17/10/2023
🌸 Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit 🌸
Çdo vit në muajin tetor, shënohet muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në mbarë botën. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri i gjirit prek miliona njerëz në mbarë botën. Në vitin 2020, ishin të diagnostifikuara 2.3 milionë gra me kancerin e gjirit, prej të cilit 685 000 kishin rezultuar me vdekje.
Kanceri i gjirit nuk njeh gjini!
Ashtu si gratë edhe burrat preken nga kjo sëmundje, ndonëse në përqindje dukshme më të ulët. Një ndër format më efektive të trajtimit të kancerit të gjirit, ka rezultuar të jetë diagnostifikimi i hershëm.
Prandaj tetori i kushtohet ndërgjegjësimit për format e diagnostifikimit, trajtimit, por edhe si muaj kur avokohet për alokimin e fondeve për të trajtuar kancerin e gjirit dhe shpëtuar jetë.
⁉️ Si mund të zbulohet kanceri i gjirit?
Janë disa forma që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Disa prej tyre janë
• Vetëkontrolli mujor i gjirit;
• Kontrolli nga mjeku;
• Ekografia;
• Mamografia.
ℹ️ Në Kosovë, kontrollet mjekësore, ku përfshihet edhe ekografia dhe mamografia, janë shërbime që ofrohen në sistemin publik shëndetësor në Kosovë pa pagesë. Të gjitha qendrat e kujdesit sekondar shëndetësor dhe shumica e QKMF-ve në Kosovë posedojnë mamograf, përderisa ekziston edhe mamografi mobile për kryerjen e mamografisë përmes vizitave nëpër komuna. Prandaj, gjithçka që kërkohet nga ne, është që të jemi të kujdesshëm ndaj vetës dhe të vizitojmë qendrat më të afërta që kemi, sidomos nëse vërejmë simptoma.
Diagnostikimi i hershëm, shpëton jetë.
Andaj, mos hezito po kontrollo!