Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids”

Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids” ➡️ 🅗🅘🅕🅓🅗
➡️ 🅣🅔🅧🅗🅦🅘🅓
➡️🅣🅘🅛🅐🅦🅐🅗
➡️🅢🅗🅚🅡🅞🅝🅙🅐

📍 Kosovë / Prishtinë
🏫📚💻( me prezencë & online)
🧕🧕Mësueset Hafize : /Muhafizet: Mr. Hfz. 𝐑𝐢𝐧𝐞𝐭𝐚 𝐍𝐢𝐭𝐚𝐣 & Mr.

Hfz. 𝐅𝐚𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐍𝐢𝐭𝐚𝐣

🌸🌹Mësueset e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”: Mr. Hfz. Fatime Nitaj & Mr. Hfz. Rineta Nitaj zhvilluan një aktivitet i...
12/12/2025

🌸🌹Mësueset e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”: Mr. Hfz. Fatime Nitaj & Mr. Hfz. Rineta Nitaj zhvilluan një aktivitet interaktiv dhe shumë motivues me nxënësit, praktikuan dhe përforcuan njohjen e shkronjave të Kur’anit.

Aktiviteti u zhvillua në formë gare, duke sjellë gëzim, bashkëpunim dhe përfshirje të plotë të nxënësve në këtë garë.

👉Qëllimet e këtij aktiviteti ishin:
• ✅Të përforcohet njohja vizuale e shkronjave të Kur’anit.
• ✅Të zhvillohet shpejtësia, kujtesa dhe bashkëpunimi mes nxënësve.

👧👦🏼Nxënësit garuan me shumë entuziazëm. Secili kërkonte me kujdes shkronjën e caktuar dhe e ngrinte lart sapo e gjente.
Atmosfera ishte tejet e veçantë, ku mbretëronte gëzimi e zhurma e bashkëpunimit.

🎊🎉Ky aktivitet e bëri mësimin e shkronjave të Kur’anit më argëtues dhe më të lehtë për fëmijët, duke e kthyer klasën në një hapësirë lojë–mësim të balancuar.

Elhamdulilah! 🎊Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids” përgëzon nxënësen: Merva Gashi, me rastin e memorizimit e dy xhuzave të ...
11/12/2025

Elhamdulilah! 🎊
Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids” përgëzon nxënësen: Merva Gashi, me rastin e memorizimit e dy xhuzave të Kur’anit( 40 faqe).
Ky është një hap i madh në udhëtimin e saj të Hifzit, një dëshmi e përkushtimit, durimit dhe dashurisë për fjalën e Tij. 📖

Urojmë që Allahu ta mbushë rrugëtimin e saj me dritë, begati dhe paqe të pakufishme!🤲

Një kapitull i ri në udhëtimin e saj me Kur’anin u hap sot…🌻Nxënësja: Erina Mavriqi përfundoi xhuzin ‘Amme me përkushtim...
10/12/2025

Një kapitull i ri në udhëtimin e saj me Kur’anin u hap sot…🌻
Nxënësja: Erina Mavriqi përfundoi xhuzin ‘Amme me përkushtim, disiplinë dhe dashuri për fjalën e Allahut xh.sh📖

Lutemi që Allahu ta bekojë, ta forcojë në memorizim dhe ta bëjë prej mbajtëseve të Kur’anit!🤲🤲

“Më erdhi një ndjenjë qetësie, zemra ime u mbush me gëzim” - ishin fjalët e nxënëses Medina Karabeg në leximin e saj të ...
07/12/2025

“Më erdhi një ndjenjë qetësie, zemra ime u mbush me gëzim” - ishin fjalët e nxënëses Medina Karabeg në leximin e saj të parë në Kur’an.

Allahu i shtoftë nxënësit e tillë, që preokupim kanë rrugën e diturisë!

Momente të paharruara në historinë e “Hifdh Kids”- it🎊🥰📖
03/12/2025

Momente të paharruara në historinë e “Hifdh Kids”- it🎊🥰📖

🎊Falë Allahut të Madhëruar, u përmbyll me sukses memorizimi i 3 xhuzave(60 faqeve) të Kur’anit nga nxënësi Unejs Misini....
03/12/2025

🎊Falë Allahut të Madhëruar, u përmbyll me sukses memorizimi i 3 xhuzave(60 faqeve) të Kur’anit nga nxënësi Unejs Misini.

🎓Kjo arritje është dëshmi e vullnetit, mundit dhe përkushtimit të palëkundur të nxënësit tonë të veçantë.

Lutemi që Allahu t’i japë vazhdimësi në këtë rrugë të bekuar dhe ta nderojë me titullin “Hafiz” i Kur’anit Famëlartë!🤲

Përsëritjet e shkronjave me shkrim nga grupet e të vegjëlve të “Hifdh Kids-it”
01/12/2025

Përsëritjet e shkronjave me shkrim nga grupet e të vegjëlve të “Hifdh Kids-it”




“Ta njohim Pejgamberin tonë të dashur - Muhamedin a.s”“Ta njohim pejgamberin tonë të dashur - Muhamedin a.s” ishte aktiv...
27/11/2025

“Ta njohim Pejgamberin tonë të dashur - Muhamedin a.s”

“Ta njohim pejgamberin tonë të dashur - Muhamedin a.s” ishte aktiviteti i radhës i Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”.

Përmes disa kartave atraktive të punuara nga vet mësueset: Hfz. Rineta Nitaj dhe Hfz. Fatime Nitaj, në një ambient të veçantë, një pjesë e nxënësve të kësaj Akademie u njohën me 24 njohuri të Muhamedit a.s.

Për t’u zgjuar edhe më shumë kureshtjen, fëmijët shikuan edhe një pjesë filmi rreth jetës së Muhamedit a.s, ku çdo skenë i bëri ata të dëshironin të dinin më tepër për vulën e pejgamberëve.

Në fund, aktiviteti u përmbyll me salavate të dërguara për Muhamedin a.s dhe me dhurata të vogla për nxënësit, si shenjë mirënjohjeje për pjesëmarrjen e tyre.

Synimi i këtyre atraktiviteteve të vazhdueshme është pikërisht vënia në praktikë e asaj që mësojnë.



Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids” përgëzon nxënësen: ESMA MISINI, e cila arriti të  përfundojë me sukses memorizimin e su...
18/11/2025

Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids” përgëzon nxënësen: ESMA MISINI, e cila arriti të përfundojë me sukses memorizimin e sures “Jasin”, një ndër kaptinat më madhështore të Kur’anit Famëlartë.

Qoftë Kur’ani përherë udhërrëfyes në çdo hap të jetës së saj!🤲

Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids” përgëzon nxënësen BLERTINË NAMANI  për përfundimin me sukses të memorizimit të xhuzit A...
15/11/2025

Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids” përgëzon nxënësen BLERTINË NAMANI për përfundimin me sukses të memorizimit të xhuzit Amme.

🎓 Kjo arritje është dëshmi e një përkushtimi të madh të saj në këtë rrugëtim.

🌙 Lutemi që Allahu i Madhëruar t’i japë sukses në rrugëtimin që ka nisur dhe destinacioni i fundit i kësaj rruge për tëqoftë titulli “𝐇𝐚𝐟𝐢𝐳e”.

Nxënësja e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids” përfundon memorizimin e xhuzit “Amme” në Medinën Munawerah.🥹E ku mund të k...
12/11/2025

Nxënësja e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids” përfundon memorizimin e xhuzit “Amme” në Medinën Munawerah.

🥹E ku mund të ketë përfundim më të bukur?

Zëri i ëmbël i nxënëses Shejlla Shabani kumboi me ajetet e fundit të xhuzit “Amme” në xhaminë e Resulullahut ﷺ – në Haremin e shenjtë.

Momente si këto mbeten përgjithmonë në zemër.
Të ecësh në vendin ku ka jetuar dhe vepruar Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi ﷺ është nder, por nder edhe më i madh është një sexhde falënderimi aty, për nisjen e këtij rrugëtimi të ndritur.

Address

Pristina
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids”:

Share