Ferizaj Info

Ferizaj Info Zëri i së vërtetës në Ferizaj, portali i vetëm hulumtues në 05, një klik për të mësuar më shumë! Ferizajinfo
(1)

LAJMI I FUNDIT: Sulmohet kapiteni i Policisë Besart Ahmeti, sherri nisi për parking në qendrën tregtare, përfshihet edhe...
06/09/2026

LAJMI I FUNDIT: Sulmohet kapiteni i Policisë Besart Ahmeti, sherri nisi për parking në qendrën tregtare, përfshihet edhe IPK-ja!

Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj, 7-vjeçari u godit nga vetura, shoferi u largua!Zëdhënësit të Policisë së K...
06/09/2026

Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj, 7-vjeçari u godit nga vetura, shoferi u largua!

Zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin, Veseli ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore. Ai ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur pas aksidentit, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeç, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty”, ka thënë Veseli. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit të tij.

Pas publikim të raporti të Zyrës së Kombëtare të Auditimit që ka të bëjë me procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e ...
06/09/2026

Pas publikim të raporti të Zyrës së Kombëtare të Auditimit që ka të bëjë me procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Ferizaj, 19 asamblistë të opozita në Kuvendin Komunal të Ferizaj, LVV, LDK, Nisma dhe asamblistët e Pavarur kanë dorëzuar kërkesën për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar këtë raport, sipas opozitës, në raport janë evidentuar shkelje nga ana e komunës lidhur lëshimin e lejeve të ndërtimit!

Kjo ordinancë bën diskriminim, duke ua ndaluar hyrjen personave me veshje pune, ndërsa stafi i saj brenda, me çfarë vesh...
06/09/2026

Kjo ordinancë bën diskriminim, duke ua ndaluar hyrjen personave me veshje pune, ndërsa stafi i saj brenda, me çfarë veshje punon?

06/09/2026

Pamje nga arrestimi i personave në Babush të Ferizajt, të cilët u kapën me 60 kg drogë. Të arrestuar janë një person nga Ferizaj, dy shtetas serbë dhe një shtetas i Shqipërisë.

Ekskluzive: “Blene ka ni qefin se kom me ju vra” – i paraburgosuri për vrasje të rëndë sulmon dy zyrtarë në Burgun e Sig...
05/09/2026

Ekskluzive: “Blene ka ni qefin se kom me ju vra” – i paraburgosuri për vrasje të rëndë sulmon dy zyrtarë në Burgun e Sigurisë së Lartë!

Një incident serioz ka ndodhur të premten, më 4 shtator, brenda Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës, ku një i paraburgosur për vrasje të rëndë dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me vrasje dy zyrtarë korrektues, merr vesh Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Festim Ramadani, 39-vjeçar, ndërsa zyrtarët korrektues të sulmuar janë D. N. dhe A.R.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur mes orës 08:10 dhe 08:45, ndërsa Policia është njoftuar për rastin rreth orës 11:45.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Ramadani, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në BSL nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”, dyshohet se i ka sulmuar dy oficerët korrektues me duar.

Por situata nuk ka përfunduar me kaq.

Gjatë incidentit, 39-vjeçari dyshohet se u është drejtuar zyrtarëve edhe me kërcënime serioze.

“Blene ka ni qefin se kom me ju vra”, dyshohet se u ka thënë ai, për të vazhduar më pas me kërcënimin: “Kemi me ju vra krejtve.”

Për ta vënë situatën nën kontroll, ndaj të paraburgosurit është përdorur sprej OC.

Dy zyrtarët korrektues kanë marrë trajtim mjekësor pas incidentit. Trajtim mjekësor ka marrë edhe vetë i dyshuari pas përdorimit të sprejit.

Në Burgun e Sigurisë së Lartë kanë dalë hetuesit policorë, ndërsa në trajtimin e rastit janë përfshirë edhe Hetimet Rajonale, të cilat do ta vazhdojnë procedurën.

Dy zyrtarët korrektues janë intervistuar lidhur me atë që ka ndodhur, ndërsa Ramadani pritet të merret në pyetje në ditët në vijim.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

39-vjeçari Festim Ramadani nga Ferizaj, dyshohet se sul:moi e pastaj kanosi zyrtarët e burgut duke u thënë: “Blini ka ni...
05/09/2026

39-vjeçari Festim Ramadani nga Ferizaj, dyshohet se sul:moi e pastaj kanosi zyrtarët e burgut duke u thënë: “Blini ka ni qefin se kom me ju v:ra”, si dhe “Kemi me ju vr:a krejtve"

Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, raportohet se ka...
05/09/2026

Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, raportohet se ka thënë Jozi.

Lëvizja për Demokraci: Lulzim Aliu, 200 metra larg Stacionit të Policisë së Ferizajt, i dha leje për të bërë mbindërtim ...
04/09/2026

Lëvizja për Demokraci: Lulzim Aliu, 200 metra larg Stacionit të Policisë së Ferizajt, i dha leje për të bërë mbindërtim dajës së tij, duke shkaktuar rrezik për të gjithë banorët. As Inspektorati e as askush tjetër nuk ndërhyri, sepse në krye të Inspektoratit në Ferizaj ai emëroi një familjar të tij.

Për shkatërrimin e qytetit ka me dhënë përgjegjësi para organeve të drejtësisë. Nuk besojmë se më ka për t’ia kryer punët Basri Sula përmes familjarëve të tij në gjykata, duke bërë marrëveshje për ta larguar Mexhid Ramusën nga puna, në këmbim që të mos dënohet për aktakuzen e ngritur për keqpërdorim të detyres zyrtare.

Rinis mbindërtimi pa leje në Orchide Ferizaj, ndonëse rasti po hetohet nga Prokuroria!
04/09/2026

Rinis mbindërtimi pa leje në Orchide Ferizaj, ndonëse rasti po hetohet nga Prokuroria!

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ferizaj Info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share