RTV Zëri i Rugovës

RTV Zëri i Rugovës Këtu janë Rugovistat e përbetuar

21/01/2026

𝗥𝗨𝗚𝗢𝗩𝗔
1.
Se Hyji në tokë ka pamje Njeriu
Dhurata jote qe veç dashuria
Kur pret stuhia e ngrin veriu
Si buka si uji ka shijen liria

Qiellit preke yje si lule në fushë
Pa e lënë fushën ta kafshojë malin
Kalove ylberin e vare në gushë
Po kur shtrëngata shalonte kalin

Ti mbolle drurin që i thonë jetë
Në kreshtën tënde me diellin kunorë
E barte dhembjen udhës përpjetë
Me lotin e vokët që shkrin dëborë.

2.
Po të më shihni një grumbull Hini
Kujtoni sa i madh ishte Zjarri
Secili mërdhezet e mos mërdhini
Kush në vrapim me dalë i pari

Isha fort i butë me më thanë Hyjní
Një trup i gurtë përmbi bregore
Isha fort i qetë me më thanë Njerí
I gjallë përjetë në zemra njerëzore

Luta tokë e qiell në shqip ligjërimin
Bota e kuptoi me gjuhën e vet
Malet u tundën e gjetën shpëtimin
Në Lumbardh e Drí shpirti ra i qetë.

15/01/2026

Në këtë moment të ndjeshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës, angazhimi im dhe thirrja ime është për unitet dhe reflektim të përbashkët për rrugën përpara. Secili prej nesh që mban përgjegjësi politike ka detyrimin të mos qëndrojë anash proceseve vendimtare për të ardhmen e LDK-së. Vetëm me qetësi, pjekuri politike dhe gjithëpërfshirje mund ta rikthejmë besimin e qytetarëve dhe ta kthejmë LDK-në në shërbim të Kosovës.

Statuti i LDK-së është i qartë. Në rast dorëheqjeje të Kryetarit të LDK-së, Kuvendi i LDK-së thirret për t’u njoftuar zyrtarisht për këtë dorëheqje. Pas këtij akti të njoftimit, Kuvendi e zgjedh Kryetarin e ri të LDK-së. Kaq. Kështu ka ndodhur në vitin 2021. Çdo devijim nga kjo procedurë statutare është tendencë për ta shtyrë, relativizuar ose deformuar përgjegjësinë politike të lidershipit të LDK-së.

Standardi i dorëheqjes pas rezultatit të dobët zgjedhor është vendosur në vitin 2021. Ky standard është përqafuar dhe promovuar me këmbëngulje nga vetë z. Abdixhiku. Prandaj, çdo përpjekje për ta shmangur sot këtë standard është në kundërshtim të hapur me parimet që vetë lidershipi aktual i ka shpallur si vlera udhëheqëse.

Pas rezultatit tejet të dobët të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, askush nuk mund ta mohojë se LDK-së i nevojitet lidership i ri dhe, më pas, riorganizim në të gjitha nivelet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Besimi i qytetarëve në LDK është dëmtuar dhe ai nuk mund të rikthehet pa një akt të qartë përgjegjësie dhe pa një proces të sinqertë reformimi.

LDK-ja ka potencial të jashtëzakonshëm politik, njerëzor dhe programor. Ky potencial duhet të vihet në shërbim të interesave të shtetit dhe të qytetarëve përmes një reformimi të thellë, gjithëpërfshirës, transparent dhe statutar.

Për këtë arsye, në takimin konsultativ të para dy ditëve kam paralajmëruar qartë se, nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i takon dhe nuk hapet rruga për një reformim të tillë, do të pasojë dorëheqja ime nga organet drejtuese të LDK-së. Ky nuk është akt emocional, por një qëndrim politik parimor në mbrojtje të statutit, standardeve dhe identitetit politik të LDK-së.

Të gjithë ne që kemi përgjegjësi politike para elektoratit të LDK-së kemi për obligim të sigurojmë një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe statutar të zgjedhjes së lidershipit të ri të LDK-së. Secili nga ne, përfshirë anëtarët e Kryesisë, të Këshillit të Përgjithshëm, kryetarët e degëve dhe delegatët e Kuvendit të LDK-së, kemi përgjegjësi për t’i dhënë LDK-së drejtimin e duhur.

15/01/2026

Akademi Përkujtimore në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.

FTESË

Nën përkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.

Akademia Përkujtimore do të mbahet më 21 janar (e mërkurë), në ora 11:00, në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë, në Prishtinë.

14/01/2026

Lidhja Demokratike e Kosovës si në fitore, ashtu edhe në humbje, ka ndërtuar dhe zbatuar standarde

Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së, mbi parimin se kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme.

Ky veprim nuk është personal dhe as emocional, por respektim i standardit politik që LDK-ja vetë e ka ndërtuar ndër vite.

Përtej rezultatit të dobët zgjedhor të LDK-së, sfida kryesore për Republikën e Kosovës mbetet rreziku i përqendrimit të pushtetit absolut te një parti politike, te një person i cili, që pesë vite ka dëshmuar se interesin personal dhe atë partiak e ka para interesit të Kosovës.

LDK-ja kurrë s’ka qenë dhe as sot nuk është vetëm një parti politike; ka qenë, është dhe do të mbetet mbrojtëse e shtetit dhe e institucioneve, mbrojtëse e Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë, por kjo bëhet e mundshme vetëm kur ne vëmë LDK-në para interesit personal dhe Kosovën para interesit politik partiak.

Pas rezultateve të 28 dhjetorit, lidershipi dhe organet e partisë kanë humbur legjitimitetin prandaj duhet zgjedhje të brendshme. Zgjedhjet e brendshme në LDK janë të domosdoshme dhe nga situata ku gjendemi nuk na shpëton asnjë proces tjetër.

Edhe njëherë, falënderoj 126 mijë e 102 qytetarë që kanë votuar LDK-në dhe 57 mijë e 153 gra e burra që më kanë besuar angazhimin tim politik.

Do të vazhdoj të punoj për LDK-në dhe për interesin e vendit, si deputete e zgjedhur në mandatin tim të shtatë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, brenda Grupit Parlamentar të LDK-së.

LDK-ja ka nevojë për reflektim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen, sepse e fortë i duhet Kosovës.

Hykmetja ✌️

12/01/2026

"KRISMA QË VRAU SHPRESËN NË SHTËPINË E VET..." 🕊️
​Shtator, 1998.
Në ato netë të ftohta lufte, kur Kosova po digjej e tëra dhe sytë i kishte kthyer nga vëllezërit, një krismë e pabesë në zemër të shqiptarisë na e këputi shpirtin dysh. U vra Kolonel Ahmet Krasniqi.
​Nuk ra në fushëbetejë, nuk ra nga plumbi i huaj... ra nga ajo dorë që nuk do t'ia falim kurrë historisë. E vranë aty ku ai kërkoi besë e strehë, aty ku po thurte ëndrrën për një ushtri të madhe e të bashkuar.
​O Kolonel,
Sa rëndë peshon heshtja jote sot! Të vranë trupin për të na lënë pa udhëheqës, na lanë jetimë mu në prag të lirisë, atëherë kur zëri yt ishte udhërrëfyesi ynë i vetëm.
​Të goditën në errësirë se nuk ta përballonin dot dritën e burrërisë. Por nuk e ditën se duke të vrarë Ty, të bënë të pavdekshëm. Sot, ti nuk je vetëm një emër, je dhimbja që na pikon në çdo përvjetor.
​Pusho i qetë në gjirin e kësaj t**e që e deshe deri në flijim. Gjaku yt është liria jonë. Lavdi e përjetshme, Legjenda e Ushtrisë sonë! 🇽🇰🇦🇱

11/01/2026

Në 27-vjetorin e vrasjes së Heroit Enver Maloku, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kujton dhe nderon jetën dhe veprën e njërit prej themeluesve të fjalës së lirë në Kosovë.

“Enver Maloku ishte patriot i madh, veprimtar i palodhur i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci dhe një nga figurat më të rëndësishme të publicistikës kosovare. Si themelues i Qendrës për Informim të Kosovës, ai hapi një dritare të fuqishme informimi në kohën e errësirës së madhe, duke e bërë të vërtetën e Kosovës zë që dëgjohej në mbarë botën. Përmes shkrimeve dhe lajmeve të tij, Maloku denoncoi dhunën, masakrat, gjenocidin dhe eksodin e popullit të Kosovës.

Më 11 janar 1999, ai u vra pranë banesës së tij në Prishtinë, në moshën 45-vjeçare. Ndonëse nuk arriti ta përjetojë lirinë për të cilën punoi gjithë jetën, vepra e tij mbeti themel i fuqishëm i saj dhe trashëgimi e përhershme për brezat që gëzojnë sot këtë liri.

Enver Maloku ka lënë gjurmë të pashlyera si burrë i guximshëm, gazetar idealist i një bote të lirë e pa censurë, intelektual i rrallë dhe veprimtar i patrembur. LDK, familja dhe bashkëveprimtarët vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të vrasjes së tij, e cila mbetet plagë e hapur për shoqërinë.

Sot nuk kujtohet vetëm njeriu që dha gjithçka për Kosovën, por edhe idealet e tij që mbeten udhërrëfyes për të ardhmen, besimi në lirinë e shprehjes, në fuqinë e fjalës dhe në mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Enver Maloku!”

04/01/2026

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RTV Zëri i Rugovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to RTV Zëri i Rugovës:

Shortcuts

Share