28/07/2026
Botimet KOHA sjell romanin
Ikja si shpëtim
Ibrahim Kadriu, autor i shumë romaneve intriguese, atraktive dhe me shumë rrëfime historike, në këtë vepër përshkruan arratisjen e personazhit kryesor nga burgu dhe udhëtimin e tij, fizik e shpirtëror, drejt lirisë dhe vendlindjes.
Është një dramë përplot të papritura, tronditje dhe rënie. Dramë që ka të bëjë me dëshpërimin, vuajtjen, humbjen personale tronditëse që përfundon shpesh me fatkeqësi të papërballueshme.
Ngjarja nuk ndërtohet vetëm si histori ikjeje, por si proces i vazhdueshëm mbijetese, ku protagonisti lëviz mes frikës, shpresës dhe kujtesës që e mban gjallë.
Çmimi 10 €