26/03/2021
VDES aktori i mirënjohur Rasim Thaqi- Cima.
Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore kohëve të fundit ku gjatë qëndrimit të tij në spital ai njoftoi për gjendjen e tij të rënduar.
POSTIMI I PLOTË i tij 5 ditë më parë.
"Po lajmërohem pas një jave të vështirë !
Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.
Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy.
I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.
Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.
Ju lutem respektoni masat sa më shumë.
Me respekt Cima 🤚
P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)"
------------