Informim

Informim Faqja Informim sjell informacione te zgjedhura, te verifikuara si te verteta dhe te bazuara ne burime te besueshme!

Osmanin: Procesi për shkarkimin e kryetarit të partisë, z.Abdixhiku, ka qenë i panevojshëm----------Ish-presidentja e Ko...
14/08/2026

Osmanin: Procesi për shkarkimin e kryetarit të partisë, z.Abdixhiku, ka qenë i panevojshëm
----------
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Adresa” ka folur për situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ndarjet që janë shfaqur në këtë parti.

E pyetur nga gazetari Arben Ahmeti nëse ndarja brenda LDK-së është ende evidente, Osmani ka thënë se procesi për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, ka qenë i panevojshëm dhe se e ka dëmtuar LDK-në.

“Kuvendi për shkarkimin e Abdixhikut për mua jo vetëm i panevojshëm, por një proces që me të vërtetë e ka dëmtu LDK-në si parti, jo individin, sepse LDK-ja mund t’i japë Kosovës shumë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se nuk e ka përkrahur procesin për shkarkimin e Abdixhikut, por përkundrazi, ka mbështetur atë që ai ta përfundojë me sukses mandatin e tij në krye të partisë.

“Prandaj as nuk e kam përkrahur, përkundrazi e kam përkrahur zotëri Abdixhikun që ta përfundojë mandatin e tij me sukses”, ka thënë ish-presidentja Osmani.

Barcelona shmang pagesën prej 18 milionë eurosh ndaj Manchester Cityt me një manovër në marrëveshjen për Ferran Torres--...
14/08/2026

Barcelona shmang pagesën prej 18 milionë eurosh ndaj Manchester Cityt me një manovër në marrëveshjen për Ferran Torres
-------------
Barcelona është pranë sh*tjes së Ferran Torres te Paris Saint-Germain, ndërsa mënyra se si është strukturuar marrëveshja pritet t’i kursejë klubit katalanas deri në 18 milionë euro që, në rrethana të tjera, do t’i takonin Manchester Cityt.

Sipas The Athletic, Barcelona dhe PSG kanë arritur marrëveshje për një transferim me vlerë rreth 50 milionë euro, pa bonuse shtesë.

Marrëveshja do ta ribashkojë Ferran Torresin me ish-trajnerin e tij te kombëtarja e Spanjës, Luis Enrique.

Barcelona vendosi të mos ia vazhdojë kontratën

Ferran u shndërrua në një prej heronjve të Spanjës këtë verë, pasi shënoi golin vendimtar në kohën shtesë në fitoren 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026.

Megjithatë, Barcelona vendosi të mos ia vazhdojë kontratën, e cila skadon vitin e ardhshëm.

Ky vendim erdhi pavarësisht rolit të rëndësishëm të sulmuesit në sukseset e klubit sezonin e kaluar, kur ai realizoi 21 gola në 49 paraqitje.

Pse çmimi prej 50 milionë eurosh është i rëndësishëm?

Kur Barcelona e transferoi Ferran Torresin nga Manchester City në janar të vitit 2022 për 55 milionë euro plus 10 milionë euro në bonuse, në marrëveshje u përfshinë disa kushte shtesë.

Njëri prej tyre parashikonte se, nëse Barcelona do t’ia vazhdonte kontratën lojtarit, klubi katalanas do t’i paguante Manchester Cityt edhe 8 milionë euro.

Duke vendosur të mos e rinovojë kontratën e Ferranit, Barcelona shmang këtë detyrim.

Por ekziston edhe një tjetër klauzolë që shpjegon pse çmimi i marrëveshjes me PSG është vendosur në rreth 50 milionë euro.

Manchester City do të kishte të drejtë për një bonus shtesë prej 10 milionë eurosh nëse Ferran do të sh*tej për 55 milionë euro ose më shumë.

Duke e mbajtur çmimin e transferimit në 50 milionë euro, Barcelona qëndron nën pragun që do ta aktivizonte këtë pagesë.

Në total, Barcelona kursen 18 milionë euro

Pra, struktura e marrëveshjes i mundëson Barcelonës të shmangë dy pagesa potenciale ndaj Manchester Cityt:

8 milionë euro që do të aktivizoheshin në rast të rinovimit të kontratës së Ferranit;
10 milionë euro bonus nga rish*tja nëse transferimi do të arrinte të paktën 55 milionë euro.
Në total, bëhet fjalë për 18 milionë euro që Barcelona nuk do të jetë e detyruar t’ia paguajë ish-klubit të sulmuesit.

Ferran largohet pas 207 ndeshjeve me Barcelonën

Nëse transferimi te PSG përfundon, Ferran Torres do ta mbyllë aventurën e tij në Camp Nou pas më shumë se katër vitesh.

Në total, ai regjistroi 207 paraqitje për Barcelonën, duke realizuar 63 gola dhe 23 asistime.

Transferimi te Paris Saint-Germain do t’i japë 26-vjeçarit një kapitull të ri në karrierë dhe mundësinë për të punuar sërish me Luis Enriquen, ndërsa Barcelona jo vetëm që arkëton rreth 50 milionë euro, por falë strukturës së marrëveshjes shmang edhe detyrime të konsiderueshme financiare ndaj Manchester Cityt.

“E kam përcjell atë model” – Osmani për ish presidentin Rugova------------Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në em...
14/08/2026

“E kam përcjell atë model” – Osmani për ish presidentin Rugova
------------
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Adresa” ka folur për mënyrën e ushtrimit të detyrës së presidentit, duke thënë se ka besuar dhe ndjekur modelin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani ka deklaruar se ky model nënkupton një president aktiv në ushtrimin e kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë, pa ndërhyrë në kompetencat e Qeverisë.

“Ne kemi besu në modelin e presidentit Ibrahim Rugova, dhe atë model e kam përcjell unë, një model ku presidenti është aktiv, jo duke i marrë pushtete Qeverisë, por aktiv në pushtetet që ia ka përcaktu Kushtetuta, udhëheqja e politikës së jashtme dhe kompetencat e tjera”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar rëndësinë e respektimit të kompetencave kushtetuese të institucioneve, duke e veçuar rolin e presidentit në udhëheqjen e politikës së jashtme dhe përgjegjësitë e tjera që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës

Osmani për Kurtin: Mirë që e quan Abdixhikun mik, por para dy javësh e krahasonte me lider fisesh----------Ish-president...
14/08/2026

Osmani për Kurtin: Mirë që e quan Abdixhikun mik, por para dy javësh e krahasonte me lider fisesh
----------
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Adresa” ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot e cilësoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun si mik.

Osmani ka thënë se i vjen mirë që Kurti e quan Abdixhikun mik, por ka rikujtuar deklaratat e tij të mëhershme, kur e kishte krahasuar kreun e LDK-së me “lider fisesh”.

“Mua po më vjen mirë që po e quan kryetarin Abdixhiku mik kur para dy javësh e krahasonte me lider fisesh, dhe ky cilësim nga ana e tij nuk ishte i mirë, sepse këto cilësime ndaj krerëve, në këtë rast ndaj Abdixhikut, e dëmtojnë besimin dhe mundësinë për bashkëpunim”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka vlerësuar se deklaratat e tilla mund të ndikojnë në raportet ndërmjet liderëve politikë dhe në krijimin e mundësive për bashkëpunim

Sveçla: Nga 17 gushti, vendimet për shtetësi merren në lokacionin e ri------------Ministri në detyrë i Punëve të Brendsh...
14/08/2026

Sveçla: Nga 17 gushti, vendimet për shtetësi merren në lokacionin e ri
------------
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga e hëna, 17 gusht, qytetarët do t’i pranojnë vendimet për fitim, rifitim dhe humbje të shtetësisë me lirim në lokacionin e ri të zyrës, në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.

“Me qëllim që qytetarët të kenë kushte më të mira gjatë marrjes së shërbimeve, është shtuar edhe stafi mbështetës, me synim që të zvogëlohen radhët dhe koha e pritjes”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se nga janari deri në qershor të këtij viti, rreth 5,000 qytetarë kanë aplikuar për fitim, rifitim dhe humbje të shtetësisë me lirim.

“Shërbimet përkatëse mund të aplikohen edhe online përmes platformës e-Kosova, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më të qasshëm për qytetarët”, ka shkruar Sveçla.

“Mbetemi të përkushtuar që qytetarëve tanë t’u ofrojmë shërbime sa më efikase, të shpejta dhe të qasshme”, ka shtuar ai

Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë-------------Protesta e qytetarëve në Tiran...
14/08/2026

Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë
-------------
Protesta e qytetarëve në Tiranë vijon prej 76 ditësh, ndërsa këtë të premte iu bashkuan edhe shqiptarë të diasporës.

Me pankrata në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për t’u nisur më pas në marshim drejt Kryeministrisë.

Më pas, qytetarët vijuan marshimin përgjatë disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke ndjekur itinerarin e protestave të zhvilluara gjatë ditëve të mëparshme

“Do t’i shkatërrojmë të gjithë”, Lavrov kërcënon mbështetësit e Ukrainës-------------Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavr...
14/08/2026

“Do t’i shkatërrojmë të gjithë”, Lavrov kërcënon mbështetësit e Ukrainës
-------------
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se Rusia do t’i ashpërsojë veprimet ndaj gjithçkaje që, sipas Moskës, mbështet ushtarakisht Ukrainën nga Perëndimi.

Deklarata vjen në kohën kur lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në vitin e pestë, raporton Reuters,

Lavrov tha se Moska tashmë po ndërmerr veprime për të goditur mbështetjen perëndimore për Kievin, ndërsa akuzoi ShBA-në për përfshirje të thellë në sulmet ukrainase ndaj objektivave brenda territorit rus, përfshirë përmes të dhënave të inteligjencës.

Sipas tij, Rusia i ka dërguar pyetje Departamentit amerikan të Shtetit për këto pretendime dhe është në pritje të një përgjigjeje nga Washingtoni.

Lavrov nuk dha sinjale për një ndalje të menjëhershme të luftimeve, ndërsa Moska vazhdon të kundërshtojë propozimet për armëpushim që nuk shoqërohen me një zgjidhje më të gjerë të konfliktit

Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive-----------------Usht...
14/08/2026

Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive
-----------------
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, i ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim të përbashkët të martën, në ora 09:00 në Presidencë.

Takimi, sipas ftesës që Haxhiu ua dërgoi partive politike, është thirrur “në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”.

Për Haxhiun, e cila po e ushtron detyrën e shefes së shtetit, kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nevojën të thoshte sot se “nuk është duke u kënaqur” në atë karrige.

Kurti tha se Haxhiu është “shumë e angazhuar dhe e interesuar” që të zgjidhet Presidenti i ri, si për të paralajmëruar këtë lëvizje nga ajo.

“E kemi edhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila është shumë e angazhuar dhe e interesuar që kjo të marrë fund. Albulena nuk është një person e cila është duke u kënaqur në pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes. Ajo është shumë e interesuar që këtë ta marrë një figurë unifikuese, për të cilën merremi vesh të gjithë ne bashkë”, tha ai.

Vetë Kurti po ashtu sot tha se me partitë synon të diskutojë për emrat e kandidatëve potencialë, edhe pse nuk ka pasur shumë fat me ftesat përveç Abdixhikut, i cili dje po ashtu njoftoi se LDK do të qëndrojë në opozitë. Kurti mirëpriti gatishmërinë e Kurtit për të biseduar për një President konsensual.

“Duhet të takohemi, njëmend të flasim për karakteristikat e figurës presidenciale, por përbesë duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë. A më së shumti humbim kohë duke shkuar në zgjedhje”, tha Kurti.

Por, gazetarëve që insistuan nuk ua tha ndonjë emër.

“Tash më kurseni që unë t’ua them juve emrat, sepse, siç e dini, emrin që e përmendi unë, po ia vënë vulën time, ndërkohë që ato personalitete janë të shquara në shoqërinë tonë. në popullin tonë, dhe unë kërkoj që sa më parë të ulemi me Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin”, tha ai.

Stamford Bridge mund të presë ndeshje të Champions League, edhe pse Chelsea nuk luan në Evropë___________Edhe pse Chelse...
14/08/2026

Stamford Bridge mund të presë ndeshje të Champions League, edhe pse Chelsea nuk luan në Evropë
___________
Edhe pse Chelsea nuk do të marrë pjesë në Champions League këtë sezon, stadiumi i klubit londinez, Stamford Bridge, mund të presë gjithsesi ndeshje të kompeticionit më prestigjioz evropian.

Chelsea e mbylli sezonin e kaluar në vendin e 10-të dhe, si rezultat, nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në asnjë nga kompeticionet e UEFA-s – Champions League, Europa League apo Conference League.

Në këtë sezon, Arsenali është i vetmi klub londinez që merr pjesë në një nga këto tri gara evropiane, ndërsa Liverpool, Manchester City, Aston Villa dhe Manchester United përfaqësojnë Premier League në Champions League.

Ndërkohë, Bournemouth, Sunderland dhe Crystal Palace do të luajnë në Europa League, kurse Brighton është skuadra e vetme angleze në Conference League.

Megjithatë, Stamford Bridge mund të ketë ende net Champions League.

Shakhtar Donetsk zgjedh Stamford Bridge si stadium të preferuar

Kampionët e Ukrainës, Shakhtar Donetsk, kanë identifikuar Stamford Bridge si opsionin e tyre të preferuar për t’i zhvilluar ndeshjet evropiane si vendas gjatë këtij sezoni.

Shakhtar është detyruar prej vitesh të luajë larg stadiumit të tij, Donbas Arena, për shkak të konfliktit që nisi në rajonin e Donetskut në vitin 2014.

Që atëherë, klubi ukrainas ka zhvilluar ndeshje të kampionatit vendas në qytete të tjera si Kyiv dhe Lviv, ndërsa ndeshjet evropiane i ka luajtur në stadiume të ndryshme në Gjermani, Slloveni dhe Poloni.

Sipas BBC Sport, aktualisht po zhvillohen bisedime për mundësinë që Stamford Bridge të bëhet shtëpia evropiane e Shakhtarit.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të mira, veçanërisht pas transferimit të Mykhailo Mudryk te Chelsea në vitin 2023.

Chelsea gjithashtu kishte organizuar më parë ndeshjen bamirëse Game4Ukraine.

Edhe Fulham dhe Brentford ishin në konsideratë

Dy stadiume të tjera të Premier League ishin gjithashtu në listën e mundësive.

Bëhet fjalë për Craven Cottage të Fulhamit dhe Gtech Community Stadium të Brentfordit.

Megjithatë, kapaciteti më i madh i Stamford Bridge, prej rreth 40 mijë spektatorësh, e bën atë alternativën më tërheqëse.

Rreth 32 mijë ukrainas jetojnë në Londër, ndërsa mbi 100 mijë jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, çka mund të krijojë edhe një bazë të konsiderueshme tifozësh për ndeshjet e Shakhtarit.

Përpara se marrëveshja të bëhet zyrtare, duhet të merret miratimi i Hammersmith and Fulham Council, si dhe i UEFA-s, për zhvillimin e ndeshjeve shtesë në Stamford Bridge.

Arda Turan tregon vështirësitë e jashtëzakonshme të Shakhtarit

Shakhtar drejtohet aktualisht nga ish-futbollisti turk dhe ish-mesfushori i Barcelonës, Arda Turan.

39-vjeçari e udhëhoqi skuadrën drejt titullit në Premier League të Ukrainës sezonin e kaluar, duke përfunduar 12 pikë përpara LNZ Cherkasy.

Megjithatë, Turan ka treguar se realiteti me të cilin përballen lojtarët e tij shkon shumë përtej futbollit.

“Në jetë nuk kam qenë kurrë person që fshihet pas justifikimeve, por ka pasur situata që thjesht nuk mund t’i parashikonim”, tha Turan për Sky Sports.

Ai tregoi se përpara një humbjeje 4-1 ndaj LNZ Cherkasy, lojtarët e Shakhtarit kishin kaluar një pjesë të madhe të natës në një strehimore kundër bombardimeve.

Historia e Romanit 8-vjeçar që preku Arda Turanin

Pas asaj ndeshjeje, Turan tregoi edhe një moment veçanërisht emocional.

“U ndjeva shumë keq sepse ishte një ndeshje kritike për ne. Pastaj erdhi Roman, një tifoz i madh i Shakhtarit, i cili ka kaluar 35 operacione pasi shtëpia e tij u bombardua, dhe na vizitoi në dhomat e zhveshjes”, tregoi trajneri.

Sipas Turanit, djali i vogël i tha:

“Trajner, mos u mërzit. Në jetë ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Duhet të vazhdosh përpara.”

Turan tha se ai moment i dha një mësim të fuqishëm për jetën.

“Ky ishte një mësim jete nga një djalë tetëvjeçar që ka kaluar 35 operacione.”

“Futbolli është i rëndësishëm, por nuk është jeta”

Trajneri turk theksoi se, edhe pse futbolli ka rëndësi të madhe për klubin dhe tifozët, ekzistojnë gjëra shumë më të rëndësishme.

“Po, futbolli është i rëndësishëm. Duhet ta respektojmë punën tonë dhe të japim 100 për qind për njerëzit që na ndjekin.”

“Por, nga ana tjetër, futbolli është argëtim. Nuk është aq real sa vetë jeta. Duhet ta kuptojmë këtë dallim. Ishte Roman ai që ma dha këtë mësim.”

Nëse marrëveshja mes Chelsea dhe Shakhtar Donetsk realizohet, Stamford Bridge mund të ketë një skenar të pazakontë këtë sezon: Chelsea të mos luajë fare në Evropë, ndërsa stadiumi i tij të presë ndeshje të Champions League të një klubi tjetër.

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shër...
14/08/2026

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb
______________
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të spiunit të dyshuar i BIA-s serbe, Fehim Sali.

Latifi, në reagimin e tij ka shtjelluar tri llojet e detyrave që Sali i ka pasur nga BIA, duke përmendur, infiltrimin në institucionet e Kosovës; Identifikimin e zyrtarëve të AKI’së përmes fotografimit të tyre; dhe, të mbledhë informacione për anëtarë të rrymës vahabiste, me qëllimin rekrutimin e tyre në BIA.

‘’ Të tria këto detyra pikëtakohen në një qëllim: të goditet shteti i Kosovës nga brenda tij dhe nga jashtë përmes vahabizmit. Kapja e këtij spiuni nxjerr edhe një herë shesh*t faktin se vahabizmi në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga projektet më të mëdha të inteligjencës serbe kundër shtetit të Kosovës’’, ka shkruar Latifi.

Postimi:

Shikoni me vëmendje tri llojet e detyrave që BIA i p***a ngarkuar këtij spiuni të saj nga Dragashi: të infiltrohet brenda institucioneve të Kosovës [nga fotot shihet se ka arritur deri në zyrat më të larta të shtetit], të identifikojë zyrtarë të AKI-së përmes fotografimit të tyre dhe të mbledhë informacione për anëtarë të rrymës vahabiste, me qëllim rekrutimin e tyre në BIA.

Të tria këto detyra pikëtakohen në një qëllim: të goditet shteti i Kosovës nga brenda tij dhe nga jashtë përmes vahabizmit.

Kapja e këtij spiuni nxjerr edhe një herë shesh*t faktin se vahabizmi në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga projektet më të mëdha të inteligjencës serbe kundër shtetit të Kosovës.

Qysh moti e kemi thënë këtë gjë, por njerëzit këtu[ jo të gjithë, kuptohet] kanë zgjedhur t’i mbyllin sytë e veshët dhe, kështu, në mënyrë pasive të ndihmojnë shkatërrimin e të ardhmes së këtij shteti.

Një individ mund ta shpëtosh nga agresioni i tjetrit, por jo edhe kur ai vendos ta shkatërrojë veten.

Kjo, natyrisht, vlen edhe për kombet e shtetet

Address

Mother Teresa Square
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Informim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Informim:

Shortcuts

Share