Radio Club FM Kosove

Radio Club FM Kosove Club Fm 101.7 eshte e stacionuar ne qytetin e Prishtines ne Kosove, dhe eshte pjese e rjetit Club F

Club Fm 101.7 eshte e stacionuar ne qytetin e Prishtines ne Kosove, dhe eshte pjese e rjetit Club FM

17/01/2026

Një video që tregon një burrë duke hipur mbi kalë nëpër korridoret e një supermarketi në SHBA është bërë virale.

Klipi tregon pamje brenda një dyqani Target në Dallas të Teksasit, ku punonjësit e dyqanit shihen duke të panikuar dhe përpiqen ta shoqërojnë kafshën jashtë.

“Çfarë po bën? Dil nga dyqani”, dëgjohet të thotë një nga punonjësit e Target.

Ndërsa një pjesë e përdoruesve qeshën me incidentin, të tjerë pohuan se sjellja e një kali brenda dyqanit nuk ishte një ide e mençur dhe situata mund të kishte marrë përmasa të rrezikshme.



17/01/2026

Mirëmëngjesi, fundjavë të këndshme!! 🤍

🎥



Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump, të një liste prej 120 vendeve të origjinës së imigrantëve që përfi...
16/01/2026

Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump, të një liste prej 120 vendeve të origjinës së imigrantëve që përfitonin ndihma sociale në SHBA, Administrata amerikane njoftoi për vendimin e një pezullimi të përkohshëm të vizave për imigrantë nga 75 vende të botës.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë tha për Gazetën Express se vendimi u mor pasi Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të pavarur për të mbrojtur përfitimet publike për qytetarët amerikanë.

“Departamenti po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që imigrantët nga këto vende me rrezik të lartë nuk pritet të përdorin përfitimet publike në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në përgjigje.

Ambasada tha se Departamenti mori këtë masë bazuar në tregues që imigrantët nga këto vende kanë një rrezik të shtuar për të marrë përfitime publike në Shtetet e Bashkuara.

“Departamenti po ndalon përkohësisht lëshimin e vizave për të vlerësuar dhe përmirësuar procedurat dhe udhëzimet e filtrimit dhe verifikimit lidhur me bazën e papërshtatshmërisë për shkak të ‘ngarkesës publike’ (public charge)”.

Ambasada sqaroi se kjo masë vlen vetëm për lëshimin e vizave për imigrantë dhe se ajo nuk vlen për vizat jo-imigrante, si ato për turistë, sportistë, punonjës të kualifikuar dhe familjet e tyre.

Po ashtu, ndalimi i përkohshëm i lëshimit të vizave nuk ndikon tek ata që tashmë kanë një vizë të vlefshme për imigrantë.

“Asnjë vizë imigranti nuk është tërhequr sipas këtyre udhëzimeve. Aplikantët për vizë imigranti që preken mund të dorëzojnë aplikimet dhe të marrin pjesë në intervista, si dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por nuk do të lëshohen vizat e imigrantëve. Takimet ekzistuese për vizë imigranti zakonisht nuk do të ri-caktohen ose anulohen”, thuhet më tej në përgjigje.



16/01/2026

Kur humanizmi takohet me magjinë ✨

Brigitte Macron dhe Didier Deschamps pas “platinës” në Disneyland Paris për të nisur edicionin 2026 të fushatës Monedhat e Verdha 🎧💛
33 vite solidaritet për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital.

Kur muzika, zemra dhe kauza e mirë bëhen një.



16/01/2026

Edhe miliarderët i shijojnë momentet e thjeshta. Bill Gates u pa duke ngrënë një hot dog në Nju Jork.



15/01/2026

Gjatë koncertit të saj të fundit në Shtetet e Bashkuara, Shakira zbret nga skena për të përqafuar dhe kënduar së bashku me fansat e saj, dhe pikërisht në atë moment një prej tyre përfiton për t’i dhënë një puthje — videoja ka shpërthyer në rrjetet sociale!

🎥



Një astronaut që kishte nevojë për kujdes mjekësor është kthyer në Tokë.Astronauti i sëmurë u largua nga Stacioni Ndërko...
15/01/2026

Një astronaut që kishte nevojë për kujdes mjekësor është kthyer në Tokë.

Astronauti i sëmurë u largua nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor me tre anëtarë të ekuipazhit të mërkurën. Kapsula e tyre SpaceX u shpërnda në Paqësor pranë brigjeve të San Diegos të enjten në mëngjes.

Ata do të duhej të qëndronin në stacionin hapësinor deri në fund të muajit shkurt, por NASA e ndërpreu misionin e tyre për të kërkuar trajtim nga mjekët.

Është evakuimi i parë mjekësor nga NASA në 65 vjet fluturime hapësinore njerëzore.

Zyrtarët kanë refuzuar të identifikojnë astronautin që kishte nevojë për kujdes mjekësor si dhe nuk kanë bërë të ditura detaje rreth shëndetit të tij.

Astronautët u nisën nga Florida në muajin gusht të vitit të kaluar.



15/01/2026

Gjithë vesh në 'Klubin e Mëngjesit' 😍

Informacione, lojëra e argëtim pafund çdo ditë me dhe nga ora 07:00 deri në 10:00!!! 🥳

I presim mesazhet tuaja në +38349551144 📲



14/01/2026

Zoe Saldaña u bë zyrtarisht aktorja me fitimet më të larta në histori pas publikimit në dhjetor 2025 të filmit Avatar: Fire and Ash, i cili u shfaq në mbarë botën.



Një ndryshim interesant ka hyrë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka publikuar s...
14/01/2026

Një ndryshim interesant ka hyrë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka publikuar së fundmi versionin online të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, ku për herë të parë është përfshirë edhe një nga fjalët më të përdorura të epokës digjitale: “online”.

Por surpriza është mënyra se si kjo fjalë është përshtatur në shqip. Në fjalor, ajo figuron me formën “onlajn”, duke ndjekur rregullat e shqiptimit dhe të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Sipas përkufizimit zyrtar, “onlajn” përdoret për të treguar veprime që kryhen përmes internetit. Në shpjegim përfshihen shembuj si: mësim onlajn, takim onlajn apo bisedë onlajn, duke e bërë termin pjesë të gjuhës standarde.



14/01/2026

Falënderimi emocional i Timothée Chalamet në Golden Globes 🥹



Address

Xhevded Doda
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Club FM Kosove posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Club FM Kosove:

Share

Category