12/09/2026
“Faleminderit Amir Rrahmani, që ma mundësove rikthimin në stadium!” 😂
Kështu ka shkruar Besi Bajraktari, duke ironizuar vendimin e Amir Rrahmanit për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Kosovës.
Por përtej ironisë, postimi ngre një pyetje: A harrohet kaq lehtë e kaluara? Rrahmani hapat e parë në futboll i bëri pikërisht në Prishtinë, në kohën kur klubi drejtohej nga Agim Ademi.
Sot, pasi u bë kapiten i Kosovës, vendos të largohet nga Kombëtarja, ndërsa në opinion po përflitet se një nga arsyet lidhet pikërisht me përplasjet me presidentin e FFK-së, Agim Ademi.
Kapiteni nuk është vetëm shiriti në krah. Është edhe përgjegjësi dhe respekt për fanellën që ke veshur. 🇽🇰
Ja postimi i plote i Besit:
Faleminderit, Amir Rrahmani, që ma mundësove rikthimin në stadium! 😂
Kur mungove ndaj Maqedonisë së Veriut, u betova në prani të shumë sport-dashësve se nuk do të vija më në stadium përderisa ti ishe aty. Fjalën e mbajta. Tash që u pensionove nga Kosova, po rikthehem edhe unë. 😂
Si ish-bashkëlojtar, jam i zhgënjyer që e harrove të kaluarën, vendin ku u rrite e u ngrite. Kapiteni nuk është vetëm shiriti në krah. Nuk e dëshmove në momentet më të rëndësishme se ke vlera të një kapiteni. Rruga e mbarë e faleminderit, Amir! ✋🏻