Pri Radio

Pri Radio Radio stacjon interneti qe ju sjell freski ne perditeshmeri dhe ju mban te disponuar

25/03/2025

Lutu ne Naten a kadrit

🌴

🌙O Allah, Ty të adhurojmë, për Ty falemi e bëjmë sexhde, për tek Ti garojmë duke shpresuar në mëshirën Tënde, duke iu frikësuar dënimit Tënd!
🌙O Allah, na ndihmo dhe mos dil kundra nesh, na udhëzo dhe na e lehtëso udhëzimin, pranoje pendimin tonë dhe pastroji veprat tona!
🌙O Allah, përgjigju lutjes sonë dhe forcoje argumentimin tonë, udhëzoji zemrat tona dhe bëje të efektshëm thirrjen tonë.
🌙O Allah, ne të lutemi Ty për mëshirën Tënde, të na falesh ne dhe të na largosh nga çdo gabim!
🌙O Allah, na bëj të përfitojmë nga çdo e mirë, na bëj të fitojmë Xhenetin e na mbro nga Zjarri!
🌙O Allah, Ti që je i Gjallë e i Përjetshëm, me mëshirën Tënde, kërkojmë ta ndreqësh çështjen tonë!
🌙O Allah, ne të lutemi të na dhurosh nga të gjitha të mirat, të shpejta apo të vonshme qofshin, nga ato që ne i dimë dhe nga ato që nuk i dimë!
🌙O Allah, ne kërkojmë të na ruash nga çdo e keqe, e shpejtë apo vonshme qoftë ajo, e dimë apo nuk e dimë ne!
🌙O Allah, ne të lutemi për saktësi në besim dhe për besim me sjellje e moral të mirë!
🌙O Allah, të lutemi për sukses, që shoqërohet me kënaqësi dhe mëshirë prej Teje!
🌙O Allah, të lutemi për shëndet, falje prej Teje e gëzim, për besim të palëkundshëm dhe mirësi të pafundme, për kënaqësi pa ndërprerje dhe shoqërim me të Dërguarin Tënd në Xhenetin e përjetshëm!
🌙O Allah, na jep dhe mos na privo nga të mirat e Tua, na i shto dhe mos na i pakëso ato!
🌙O Allah, na ndero e mos na poshtëro, na bëj të jemi ndikues tek të tjerët e mos na bëj të ndikueshëm nga të tjerët!
🌙O Allah, Ti je që ke krijuar farën dhe bimën, Ti je Ai që përtërin trupin pas shkatërrimit!
🌙O Allah, na bëj të duam ato që mbeten për ne në përjetësi, dhe na bëj të kufizohemi në gjërat që shkatërrohen dhe zhduken!
🌙O Allah, ne të kërkojmë të na ruash të mos lodhemi e plogështohemi nga sprovat, nga jeta e pakëndshme, caktimi i keq e nga sulmet armiqve!
🌙O Allah, të lutemi të na ruash që të mos bëjmë dëshmi të rreme e padrejtësi!
🌙O Allah, pastroji zemrat tona nga hipokrizia, pastroji veprat tona nga syefaqësia, pastroje gjuhën tonë nga gënjeshtra dhe sytë tanë nga mashtrimi!
🌙O Allah, Ti e di çfarë sheh syri tinëz e çfarë fsheh zemra!
🌙O Allah, na e lehtëso furnizimin!
🌙O Allah, mos ia mundëso asnjë armiku të ketë dorë mbi ne!
🌙O Allah, na bëj të sigurt në atdheun tonë!
🌙O Allah, ruaji dhe orientoji udhëheqësit e shtetit dhe ndihmësit e tyre për tek e vërteta!
🌙O Allah, ruaje vendin tonë nga kurthet e të ligjëve, nga padrejtësitë e kriminelëve, nga e keqja e të këqijve e nga çdo e keqe që troket natën apo ditën, o i Plotfuqishëm, o Falës!

🌻O Allah, na fresko e na begato me shi e mos na bëj të pashpresë!
🌙O Allah, ne të kërkojmë ty çdo gjë të mirë që ka kërkuar prej Teje i Dërguari yt, Muhamedi a.s., - paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!
🌙O Allah, ne kërkojmë mbrojtjen e çdo gjëje të keqe që ka kërkuar prej saj i Dërguari yt, Muhamedi a.s., - paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!
🌙O Allah, ne kërkojmë mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, dhe me faljen Tënde nga dënimi Yt dhe nga Ti!
🌙O Allah, ne nuk mund të të falënderojmë si duhet ty, ashtu si Ti ke lavdëruar Veten Tënde!
🌙O Allah, dërgo salate dhe selame mbi të Dërguarin Tënd më të zgjedhur, mbi familjen, shokët e tij dhe gjithë ata që ndjekun rrugën e tyre deri në amshim.

(Huazuar)

07/02/2025
05/01/2025

Pamje nga takimi në Mitrovicë së bashku me Kryeministrin dhe ministrat për të ndarë të arriturat, punët dhe përpjekjet e bëra këto 4 vite.

05/01/2025

Po i len Pa Fjal Bravosss👍🏻👍🏻

30/12/2024

No Comment

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pri Radio posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category