratë e korrupsionit me tenderat që ndan si Drejtor.

Se pari, a e justifikon Joana Nano makinen Benz Gla ngjyrë e bardhë me targe JN në fund, të personalizuar, makinë me vlere 40 000 mijë euro,

Së dyti, ditëlindja e znj Nano në Dhërmi ku vetem dekori ka bërë 30 mijë euro, dhe e gjithë ditëlindja ka kushtuar 70 mijë euro me lugë dhe pirunj floriri në resortin më llukzoz në Dhermi për 30 vjetorin e zonjes seksere, tek Pastarella Beachfront Resort!( me pamje filmike)!

Së treti, çantat Luis Viton që vjen në zyrë, ku e kanë burimin?

Shtëpia e banimit që ka Joana me drejtor Skerdin tek Komuna e Parisit që jetojnë të dy, ku mbajnë edhe lekët e korrupsionit në emër të gjoja prindërve pensionistë të Joanes, por a e justifikon dot Joana?

Shtëpinë në Dhermi dhe në Qerret, ku shkon çdo fundjavë Joana me Drejtorin a e justifikon dot????

Po vilën te Roling Hills në emër të motrës së Joanes, a e justifikojnë dot? Me që ra fjala, kësaj vilës Joana ka dash t’ja vërë emrin “OST”!

Të gjitha këto edhe plot zullume të tjera të ciftit Joana- Skerdi ftoj publikisht Prokurorinë e Posacme të hetojë se si një vajzë si Joana Nano me pagë mesatare 700 euro në muaj si asistente dhe me dy prindër pensionistë, pa asnjë të ardhur dhe pa prona dhe shtëpi zotëron pasuri marramendëse dhe a e justifikon dot????

Përgjigja është shumë e thjeshtë: Joana bën sekseren e Skerdit në çdo vend pune që emerohet Skerdi, paradhoma e tij është Joana, por jo vetem paradhoma por edhe zyra, takimet me palët e treat (Operatorët ekonomikë i bën ajo) pazaret i bën kjo.

Me stafin takohet kjo, emerimet i bën kjo, Skerdi si seksere përdor Joanën të cilën përveçse sekretare drejtoresh Kabineti dhe seksere, e ka dhe dashnore, ku Drejtori 60 vjeçar pervers shfryn fantazitë e tij seksuale.

Dhe nëpërmjet Joanës pastron edhe lekët e korrupsionit që fiton nga tenderat si Drejtor i OST për 5 vjet, dhe tani tek Ujesjellesi i Tiranës.

Tek Ujesjellesi, Skerdi ka propozuar strukturë të re dhe për të bërë Joanën drejtoreshë kabineti po shkurton 220 veta nga puna.

Në strukturën aktuale nuk ka Drejtor Kabinet pranë UKT, aktualisht ky zoteria e ka propozuar dhe aty do emerojë Joanën e tij (Bankomatin e tij). Nje turp i vërtetë.

Të gjithë ujesjellësin e Tiranës e ka lëë që të raportojë tek Joana.

Aktualisht zonja në fjalë është Kordinatore pranë Drejtorit të Ujesjellësit.

Pra de fakto ështe Drejtoreshë e Përgjithshme.

Shpresoj në nderhyrjen tuaj kryeminister, që Ujesjellesi i Tiranës mos të lihet në dorë të Joanës së Skerdit .

Ju faleminderit!/ Gijotina

Operacion blic në Fier, masë arresti ndaj ish-nënkryetares së Bashkisë, Adela Hysenaj; pezullohen nga detyra 2 ish-drejt...
24/07/2025

Operacion blic në Fier, masë arresti ndaj ish-nënkryetares së Bashkisë, Adela Hysenaj; pezullohen nga detyra 2 ish-drejtorët

Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka vënë në pranga disa persona, mes të cilëve edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë, Adela Hysenaj.
Burime të sigurta zyrtare bëjnë me dije se Hysenaj ndodhet në arrest shtëpie, ndërkohë që operacioni vijon.

Adela Hysenaj u zgjodh në vitin 2022 me vota brenda PS-së në Fier si një nga dy bashkëkryetaret, bashkë me Ramion Kurtin.

Mes të akuzuarve me masa arrest shtëpie apo pezullim nga detyra dhe pengim për të dalë jashtë shtetit janë edhe dy drejtorë të Tatim-Taksave të institucionit dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë së Fierit.

Bëhet djalë për një dosje që lidhet me mosvjeljen e taksës së parkimit nëntokësor që administron bashkia, me një dëm prej 40 mln lekësh sipas prokurorisë.

Sipas prokurorisë dhe policisë, “arrest në shtëpie” u dha për 34-vjeçaren Hysenaj, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale "shpërdorimi i detyrës” dhe "ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

"Arrest në shtëpie” dhe "pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" për Vasil Ceku, 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"; "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", për Anisa Cjapi, 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit", për Martin Dodi, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit:

"Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.
Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:
- “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale "shpërdorimi i detyrës” dhe "ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;
- "Arrest në shtëpi” dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" për shtetasin V. C., 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", për shtetasen A. C., 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit", për shtetasin M. D, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.
Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

16 të pandehur/ SPAK dërgon për gjykim dosjen e mikro-kredive , “fal” Gent Sejkon e BSH-së Prokuroria e Posaçme ka përfu...
23/07/2025

16 të pandehur/ SPAK dërgon për gjykim dosjen e mikro-kredive , “fal” Gent Sejkon e BSH-së

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për administratorët e subjekteve financiare dhe përmbaruesve në lidhje me skandalin e mikrokredive.

Në total janë marrë të pandehur 16 shtetas dhe 4 persona juridikë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare.

Hetimet për këtë dosje janë kryer fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, mbi një kallëzim penal të bërë në vitin 2020 nga Ministria e Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, FINAL, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Më pas dosja i kaloi SPAK-ut, pasi dyshohet se të përfshirë ishin edhe zyrtarë të lartë, referuar guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, por siç duket, ky i fundit është “falur” nga Prokuroria e Posaçme, pa u marrë i pandehur.

Në Shqipëri lulëzuan një numër operatorësh të prezantuar si “mikro-kredit”, falë injorancës së përgjithshme të qytetarëve mbi problemet financiare, por edhe mungesës deri në nivel të papërgjegjshmërisë, të veprimeve paralajmëruese dhe parandaluese nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe më gjerësisht, të autoritetit shtetëror.

Këto institucione financiale kishin natyrë zhvatëse dhe shënjestrim me marketing agresiv të qytetarëve më të pambrojtur nëpër zonat më të varfra e periferike të një vendi. Këto zyra jepnin kredi për shqiptarët naivë apo ata të gjendur në vështirësi me normë interesi mbi 100% në vit. Kredi me norma të tilla interesi detyrimisht do të dështojnë të paguhen nga një pjesë thelbësore e huamarrësve.

“Tre shoqëri përmbarimore dhe dy institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera.” – thuhej në njoftimin e Policisë së Tiranës, kur u lëshuan urdhër-arrestet më 23 Maj të vitit 2024.

Një prej kryesorëve të kësaj skeme dyshohet se është Arben Meskuti, pronar i disa kompanive si FINAL, ZIG dhe ADCA që së bashkë me Micro Credit Albania janë satelitë të IuteCredit Albania.

Po ashtu, një emër tjetër në krye të listës për skemën mashtrimi masiv nëpërmjet mikrokredive ishte edhe i ndjeri Olsi Ibro. 45-vjeçari u vetëvra në rrethana misterioze mëngjesin e 20 korrikut 2024, duke u hedhur nga nga lartësia e një pallati në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku” në Tiranë. Ndërkohë, e pandehur është marrë bashkëshortja e tij, Elda Ibro.

Zhvatja përmes mikro-kredive ka çuar shumë qytetarë drejt vetëvrasjes, ku rasti më i bujshëm është ai i 63-vjeçarit Pal Trashaj, i cili piu helm në dyert e SPAK-ut, pasi ishte “refuzuar” në mënyrë të vazhdueshme nga Prokuroria e Posaçme . Prej vitesh ai kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.

Ai kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.

Të pandehurit e kësaj afere dhe akuzat ndaj tyre:

Arben Meskuti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Elda Ibro, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Alban Kote, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Aldo Daka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Albert Gega, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Andis Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Vasil Bakallbashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Yliana Sejfo, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Indrit Çuberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Rigels Bejko, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Altin Vako, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Helidon Xhindi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Fatos Alimadhi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Lefter Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Roland Deda i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Endri Myftari, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Personi juridik “ADCA” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Personi juridik “Final” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group”, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”..
SPAK thotë se në përfundim të hetimeve paraprake ka rezultuar se të pandehurit dhe shoqëritë e sipërcituara kanë vepruar si shoqëri e vetme me karakteristika të qarta të një grupi të strukturuar kriminal.

Këto shoqëri:

Ushtronin aktivitetin në të njëjtin vend
Përdornin të njëjtin sistem kompjuterik apo softe kompjuterike, të krijuara në funksion të kryerjes së veprës penale.Financonin me burime monetare reciprokisht njëri-tjetrin.

Punonjësit e tyre kalonin sa në një shoqëri në tjetrën dhe kryenin veprimtarinë e tyre, në dukje për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si kredi të këqija, por me qëllimin e qartë kriminal, të pasurimit të paligjshëm, në dëm të një numri shumë të lartë qytetarësh. Qëllimi i tyre u bë i qartë prej momenteti të krijimit të këtij aktivitetit, i cili ka zgjatur më shumë se 9 vite.

Si rezultat i veprimtarisë kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal, qytetarët në vështirësi ekonomike kanë rënë në grackën e kësaj skeme përmes:

Shtrëngimit

Përdorimit në kundërshtim me ligjin të të dhënave personale të familjarëve të debitorëve
Keqbesimit dhe fakteve të pavërteta.

Qëllimi i skemës:

Të shumëfishojë në mënyrë të paligjshme detyrimet e qytetarëve përtej detyrimit të përcaktuar në urdhrat e ekzekutimit. Detyrimi shumëfishohej për shkak të aplikimit të interesave dhe kamatave ligjore të larta, deri 2% në ditë.

Të mblidhte detyrimin e detyrimit duke e kaluar këtë detyrim me metoda të paligjshme edhe tek familjarë apo të afërm të debitorëve që nuk kishin asnjë lidhje me kredinë fillestare. Përmes ristrukturimit të kredisë detyrimi kalonte tek familjarë që kishin mundësi pagese.

Të kalonin pasuri/prona të paluajtshme në ankande fiktive, në pronësi të institucioneve financiare jo banka: Micro Credit Albania sh.a/sh.p.k (MCA) dhe Final sh.p.k.

Për realizimin e qëllimit kriminal, punonjësit e këtyre shoqërive të urdhëruar nga drejtuesit apo organizatorët e kësaj skeme, kryen qindra mijëra njoftime të paligjshme dhe telefonata kërcënuese tek debitorët dhe familjarët e tyre, Dhjetëra – mijëra llogari bankare të qytetarëve u bllokuan dhe qëndruan të bllokuara në kundërshtim me ligjin për disa vite. Pasuri të paluajtshme u sekuestruan për vlera detyrimi minimale dhe u kaluan në pronësi të shoqërive MCA dhe Final me ankande fiktive. Përveç pasojave të kundraligjshme ekonomike, veprimtaria kriminale e këtij grupi të strukturuar kriminal, ka shkaktuar edhe pasoja shumë të rënda sociale.

Sekuestrimet:

Në zbatim të vendimit të Gjykatës nr: 4488 datë 18.07.2024 për caktimin e masës së sigurimit pasuror është vendosur sekuestrimi për subjektet financiare MCA dhe Final mbi të gjitha asetet si pasuri të luajtshme dhe te paluajtshme të këtyre shoqërive.
Në zbatim të vendimit të datës 29.05.2024 për sekuestrimin e llogarive bankare janë sekuestruar mbi 420 milionë lekë dhe rreth 1.3 milionë euro. Këto shuma monetare janë sekuestruar në llogari personale, depozita, bono thesari dhe letra me vlerë të të pandehurve.

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë Shqipëria vijon të përjetojë humbje të...
23/07/2025

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

Shqipëria vijon të përjetojë humbje të thellë të kapitalit njerëzor si pasojë e emigrimit të profesionistëve të rinj dhe të arsimuar. “Largimi i trurit” ndikohet nga mungesa e perspektivës profesionale, liria e kufizuar akademike dhe dështimi i institucioneve për të zbatuar politikat ekzistuese. Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar në integrimin në programet kërkimore të BE-së, Shqipëria vijon të mbetet në fund të listës për pjesëmarrje dhe përfitime reale.

Nga Erjola Azizolli

Edesa Behaj, pasi përfundoi studimet për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, ku spikati me mesataren 9.4, mori vendimin më të vështirë të jetës së saj, atë të largimit nga Shqipëria – Megjithëse lidhjet me familjen e saj në qytetin e Fierit ishin shumë të forta.

“Prej 2 vitesh jam larguar nga Shqipëria. Para se të ikja u interesova në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për ndonjë mundësi ‘internship’-i, praktikë profesionale, por nuk më ofruan diçka. Dija që ekzistonte edhe Instituti i Fizikës Bërthamore, pyeta dhe atje dhe nuk më kthyen përgjigje”, kujtoi e reja për Median Amfora.

Vajza që e adhuron fizikën dhe e shikon jetën të lidhur me shkencën arriti që të fitojë bursë për studimet master në fushën e “Shkencës së Materialeve” në Francë. Ndërsa ajo që njihet si “ikja e trurit” vazhdon të largojë çdo vit nga Shqipëria individët më të aftë, të arsimuarit dhe të talentuarit, të cilët emigrojnë kryesisht në vendet evropiane për të kërkuar mundësi më të mira jetese, punësimi, arsimimi apo zhvillimi profesional.

Shqipëria që pas viteve ’90 është përballur me emigracionin masiv, por në 5 vitet e fundit fenomeni i largimit të profesionistëve është bërë shumë më i prekshëm. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), viti 2021 shënoi rritje negative për emigracionin “neto” – diferenca midis emigrimit të brendshëm dhe të jashtëm – me 32.853 persona të larguar, që u pasua edhe në vitin 2022, me 32.947 persona të larguar. Këto tendenca që vijonë të mbeten me trende negative rritëse sipas ekspertëve justifikohen me tërheqjen e të larguarve nga prespektiva profesionale dhe kushtet e jetesës më të favorshme që ofrojnë vendet evropiane.

“Studiues dhe ekspertë të kualifikuar largohen nga rajoni për shkak të mungesës së perspektivës profesionale dhe kushteve të pafavorshme. Kjo çon në humbje të kapitalit njerëzor dhe dobësim të kapaciteteve lokale”, konstatoi analistja e politikave digjitale, Alba Brojka, në një studim të përgatitur për “Qendrën Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)”.

Shkencëtarët e rinj në ikje: Talenti përballet me mure të padukshme

Në vendin tonë shifrat e të larguarve vijojnë të mos kategorizohen sipas profesioneve dhe nga ana tjetër nevojat në vend për mjekë, shkencëtarë, mësues, tregojnë se Shqipërisë nga viti në vit po i largohet ‘truri”, dukuri e cila po ndodh edhe në vende të tjera të Ballkanit Perendimor. Prej vitesh ato po trajtojnë sfidat dhe potencialin e kërkimit, inovacionit dhe lëvizshmërisë së “trurit” me qëlllim parandalimin e këtij fenomeni. Por për ekspertët ndonëse janë nënshkruar marrëveshje edhe në nivel rajonal, ka munguar vullneti politik në zbatimin e tyre.

“Për të nxitur lëvizshmërinë brenda rajonit, u nënshkruan tre marrëveshje të lidhura në vitin 2022 dhe një tjetër në vitin 2023 gjatë samitit të Tiranës. Megjithatë, deri më sot asnjë marrëveshje nuk trajton konkretisht vetë lëvizshmërinë ose Kërkimin dhe Inovacionin të orientuar drejt lëvizshmërisë midis vendeve të Ballkanit Perendimor”, analizoi Alba Brojka për Median Amfora.

“Për më tepër, vullneti politik duket se shtrihet vetëm në miratimin ose nënshkrimin e marrëveshjeve, me angazhim të kufizuar për zbatimin ose monitorimin e ndikimit të tyre”, shtoi Brojka, analiste e politikave digjitale.

Sipas ekspertes hulumtimet tregojnë se qeveritë në rajon shpesh nuk kanë vullnetin për të reformuar institucionet publike, për të forcuar qeverisjen demokratike dhe për të luftuar korrupsionin, masa këto për të frenuar largimin e ‘trurit”.

“Hulumtimet tregojnë se qeveritë në rajon shpesh nuk kanë vullnetin për të reformuar institucionet publike, për të forcuar qeverisjen demokratike dhe për të luftuar korrupsionin”, thuhet në raportin e përgatitur nga Alba Brojka.

Puna kërkimore në kuadër të projektit “Përmirësimi i kërkimit dhe inovacionit të drejtuar nga lëvizshmëria në Ballkanin Perëndimor për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe përshtatje me Bashkimin Evropian”, udhëhequr nga ekspertët dhe ekipi i organizatës zbatuese të projektit, “SCiDEV”, si pjesë e iniciativës “Ignita” dhe që theksoi se forcimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit vlerësohen si parakushte thelbësore për “fitimin e trurit” dhe balancimin e lëvizshmërisë së tij brenda dhe jashtë Ballkanit Perëndimor.

Rajoni vazhdon të jetë “eksportues” i kapitalit njerëzor dhe megjithëse në parim ka marrëveshje që synojnë ta përmirësojnë gjendjen, ato mbeten të pazbatuara ose të papërfunduara, siç është rasi i marrëveshjes për lëvizjen me letërnjoftime, që nuk është ratifikuar ende nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Përtej mungesës së stimujve konkurrues në rajon krahasuar me Bashkimin Evropian, studiuesit dhe inovatorët shpesh përballen me realitete të përditshme të shënuara nga një nivel i lartë korrupsioni, duke filluar nga proceset kyçe të vendimmarrjes, deri tek praktikat e punësimit”, analizoi Alba Brojka për Amforën.

Mungesën e vëmendjes në momentin e përfundimit të studimeve e ka kaluar mbi kurriz edhe Edesa Behaj, e cila pasionin e saj për shkencën e kuptoi shumë herët, por barrierat në Shqipëri e shtynë që ëndërrat t’i realizojë jashtë saj.

“Studimet që po kryej tani përfshijnë disa disiplina, si fizikë, kimi, inxhinieri. Gjithçka nisi me një vit studimi në Francë, një praktikë profesionale në Zvicër, një semester në Poloni dhe së fundmi po shkruaj temën e diplomës në Universitetin e Helsinkit”, rrëfeu ajo.

“Profesionalisht ndihem shumë e arrirë, kam bërë realitet çdo ëndërr që e kisha kur isha në gjimnaz, përfshi këtu që të punoja në qendër kërkimore, si ‘CERN’ – Qendra Evropiane e Kërkimeve Bërthamore në Gjenevë të Zvicrës – apo “PSI” – “Instituti Paul Scherrer”, për kërkimet shumëdisiplinore për shkencat natyrore dhe inxhinierike në Zvicër – shtoi e reja.

Liritë akademike dhe proceset e vlerësuara si të padrejta bëjnë që studiuesit të gjejë pak hapësira angazhimi, dhe ato në shoqërinë civile.

“Punët që kam bërë me organizatat jofitimprurëse i kam gjetur sepse ato e bënë të ditur që kërkonin studentë të profilit tim dhe e kisha të lehtë të aplikoja. Në fakultet nuk di të bëhet diçka e ngjashme, pasi i ka kam parë vetë që ka kërkim shkencor në bashkëpunim me ‘CERN,’ por edhe kjo e fokusuar tek pedagogët”, rrëfeu Edesa Behaj.

Ballkani Perëndimor ende larg zbutjes së “emigrimit të trurit”

Një nga momentet kyçe për rajonin vlerësohet marrëveshja në vitet 2021-2022, kur të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshje asociimi me programin “Horizon Europe”, që u dha atyre mundësi pjesëmarrje të plotë në programin e BE-së prej 95.5 miliardë eurosh.

“Kjo arritje është pjesë e Agjendës më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, për Kërkimin, Inovacionin, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin, të mbështetur nga iniciativa të tilla si Procesi i Berlinit dhe Plani i Ri i Rritjes 2023 për BB-në. Midis viteve 2021 dhe 2023, BP [Ballkani Perëndimor] siguroi mbi 111 milionë euro në 582 projekte në kuadër të Horizon Europe, duke iu afruar totalit prej 171 milionë eurosh të marra gjatë gjithë periudhës së Horizon 2020″, theksohet në një tjetër raport të shkruar për SCiDEV nga Mrika Hoxha dhe Venera Gudachi.

Në përpjekjet strategjike për të përmirësuar kërkimin dhe inovacionin e drejtuar nga lëvizshmëria në Ballkanin Perëndimor Shqipëria vijon të përballet me pengesa që e listojnë në vendet e fundit për pjesëmarrjen në programet e financuara nga BE-ja.

“Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kryesojnë në pjesëmarrje dhe kthime financimi, ndërsa Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina vazhdojnë të përballen me pengesa strukturore, duke përfshirë infrastrukturat e fragmentuara të kërkimit, kornizat kufizuese të punës dhe kapacitetet e kufizuara institucionale”, shtoi raporti, duke ekspozuar nevojat e Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve institucionale për të përfituar më shumë nga programet ndërkombëtare si “Horizon Europe”.

Për ekspertët studentët e rinj edhe kur përfitojnë nga programet e lëvizshmërisë brenda Ballkanit Perëndimor, dekurajohen për shkak të mungesës së lirisë akademike apo proceseve të padrejta që hasen brenda tyre.

“Studiuesit ndiejnë rrezikun e humbjes së punës pas kthimit nga programet e lëvizshmërisë dhe dekurajohen nga pjesëmarrja në programet e Kërkimit të Inovacionit, për shkak të lirisë akademike të shtypur dhe proceseve të brendshme të padrejta”, analizoi studiuesja Alba Brojka.

Numri i profesionistë të larguar nga vendi ka tendenca rritje nga viti në vit, duke zbehur shpresat për rikthimin e tyre pas marrjes së formimit akademik dhe profesional jashtë vendit.

“Peizazhi politik dhe korrupsioni jo vetëm që pengojnë zhvillimin ekonomik, por edhe zvogëlojnë shpresën e të rinjve për t’u kthyer dhe për të vazhduar punën ose studimin në vendin e tyre”, shpjegoi Brojka.

Për fizikanten e re vendimi i marrë për të larguar nga Shqipëria erdhi në kohën e duhur dhe megjithatë vijon të kthehet disa herë gjatë vitit në atdhe, por ajo mendon se vizitat do rrallohen me shtimin e angazhimeve akademike dhe profesionale, ndërsa kthimin përfundimtar nuk e ka menduar asnjëherë.

“Kthimi përfundimtar nuk është në planet e mia të afërta”, rrëfeu ajo për Amforën.

Për ekspertët Rajoni i Ballkanit Perëndimor ndonëse ka bërë përparime të dukshme në integrimin në ekosistemin e kërkimit dhe inovacionit të BE-së, nuk po mundet të ndali dukurinë e largimit të trurit./ Amfora.al

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit Nga Andi BushatiNgjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që ...
23/07/2025

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Nga Andi Bushati

Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisën në Vlorë dhe u përhapën në mbarë vendin, vulosën edhe për më skeptikët se Shqipëria komandohet nga një njeri i vetem. Eshtë Edi Rama që përcakton se kur do shkarkohet masivisht administrata e pushtetit lokal, se kur fadromat do godasin ndërtimet pa leje, pa prtitur vendimet e gjykatave, në injorim të plotë të ndarjes së pushteteve, të autonomisë vendore apo ekuilibrave të një shteti ligjor.

Mirëpo bashkë me akumulimin e stërmadh të fuqisë, e cila përforcohet nga kontrolli total mbi një shumicë parlamentare që mund të ndryshojë ligje me ⅗ dhe nga dominimi i pushtetit lokal (mbi 90% të bashkive), situata nuk është aq rozë sa duket.

Sa më tepër fuqi që merr mbi vete, aq më shumë Edi Rama e rrit çmimin që ka për të paguar. Për këtë vlen të merret vetëm një shembull. Deri më tani, për çdo skandal të madh që ka plasur, kryeministri e ka pasur të gatshme përgjigjen. Alibia e përhershme ka qenë se qëllimet e tij ishin të mira, duke ia lënë fajin “shokëve” të skuadrës, të cilëve ua ka errësuar ndërgjegjjen etja për të fituar në mënyrë të pandershme. Ndonëse për çdo mendje me logjikë normale këto ishin broçkulla të pa kapërdishme, për një pjesë të elektoratit militant, gënjeshtra se dikush ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës të “atij të gjatit”, vijonte të përsëritej qoftë edhe si justifikim.

Por, duket se me fitoren e mandatit të katërt, me zegjineizimin përfundimtar të PS-së dhe linçimin e Veliajt, që mbylli ciklin e spastrimeve të atyre me të cilët fitoi pushtetin në 2013, Rama nuk e përdor dot më alibinë e se nuk i ka pasur gjërat në kontroll dhe shokët ia kanë futur nga pas.

Për shëmbull, a mund të fajësohen si deri dje, bashkitë e Elbasanit, Fierit apo Tiranës për skandale të ngjashme më atë të inceneratorëve, tani kur shefi i qeverisë ka dalë hapur duke shkarkuar dhe emëruar vetë gjithë trupën e pushtetit lokal? A mund të funksionojë më dredhia “nuk kisha djeni”, për afera si ajo e “5D”, kur publikisht është pranuar se edhe qytetet tani qeverisen nga kryeministri? A mud të përdoret më justifikimi për segmente apo individë që dalin kundër linjës të projektit të madh që ka vendosur udhëheqësi?

Natyrisht, askush nuk i besonte as më parë këto pallavra, por ndryshimi ka të bëjë me faktin se tani është vetë Rama që ka vendosur ta lërë vetën pa alibi. Edhe formalisht ai i ka marrë përgjegjësitë mbi vete.

Po çdo të thotë kjo fazë e re e heqjes dorë nga alibitë dhe e shpalljes se dekompleksuar se tani zot i këtij vendi jam unë?

Në pamje të parë dhe për një kohë të shkurtër, ajo flet për gjithëfuqishmërinë e Edi Ramës. Për pushtetin e tij thuajse absolut. Por ama, nga ana tjetër ajo po përvijon një rrugë me kosto të lartë, së pari për vendin, por mbi të gjitha për vetë atë që e ka përzgjedhur. Ja sepse.

Në mënyrën se si e ka ngritur mbretërimin e tij, Edi Rama nuk qëndron dot as edhe një ditë të vetme pa e ushqyer pushtetin me korrupsion. Mënyra si vendos për kullat, për koncesionet, për resortet në bregdet, duke i kaluar personalisht tek një grusht njerëzish, që janë po të njëjtët që kontrollojnë mburojën e tij mediatike, që financojnë zgjedhjet e që korruptojnë zyrtarët apo këshilltarët e huaj, përbën një sistem tashmë të pa zhbëshëm. Edhe si model ekonomik edhe si mënyrë mbijetese në majë të qeverisjes, ato janë tashmë të pakthyeshme.

Nëse ato kanë qenë të tilla edhe deri më sot, risia e fundit qëndron në faktin se tashmë Rama i ka dalë i vetëm për zot, pa e ndarë më përgjegjësinë me askënd.

Ai ka hyrën në fazën e njohur të vetmisë së thellë të pushtetit nëpër të cilën kalon detyrimisht çdo autokrat, pasi parapralkisht rrethohet vetëm nga lakej, servilë dhe eunukë.

Por, historia ka treguar rëndom se bashkë me këtë vetmi dhe marrje përgjegjësish mbi vete shtohet dhe ankthi e frika për rëzimin një ditë nga pushteti. Një prijës që ka bërë tokë të djegur rreth tij dhe që ka marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë, i druhet vetëm një gjëje: ditës të gjykimit. Me çdo mjet ai punon për ta larguar atë.

Pikërisht për këtë ne kemi hyrë në fazën kur zgjidhja politike përmes votës dhe zgjedhjeve është bërë më e pamundur se kurrë duke iu afruar gjithnjë e më shumë një versioni me fund traumatik.

Nuk ka rëndësi se sa do të qëndrojë Edi Rama në pushtet pas fitimit të këtij mandati të katërt. Pavarësisht nëse kjo kohë do të jetë katër, tetë apo njëzet vjet, zgjedhja paraprake që ai ka bërë, duke preferuar një model korruptiv të ushtrimit të pushtetit të shoqëruar me lëvizjet e fundit për të mos e ndarë më me askënd përgjegjësinë, janë parakushtet që përcaktojnë mënyrën e tij të largimit. Sa më i fortë të duket pushteti sot, aq më tragjike do të jetë shpërbërja e tij nesër. Sa më i përjetshëm të duket Rama sot, aq më i keq mund të jetë fati i tij nesër. Problemi është se këto lloj zgjidhjesh nuk janë problematike vetëm për fatin e një njeriu të vetëm./ Lapsi.al

Address

Prishtinë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KosovaExpress posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share