25/06/2023
Reagim publik
Kjo është gjendja e para disa minutave në qytet, pas një nate shumë të rëndë dhe tragjike.
E kuptueshme që kjo është fatkeqësi natyrore, por qytetin tonë veç në muajt e fundit e kanë kapluar vërshimet disa herë, ndërsa vërshimet e fundit fatkqësisht shkaktuan edhe dy viktima, për të cilët shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Edhe sa jetë njerëzish e sa dëmet duhet të shkojnë, që institucionet tona lokale të marrin masa për kësi rasteve?
Ekipet e komunës nuk e dimë ku janë momentalisht, por qytetarët në këto çaste janë duke pastruar shtëpitë e dyqanet e tyre, me mjete vetanake, pa ndihmën e askujt.
Qyteti do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet edhe më fortë aty ku e ka vendin - si lule e Dukagjinit!