Kosova Online

Kosova Online Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kosova Online, Media/News Company, Sheshi Nëna Terezë, Pristina.

Samedin Jashari: LAMTUMIRË, TETA FLORA… 🕊️❤️Ka disa njerëz që nuk i thërret thjesht me emër… i thërret me një fjalë që m...
15/09/2026

Samedin Jashari: LAMTUMIRË, TETA FLORA… 🕊️❤️

Ka disa njerëz që nuk i thërret thjesht me emër… i thërret me një fjalë që mbart brenda saj dashuri, respekt dhe një jetë të tërë kujtimesh.

Për mua, ti ke qenë gjithmonë Teta Flora.

Që nga mosha 12-vjeçare të kam thirrur kështu. Sot, pas kaq shumë vitesh, unë jam rritur, jam bërë burrë, kam kaluar shumë në jetë… por përballë emrit tënd, përsëri mbetem ai djali që të thërriste Teta Flora.

Sot më dhemb zemra, sepse po shkruaj për ty në kohën e shkuar. Por nuk dua të them se ti vdiqe… sepse njerëz si ti nuk ikin kurrë plotësisht.

Ti le pas kujtime.
Le pas njerëz që të deshën.
Le pas gjurmë.
Le pas një histori që nuk fshihet.

Dhe sa herë që do të përmendet emri yt, në zemrën time do të dëgjohet e njëjta fjalë:

Teta Flora…

Nga Prekazi i Drenicës, po të them lamtumirë me mall e me lot në sy.

Faleminderit për çdo kujtim, për çdo fjalë dhe për çdo moment që mbeti në jetën time.

U prehsh në paqe, Teta Flora. 🕊️

Ti u largove nga kjo botë,
por nga zemra ime nuk do të largohesh kurrë.

Samedin Jashari
Prekaz, Drenicë 🇦🇱

13/09/2026

Kandidati nga radhët e PDK-së, Besim Hoxha, reagon në profilin e tij në Facebook:
“Kush janë kriminelët dhe kush janë heronjtë tanë.

Të bashkohemi të gjithë shqiptarët, se kështu jemi ma të fortë!” 🇦🇱✊❤️

Ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Rrahman Rama, Rrustem Mustafa dhe Shukri Buja janë mbledhur sonte në D...
13/09/2026

Ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Rrahman Rama, Rrustem Mustafa dhe Shukri Buja janë mbledhur sonte në Drenicë tek Sami Lushtaku, vetëm 72 orë para vendimit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ky takim ende nuk dihet për çfarë qëllimi është bërë, ndërsa po ndodhë vetëm 1 ditë pas protestës së qytetarëve të Kosovës në Prishtinë ku u kërkua liri për çlirimtarët.

KUJDESI PROFESIONAL TANI MË PRANË JUSHNëse po kërkoni kujdes gjinekologjik profesional, nuk keni nevojë të bëni kilometr...
05/09/2026

KUJDESI PROFESIONAL TANI MË PRANË JUSH

Nëse po kërkoni kujdes gjinekologjik profesional, nuk keni nevojë të bëni kilometra, të prisni në kolona apo të udhëtoni deri në Prishtinë.

Dr. Linda vjen tek ju qe 6 vite , në Skënderaj.

Përvoja e saj e përditshme në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, puna akademike dhe angazhimi shkencor, janë tashmë pranë jush në:

🏥 Ordinanca Gjinekologjike Obstetrike “Dr. Linda” – Skënderaj
📍 Rr. Gjergj Fishta nr. 7, në afërsi të shesh*t “Adem Jashari”, përballë gjimnazit.

🏥 “Human+ “– Prishtinë
📍 Rruga B

📞 Kontakti: +383 44 477 518
📧 Email: [email protected]
Facebook: Ordinanca Gjinekologjike Obstetrike “Dr.Linda”

Më pak rrugë. Më shumë kohë për veten. Kujdes profesional, pranë jush.
Kush është Dr. Linda?

Ass. Dr. Lindita Ibrahimi Veliu, PhD është specialiste e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Doktore e Shkencave të Mjekësisë dhe pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i përfundoi në vitin 2010, me notë mesatare 9.47. Specializimin në Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në vitin 2019, ndërsa në vitin 2023 fitoi gradën Doktor i Shkencave të Mjekësisë – Mjekësi Klinike (PhD) në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 2021, Dr. Lindita Ibrahimi Veliu punon si mjeke specialiste në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku është e angazhuar në diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin gjinekologjik e obstetrik të pacienteve.

Paralelisht me angazhimin në QKUK, ajo ushtron profesionin edhe në Ordinancën Gjinekologjike Obstetrike “Dr. Linda” në Skënderaj, si dhe është e angazhuar në “Human+” në Prishtinë, duke ofruar kujdes të individualizuar për shëndetin e gruas, kontrolle gjinekologjike, diagnostikim dhe trajtim, si dhe përcjellje profesionale të shtatzënisë.

🎓 Përvoja e saj akademike përfshin angazhimin në mësimdhënie në Fakultetin e Mjekësisë, fillimisht në Histologji me Embriologji, Farmakologji e më pas në Gjinekologji dhe Obstetrikë. Që nga viti 2020 është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë, duke kontribuar në edukimin dhe formimin profesional të studentëve të mjekësisë.

🔬 Krahas punës klinike dhe akademike, Dr. Ibrahimi Veliu është e angazhuar në kërkime shkencore, veçanërisht në obstetrikë, komplikimet e shtatzënisë, çrregullimet hipertensive dhe preeklampsinë. Është autore dhe bashkautore e punimeve shkencore dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore ndërkombëtare.

🌍 Formimi i saj profesional përfshin edhe trajnime ndërkombëtare, ndër të tjera pranë Universitätsmedizin Mannheim në Gjermani.

Mjeke specialiste. Akademike. Hulumtuese.
Me një angazhim profesional që bashkon përvojën klinike, dijen akademike dhe shkencën, në shërbim të shëndetit të gruas.

P.S.Dr. Linda është e lindur në Vushtrri, e martuar me Liridon Veliun nga Polaci i Skënderajt i cili është profesor në Fakultetin e Ekonomisë UP dhe është nënë e dy fëmijeve Ari dhe Artit.

Shkruan djali i Heroit, Samedin (Sherif) JashariPrekazi nuk është vetëm një vend në hartën e Kosovës. Prekazi është kujt...
27/08/2026

Shkruan djali i Heroit, Samedin (Sherif) Jashari

Prekazi nuk është vetëm një vend në hartën e Kosovës. Prekazi është kujtesë, është qëndresë, është gjak dhe sakrificë. Është vendi ku u rritën burra që nuk iu përkulën kurrë pushtuesit dhe që e deshën lirinë më shumë se jetën.

Në mesin e atyre burrave ishte edhe babai im, Sherif Jashari (10.11.1951 – 07.03.1998).

Babai im lindi dhe u rrit në Prekaz, në një familje me tradita dhe edukatë atdhetare. Që i ri u përball me padrejtësitë e regjimit serb. Punoi në Kombinatin “Trepça”, por pas masave të dhunshme të vitit 1990 e la punën në shenjë proteste. Për të mbajtur familjen, punoi për disa vite në Slloveni, por zemra e tij mbeti gjithmonë në Kosovë.

Ai ishte pjesëmarrës në demonstratat e viteve 1989–1990, bashkë me Adem dhe Hamëz Jasharin dhe shumë bashkëvendas të tjerë. Për veprimtarinë e tij atdhetare u përndoq dhe u mor në pyetje nga sigurimi serb.

Kur Kosova kishte më së shumti nevojë për bijtë e saj, babai im u kthye nga Sllovenia në vendlindje. Nuk mund të qëndronte larg familjes, Prekazit dhe njerëzve të tij.

Më 22 janar 1998, kur u sulmua shtëpia e Adem Jasharit, ai ishte ndër të parët që mori armën dhe doli në mbrojtje të familjes Jashari.

Më pas mori pjesë edhe në luftime në Çirez, Likoshan,dhe në vende të tjera, krah për krah me luftëtarët e lirisë.

Por 5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998 do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e familjes sonë dhe të mbarë Kosovës.

Babai im, Sherif Jashari, qëndroi në Prekaz dhe luftoi deri në fund. Me armën në dorë, përballë forcave serbe, ai nuk u dorëzua. Ra heroikisht më 7 mars 1998, bashkë me shumë anëtarë të familjes dhe bashkëluftëtarë.

Unë sot nuk e kujtoj vetëm si babanë tim. E kujtoj si një burrë që zgjodhi të qëndrojë kur shumëkush do të kishte zgjedhur të largohej. E kujtoj si një njeri që e dinte se liria kishte një çmim dhe ishte i gatshëm ta paguante atë me jetën e tij.

Jam krenar që jam djali i tij.

Por krenaria ime nuk është vetëm për mbiemrin që mbaj. Është për amanetin që ai dhe gjithë dëshmorët e lirisë na lanë.

Babai im ra për Kosovën. Ne që mbetëm gjallë kemi detyrimin ta ruajmë kujtimin, sakrificën dhe të vërtetën e tij.

Lavdi e përjetshme Heroit Sherif Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Prekazit e të Kosovës! 🇽🇰

Samedin Sherif Jashari
Djali i Heroit Sherif Jashari

08/08/2026

Respekte për UÇK-në👏!

✍🏻Dr. Dafina Krasniqi – DermatologeAknet, një problem i zakonshëm i lëkurës: Shkaqet, faktorët ndikues dhe mënyrat e tra...
31/07/2026

✍🏻Dr. Dafina Krasniqi – Dermatologe

Aknet, një problem i zakonshëm i lëkurës: Shkaqet, faktorët ndikues dhe mënyrat e trajtimit

Aknet janë ndër problemet më të shpeshta dermatologjike, të cilat prekin një numër të madh të njerëzve, veçanërisht gjatë periudhës së adoleshencës, por edhe në moshat e tjera.

Ndryshimet hormonale, stresi, mënyra e ushqyerjes, faktorët gjenetikë dhe përdorimi i produkteve jo të përshtatshme kozmetike mund të ndikojnë në shfaqjen dhe përkeqësimin e akneve.

Dermatologia,shpjegon shkaqet kryesore të akneve, ndikimin e hormoneve, ushqimit dhe kozmetikës, si dhe mënyrat më të mira për trajtim dhe parandalim.

Çfarë roli ka shtresa yndyrore e lëkurës në mbrojtjen nga faktorët e jashtëm?

Dr. Dafina Krasniqi:
Në lëkurën tonë ekziston një shtresë mbrojtëse yndyre e cila shërben si barrierë ndaj faktorëve të jashtëm. Disa persona, për shkak të faktorëve gjenetikë, kanë prodhim më të madh të yndyrës në lëkurë.

Në cilat pjesë të trupit shfaqet më shpesh yndyra e tepërt?

Dr. Krasniqi:
Yndyra e tepërt vërehet më së shumti në fytyrë, shpinë dhe pjesën e sipërme të gjoksit. Sekretimi i tepërt i yndyrës mund të shkaktojë bllokimin e poreve. Fillimisht shfaqen komedonet, të njohura si pika të zeza ose pika të bardha, dhe më pas mund të zhvillohen aknet.

Pse aknet janë më të shpeshta gjatë pubertetit?

Dr. Krasniqi:
Aknet janë shumë të zakonshme gjatë pubertetit dhe lidhen kryesisht me ndryshimet hormonale që ndodhin në këtë periudhë të jetës. Rritja e aktivitetit hormonal ndikon në gjëndrat dhjamore dhe rrit prodhimin e yndyrës në lëkurë.

A prekin aknet vetëm adoleshentët?

Dr. Krasniqi:
Jo. Edhe pse adoleshentët preken më shpesh, aknet mund të shfaqen edhe tek të rriturit. Shkaqet nuk janë gjithmonë të dukshme dhe shpesh lidhen me procese që ndodhin brenda organizmit.

Yndyra e tepërt në lëkurë, bllokimi i poreve, bakteret dhe inflamacioni krijojnë një proces zinxhir që çon në formimin e akneve, të cilat në disa raste mund të jenë kronike.

Si ndikojnë çrregullimet hormonale në krijimin e akneve?

Dr. Krasniqi:
Çrregullimet hormonale, stresi, kequshqyerja, duhani dhe cikli menstrual tek gratë mund të ndikojnë në shfaqjen e akneve.

Tek gratë, problemet hormonale apo çrregullimet me vezoret mund të shfaqen fillimisht përmes problemeve me lëkurën. Në këto raste rekomandohet kontrolli tek dermatologu dhe gjinekologu.

A mund të shkaktojnë akne produktet kozmetike të papërshtatshme?

Dr. Krasniqi:
Po. Produktet kozmetike jo të përshtatshme mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë përkeqësim të akneve.

Duhet pasur kujdes me produktet që ruhen në kushte jo të përshtatshme, veçanërisht ato të ekspozuara në diell ose jashtë afatit të përdorimit. Kursimi në blerjen e produkteve të pasigurta mund të sjellë probleme më të mëdha dhe shpenzime më të larta për trajtim.

A ndikon ushqimi në shfaqjen ose përkeqësimin e akneve?

Dr. Krasniqi:
Po. Ushqimet me indeks të lartë glicemik, sheqernat, karbohidratet e rafinuara, qumështi i lopës dhe produktet e tij, ushqimet e skuqura dhe ato të procesuara mund të ndikojnë në rritjen e inflamacionit dhe prodhimin e yndyrës në lëkurë.

Gjithashtu, mungesa e vitaminave dhe mineraleve, konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe pijeve të gazuara mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e lëkurës.

Si mund të parandalohen aknet?

Dr. Krasniqi:
Një ushqyerje e shëndetshme, konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe kujdesi i përditshëm për lëkurën janë shumë të rëndësishme.

Duhet të përdoren produkte të përshtatshme për tipin e lëkurës, sidomos për fytyrat me yndyrë, në mënyrë që të ruhet balanca e lëkurës.

Cili është roli i trajtimeve dermatologjike?

Dr. Krasniqi:
Trajtimi duhet të përcaktohet gjithmonë nga dermatologu, pasi çdo lëkurë ka nevoja të ndryshme.

Duhet të shmangen produktet që përmbajnë vajra të rëndë ose vajra esencialë që mund të bllokojnë poret. Gjithashtu përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit është shumë i rëndësishëm për të parandaluar shtimin e njollave pas akneve.

Pse janë të rëndësishme analizat para fillimit të trajtimit?

Dr. Krasniqi:
Para fillimit të mjekimit duhet të kemi një pasqyrë të gjendjes së pacientit dhe, kur është e nevojshme, të kryhen analiza laboratorike.

Antibiotikët mund të përdoren në trajtimin e akneve, qoftë në formë lokale apo nga goja, por gjithmonë sipas rekomandimit dhe kontrollit të dermatologut.

Këshilla e dermatologes:
Mos i trajtoni aknet vetëm si një problem estetik. Ato mund të jenë shenjë e faktorëve të ndryshëm që kërkojnë vlerësim profesional. Konsultimi me dermatologun ndihmon në zgjedhjen e trajtimit të duhur dhe ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

🎤🔥 Prishtina bëhet gati për një natë të paharrueshme me zërin e Bujar Gash*t! 🔥Të mërkurën, më 29 korrik, duke filluar n...
27/07/2026

🎤🔥 Prishtina bëhet gati për një natë të paharrueshme me zërin e Bujar Gash*t! 🔥

Të mërkurën, më 29 korrik, duke filluar nga ora 20:30, ju mirëpresim në ambientin fantastik të “Le’ Andre” – Prishtinë, për një mbrëmje plot muzikë, emocione dhe atmosferë verore.

🎶 Ritme të bukura, këngë të zemrës dhe energji që do ta mbajë publikun në këmbë gjatë gjithë natës!

Gurbetçarë dhe të gjithë adhurues të muzikës, mos e humbisni këtë takim të veçantë me një nga zërat më të kërkuar.

❤️🎤 Ejani, këndojmë dhe festojmë së bashku!
🔥 Një atmosferë që do të mbetet gjatë në kujtesë!

✍🏻Dr. Rrustem MusajSpecialist i Biokimise KlinikeKush garanton cilesine e analizave laboratorike?Shume njerez mendojne s...
25/07/2026

✍🏻Dr. Rrustem Musaj
Specialist i Biokimise Klinike

Kush garanton cilesine e analizave laboratorike?

Shume njerez mendojne se aparaturat i bejne te gjitha.

Ne realitet, aparaturat jane vetem nje pjese e procesit.

Pas tyre qendron Specialisti i Biokimise Klinike, i cili udheheq dhe mbikqyr procesin laboratorik sipas standardeve te larta profesionale. Ai siguron kontrollin e cilesise, monitoron performancen e metodave analitike, mbikqyr kalibrimet dhe verifikon besueshmerine e rezultateve para raportimit.

Nje rezultat laboratorik i sakte nuk eshte rastesi.

Ai eshte rezultat i dijes, pervojes dhe pergjegjesise profesionale.

Address

Sheshi Nëna Terezë
Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosova Online posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share