KS Magazine

KS Magazine KS Magazine is one of the newest portal, which aims to promote mostly values of Kosova/Kosovo. Rarel

This is
19/12/2023

This is

URIME 28 NËNTORI
28/11/2023

URIME 28 NËNTORI

  potencial për turizëm!Fshati Koshtovë shtrihet në veri-perendim të Mitrovicës, apo në veri të Kosovës, në kilometrin e...
06/11/2023

potencial për turizëm!

Fshati Koshtovë shtrihet në veri-perendim të Mitrovicës, apo në veri të Kosovës, në kilometrin e pestë të rrugës Mitrovicë - Zubin Potok.

Gjindet pranë lumit Ibër dhe Kanalit Ibër-Lepenc. Kufizohet me fshatërat: Broboniq (nga bjeshkët), Gërmovën, Koprivën dhe Zhabarin, Vinarcin (përmes lumit Ibër), me Stërnacin (Stërmcin) dhe me Zupçin. Fshati ka një popullësi rreth 2 mijë banorë (sipas ASK, në regjistrimin e popullësisë të vitit 2011, kishte: 1 702 banorë).

Banorët e quajnë fshatin e tyre me emrin Koshtovë e Bobit, sepse, sipas rrëfimeve të pleqëve, para shumë vitesh këtu ka ardhur për të jetuar një familje nga fsahti Bob i Shqipërisë.

Është një fshat turistik dhe shumë i njohur në të gjithë Kosovën, ku vetëm gjatë stinës së verës këtë fshat e vizitojnë me dhjetra mijëra vizitorë nga tërë Kosova dhe vendet e tjera. Mbase kjo për shkak të pozitës së mirë gjeografike të fshatit në brigjet e Lumit "Ibër", por gjithashtu është i njohur me zhvillimin e turizmit gastronomik, restaurantet e shumta, dhe me ushqimet më të shijshme në vend. Disa nga më të njohurat janë: Restaurant "Ibri", "No Name", "Vigu", dhe të tjera.

I gjithë fshati është i ndërtuar dhe zhvilluar nga 5 (pesë) famijle. Familja e Ali Markaj (Ali Markovit), Nikajt, Ali Metaj (Ali Metovit, Canaj (Canovit) dhe Popaj (Popajt).

Disa toponime më karakteristike vlenë të ceken, e që mund të konsiderohen pika turizmi të këtij fshati janë: Xhamia e vjetër (130 vjeçare), Shkolla e vjetër, Kollovorta, Kokoli, Gurët e Bardhë, Uji i Njelmët, Përroni i Gjejës, Përroni i Gjakut, Përroni i Ukë Camit, Prapshtia e Shkozave, Shtogjet, Prapshtinat, Lugjet, Kodra e Krinit, Logjet e Dinit, Vllashkat, Livadhi i Grepit, Livadhi i Ali Perhajt, Kodra e Bajrakut, Kulla e Kojës, Gurt e Vojsës, Tërmaku (Tërnavaku), Livadhi i Madh, Çuku i Markut, Ura e Hajdarit, Lugu i Madh, Surqi, Kroni i Einës, Lluga e Haxhës, Kërshi i Halilit, Kroni i Pashës, Kroni i Sulejman Pashës, Te Hallaqet, Guri i Hazirit, Pusi i Zi, Arat e Ujëgjemit, Ara e Gurit, Arat e Baltakut, Prroni i shkollës, Livadhi i Ferizit, Livadhi i Mehë Musës, Ara e Shaban Balës, Ara e Qallakut, Shullaja e Grepit, Qafa e Maringut, Podi i Ferizit, Përroni i Kleçkës, Rrahishta, Kroni i Therrës, Bunkeri i Salihut, Sheljet, Lapidari i Heronjëve Kombëtar "Avni e Mehdi Haradinaj-Koshtova", etj. I gjithë ky potencial turistik, por mungojnë investimet!

Koshtova e Harruar!!!

Siq ka mungesë të investimeve në turizëm, po ashtu vërehen mungesa të investimeve në infrastructurë! Koshtova, është vendi i dytë me numer të banorve në Komunen e Mitrovicës, por nga pas lufta e deri me tani të gjitha qeverisjet që ishin në Komunen e Mitrovicës e harrun edhe pse të gjithat nga aty vota fituan.
Sipas informatave nga banorët e Koshtovës, edhe pse të gjitha qeverisjet lokale premtuan se do të relizojnë projekte infrastruktuore, deri me tani nuk verpuan ashtu në Koshtovë.

Koshtova është pa trotuar dhe ambulanta e cila u rrenua vite më parë, tani është në fillim të rindërtimit - por ende nuk ka perfunduar. Trotuari eshte nje problem i madh qe rrezikon shumë disa lagje të Koshtovës.

Në planin investiv të komunës 01.2023 - 12.2025, është paraparë rregullimi i trotuareve me kubëza betoni, në fshatrat: Zhabar, Koshtovë, Vinarc dhe tek Liqeni Akumulues.

Deponia – PROBLEM për banorët!

Deponia gjendet afër fshatit Koshtovë, në kilometrin 6 prej qytetit të Mitrovicës. Ajo është ndërtuar në vitin 1992. Në vitin 2002 me ndihmen e organizatës qeveritare DANIDA nga Danimarka është bërë rehabilitimi i saj. Deponia ka një sipërfaqe prej 7 hektarë me kapacitet prej 2 milionë metrash kub. Me rajonalizimin e ndërmarrjeve publike, kjo deponi për momentin në mënyrë të rregullt, shfrytëzohet për komunen e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajit.

Problemi kryesor është me deponinë në Gërmovë, në të cilën deponohen mbeturinat nga Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj, pa ndonjë klasifikim dhe mirëmbajtje të duhur. MMPHI-ja është organi kombëtar që e udhëheq hartimin e politikave, zbatimin e ligjit dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve për mbrojtje të mjedisit, përfshirë menaxhimin e mbeturinave, burimeve të ujit, ajrit, dheut dhe biodiversitetit. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, raportimi për mjedisin është detyrë dhe përgjegjësi e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit. Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, komunat i ushtrojnë kompetencat e tyre brenda juridiksionit të tyre për t’i arritur disa qëllime dhe për të ofruar shërbime për qytetarët e tyre. Mirëmbajtja dhe ofrimi i shërbimeve publike dhe komunale, përfshirë menaxhimin e mbeturinave dhe janë pjesë e kompetencave vetanake të komunave.

Deponia përreth ka dy kanale për ujëra të reshjeve atmosferike që të mos hyjnë në deponi. Sistemi i trajtimit të ujit kullues të hedhurinave është me cikël të mbyllur (d.m.th uji i hedhurinave kullohet dhe me rënje të lirë përmes drenimit ku bëhet kullimi i ujërve me sistemin e gypave, kalon apo rrjedh deri te basenet/rezervuaret dhe pastaj përmes sistemit të pompave uji i hedhurinave kthehet në deponi në formë spërkatje, pastaj në mënyrë natyrore avullohen). Në të gjitha deponitë sistemi i lirimit të gazërave në atmosferë bëhet pa u trajtuar dhe pa u shfrytëzuar, kështu uji i pijshëm me rrjedhje të lirë për fshatin Koshtovë tani ështe i papërdorshëm. (Raport, “Deponia që po shkakton probleme”, publikuar më 2020).

Nga e gjithë kjo, pësojnë banorët e fshatit Koshtovë, pësojnë edhe bizneset, ku dëmtohen me ajrin e ndotur, ujin dhe tokën. Praktikisht, bujqësia, blegëtoria, pultaria, bletaria, pemëtaria, e kultura të tjera, janë shumë të varfëra nga rendimenti. Këto shtylla agrokulturore, janë shtylla të zhvillimit ekonomik të çdo vendi në botë!

Autor: Lulzim Hakaj & Erzen Isufi
Fotografitë: © Kemajl Behrami

Village momentum -
04/11/2023

Village momentum -

E diela me   n'Mitrovicë! Foto: Fatime Beshiri
29/10/2023

E diela me n'Mitrovicë!

Foto: Fatime Beshiri

📣LETËR E HAPUR drejtuar Komisionit Evropian për Hidrocentralet“….ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian⚠️:🛑Për të siguru...
26/10/2023

📣LETËR E HAPUR drejtuar Komisionit Evropian për Hidrocentralet

“….ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian⚠️:

🛑Për të siguruar që asnjë projekt i ri hidroenergjetik në Evropë të mos marrë financim nga BE, veçanërisht përmes Mjetit të Qëndrueshmërisë dhe Rimëkëmbjes (Resilience and Recovery Facility), duke respektuar zotimin 'mos bëni dëm domethënës❗️'.

🛑Kur rishikoni planet e zhvillimit të Shteteve Anëtare që përcaktojnë zonat e përshpejtimit të burimeve të rinovueshme, monitoroni nga afër që çdo zhvillim i planifikuar i hidrocentraleve kontrollohet në përputhje me legjislacionin mjedisor të BE-së, duke përfshirë nenin 4(7) të Direktivës Kuadër të Ujit.”

👉Letrën e hapur mund ta gjeni këtu:https://wwfeu.awsassets.panda.org/downloads/ngo-open-letter-hydropower_20-10-2023_revised.pdf

WWF, together with 99 other organisations, have sent an open letter to the European Commission on the role of hydropower in the deployment of renewable energies in the European Union. This letter is a response to the European Commission’s answer to a previous open letter earlier this year.

Rruga për në fshat...Me të filluar dita, nisëm udhëtimin për të vizituar fshatrat e Shalës. Nga udhëkryqi, në dalje të M...
25/09/2023

Rruga për në fshat...

Me të filluar dita, nisëm udhëtimin për të vizituar fshatrat e Shalës.

Nga udhëkryqi, në dalje të Mitrovicës, me plotë vullnet vazhdojmë rrugëtimin drejtë këtyre fshatrave duke kaluar nëpër natyrën e bukur gjatë tërë rrugëtimit.

E kalojmë Tunelin e Parë për të vazhduar rrugën për në Stan Tërg, në lokacionin e “Luajve të nëntokës”. E kalojmë minieren e StanTërgut dhe vazhdojmë tutje. Mbi minierë gjendet ujëvara e Trepçës që i'a shton bukurinë kësaj ane.

Në fshatin Mazhiq na del para Xhamia e fshatit e cila është zyrtarisht në listën e monumenteve të mbrojtura, është objekt i vjetër kulti, i ndërtuar në shekullin XVI (gjashtëmbëdhjetë), konkretisht në vitin 1549, pra në fund të gjysmës së parë të shekullit XVI., ku kanë mbetur edhe disa kilometra për të arritur në fshatin Bare, që dikur ishte bashkësi lokale (tek ish fabrika e lëkurës që ka ekzituar para luftës, ndërkaq gjatë luftës ka shërbyer si kuzhinë për ushtarët e UÇK-së derisa e kanë shkatërruar serbët).

E lëmë rrugën magjistrale dhe marrim kthesen e majtë duke kaluar nëpër lagje të këtij fshati dhe fshatit Vidishiq, për të vazhduar udhëtimin për në një fshat më të thellë të kësaj ane, në Selacin e bukur e gati të boshatisur nga banorët. Aty ku përfundon asfalti aty nis rruga për Selac.

Rreth nëntë kilometra rrugë e shtruar vetëm në zhavor të cilin e ka bartë çdo reshje shiu, nuk mund t’i bësh me çfarëdo veture. Udhëtimi nëpër këtë rrugë gjarpërore është sa i mundimshëm aq edhe i këndshëm me pamje pitoreske që veq Zoti ka dit të krijoj. (I preferueshëm për hiking).

Pas përfundimit të rrugës “gjarpërore”, me te arritur në vendi e quajtur “Pogledallë”, vizitori ndeshet me pamjen mahnitëse të fshatit Selac i rrethuar nga kodrinat e larta si mburojë. Nga këtu shihet i tërë fshati që konsiderohet se është mbi 800 metra në lartësi mbidetare. Në mes të fshatit ndodhet shkolla fillore por nuk dëgjohen zërat e nxënësve. Gjendja e keqe e rrugës ka bërë që banorët e tij ta lëshojnë fshatin dhe të gjejnë strehim në vende tjera si Tunel i parë, Trepçë e Mitrovicë ku i kanë afër shkollat, ambulantat etj...

Ndonëse ka pas premtime nga secili pushtet për asfaltimin e kësaj rruge, deri më tani ato kanë mbet vetëm fjalë (premtime elektorale). Në këtë fshat me tokë pjellore, me ujë të bollshëm dhe kullosa të mjaftueshme për zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë është mëkat i madh që është lejuar braktisja e shtëpive.

Në hyrje të fshatit ndodhet lagja e Tahirajve, ku jetojnë aktualisht vetëm tri familje, ndërkaq përballë tyre në përfundim të fshatit ndodhen shtëpitë e lagjes Murselaj, ku poashtu jetojnë vetëm tri familje.

“Pas lufte në këtë fshat kanë jetu 35 familje, kurse tash jemi veç gjashtë familje”, thotë Bajram Murseli, njëri nga banorët e fshatit. Sipas tij, vetëm 5 apo 6 nxënës vijojnë mësimin në shkollën e fshatit.

Këta pak banorë që jetojnë edhe tani në Selac, shprehen të zhgënjyer me pushtetarët që nuk u'a kanë asfaltuar rrugën përkundër premtimeve që u'a kanë dhënë.

Sipas tyre, sikur të ishte rruga në gjendje të mirë... shumë familje nuk do ta kishin braktisur fshatin.

Selaci është i vetmi fshat pa rrugë të asfaltuar në rajonin e Shalës. Është për tu habitur se si ky fshat që ndodhet në zonën kufitare me Serbi, ngjit me fshatin Bercan, është lënë në këtë gjendje. Në vend që të investohet më shumë se çdokund tjetër për të “forcuar” tërësinë territoriale të Kosovës, çdo pushtet ka ndikuar në braktisjen e fshatit.

Por, këto pak familje që banojnë në fshat janë të vendosur që mos ta braktisin fshatin deri në frymën e fundit të jetës së tyre!

“Ne nuk e kemi në mend me lëshu fshatin edhe nëse kurrë nuk e asfaltojnë rrugën”, thotë z. Bajrami, i cili numëron 170 koshere me bletë në tokën e tij dhe dhejtra krerë lopë.

“Unë më shumë merrem me bletari, por edhe me blegtori e bujqësi. Në këtë tokë nuk ka pemë as perime që nuk bëhet, veq duhet punë se tokën e kemi shumë pjellore", thotë ai.

Ndërsa, Mustafë Murseli thotë se i ka 170 krerë dele e qengja, si dhe 55 krerë lopë, ata mbijetojnë nga puna e tyre dhe shprehen shumë të kënaqur me rezultatet.

Derisa ne vazhdojmë të bisedojmë me këta banorë për p**a e qura që shetisin nëpër oborre, muzgu fillon të bie në fshat dhe ne detyrohemi që të nisemi drejt qytetit që nata mos të na zë rrugës së vështirë të fshatit.

I lëmë banorët e dashur me shpresë qw heren tjetër do t’i gjejmë me rrugë të asfaltuar dhe në numër më të madh se tani.
---
Autor: Florije Ademi
Foto: Florije Ademi

Domate natyrale buzë lumit Lokacioni: Liqeni akumulues - MitrovicëFoto nga: Florije Ademi
22/09/2023

Domate natyrale buzë lumit
Lokacioni: Liqeni akumulues - Mitrovicë

Foto nga:
Florije Ademi

  August 19th Photos by: Bekim Beqiri
19/08/2023


August 19th

Photos by: Bekim Beqiri

Super foto nga Agim Hasani Mitrovicë, 13.06.2023
15/06/2023

Super foto nga Agim Hasani
Mitrovicë, 13.06.2023

Address

Mramor, Near Badovc Lake
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KS Magazine posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category