Rrjeti

Rrjeti Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Rrjeti, News & Media Website, Sami Plakolli, Pristina.

Rrjeti është një portal i pavarur i lajmeve me qendër në Prishtinë, i themeluar në mars 2020 me një mision të qartë për të sjellë informacione profesionale dhe transparente.

13/12/2025

👇🏻

13/12/2025

Shkupi e përçon mesazhin për lirimin e liderëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë

13/12/2025

Deklaratë e fuqishme e Bedri Hamzës për rritje të pagave👇🏻

Mijëea qytetarë në Shkup për të kërkuar drejtësi për liderët në Hagë
13/12/2025

Mijëea qytetarë në Shkup për të kërkuar drejtësi për liderët në Hagë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, më 13.12.2025, rreth orës 08:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas Zja...
13/12/2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, më 13.12.2025, rreth orës 08:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas Zjarrfikësve të Suharekës, aksidenti ka ndodhur në të njëjtin vend ku dje, më 12.12.2025, ndodhi aksidenti me fatalitet. Sipas Policisë së Kosovës, në aksidentin e sotëm janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.

Pitbulli i familjes i mori jetën djalit 2-vjeçar shqiptar – rrëfimi rrëqethës i nënës: “Për 30 sekonda, më u shua bota…”...
13/12/2025

Pitbulli i familjes i mori jetën djalit 2-vjeçar shqiptar – rrëfimi rrëqethës i nënës: “Për 30 sekonda, më u shua bota…”

Një tragjedi që ka tronditur jo vetëm Greqinë, por edhe mbarë opinionin publik. Pak ditë më parë, një vogëlush shqiptar vetëm 2 vjeç humbi jetën në mënyrën më të tmerrshme, pasi u sulmua për vdekje nga qeni pitbull i familjes, në oborrin e shtëpisë së tyre.

Nëna e fëmijës, shtetase angleze, ka folur me lot në sy dhe zë të thyer për mediat britanike, duke përshkruar momentet e fundit të jetës së të birit, Leon. Ajo tha se gjithçka ndodhi në më pak se 30 sekonda fatale që iu kthyen jetës në një makth pa kthim.

Ajo dyshon se të shtënat e gjuetarëve dhe bilbilat në pyllin pranë shtëpisë mund ta kenë alarmuar qenin, duke e bërë atë të sulmojë papritur vogëlushin.

Mes dhimbjes që s’mund të përshkruhet me fjalë, nëna rrëfen:

“Im bir ishte ëndrra e çdo nëne. Fëmija më i dashur që mund të imagjinoni. Leon ishte gjithmonë me buzëqeshje, nuk ndalonte kurrë së qeshuri. Ishte drita e jetës sonë. Ai i donte kafshët më shumë se gjithçka… ne kemi mace, qen, kuaj… dhe ky qen nuk kishte shfaqur kurrë asnjë shenjë agresiviteti.

Qeni qëndronte pranë djalit, e lëpinte, e linte ta përkëdhelte. Ne hymë vetëm për pak sekonda në shtëpi për të lënë ushqimet… Leon doli të takonte qenin… dhe në ato 30 sekonda, gjithçka mbaroi.

Qeni e kafshoi vetëm një herë… por ajo kafshë ishte fatale. E morëm djalin me makinë në emergjencë drejt spitalit… mjekët bënë gjithçka, por ishte tepër vonë. Na thanë se nuk mund të mbijetonte.

Pas pak javësh, ai do të mbushte 2 vjeç…”

Sot, në atë shtëpi nuk ka më të qeshura fëmijësh. Ka vetëm heshtje, dhimbje dhe një plagë që s’do të mbyllet kurrë. Një fëmijë që shihte jetën si lojë, u shua brenda pak sekondash nga një fat mizor.

Leon engjëlli i vogël që u largua shumë herët.

E rëndë: Gjendet pa shenja jete 29 vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ishte me grip ditë më parëNjë ngjarje e rëndë ësht...
13/12/2025

E rëndë: Gjendet pa shenja jete 29 vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ishte me grip ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e djeshme në Prishtinë, ku një grua e re është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në rrugën “Ismet Jashari”, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informatave të para, rreth orës 15:00 Policia ka pranuar njoftim për një person të dyshuar të vdekur. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur G. Sh, rreth 29-vjeçare të shtrirë në tokë. Në lokacion ka intervenuar edhe ekipi i emergjencës, i cili ka konstatuar vdekjen e saj.

Burimet bëjnë të ditur se viktima dyshohet se kishte qenë me grip disa ditë më parë dhe kishte marrë tretman mjekësor në shtëpi. Në vendngjarje është intervistuar edhe një familjare e saj, e cila ka dhënë deklaratë lidhur me gjendjen shëndetësore të së ndjerës ditët e fundit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë për ekzaminim të mëtejmë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota që çuan në këtë rast tragjik.

Vdes edhe personi i dytë në aksidentin në rrugën “Ibrahim Rugova”Gruaja e lënduar rëndë nga aksidenti me fatalitet sot n...
12/12/2025

Vdes edhe personi i dytë në aksidentin në rrugën “Ibrahim Rugova”

Gruaja e lënduar rëndë nga aksidenti me fatalitet sot në Autostradën “Ibrahim Rugova” nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në QKUK.

Fillimisht, viktima ishte dërguar në spitalin e Prizrenit, por për shkak të gjendjes së rëndë, është vendosur të transferohet në Prishtinë.

Fatkeqësisht në Klinikën Emergjente, e njëjta është dërguar pa shenja jete.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendren Emergjente pa shenja jete”, është shprehur ai.Edhe Shefajet Berisha nga Spitali i Prizrenit bëri të ditur për Klankosova. tv se gjendja e tashmë të ndjerës ka qenë e rëndë.

Bedri Hamza zotohet për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës
12/12/2025

Bedri Hamza zotohet për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell.IHK njofton...
11/12/2025

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 9 deri në 12 gradë.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Leposaviq
10/12/2025

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Leposaviq

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën pasdite në rrugën nacionale N223 në Leposaviq, ku janë përfshirë dy automjete me ngasës meshkuj kosovarë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20. Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe ...

Një banesë është përfshirë nga zjarri sot në orët e mëngjesit në lagjen Kodra e Diellit në Prishtin.Lajmin e konfirmoi p...
10/12/2025

Një banesë është përfshirë nga zjarri sot në orët e mëngjesit në lagjen Kodra e Diellit në Prishtin.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.

Deri në këto momente nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa po ashtu nuk janë konfirmuar ende dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri.

Telegrafi po ashtu ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigjeje. /Telegrafi/

Address

Sami Plakolli
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rrjeti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Rrjeti:

Share