12/09/2026
Amir Rrahmani brakitisi kombëtaren, ish-bashkëlojtari e godet me deklaratë të fortë: "Më në fund unë rikthehem në stadium!
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-bashkëlojtari i tij sa ishte te Drenica, Besi Bajrakari, ka reaguar me tone mjaft thumbuese dhe ironizuese ndaj largimit të mbrojtësit.
Reagimi i plotë i Bajrakarit:
"Faleminderit, Amir Rrahmani, që ma mundësove rikthimin në stadium!
Kur mungove ndaj Maqedonisë së Veriut, u betova në prani të shumë sport-dashësve se nuk do të vija më në stadium përderisa ti ishe aty. Fjalën e mbajta. Tash që u pensionove nga Kosova, po rikthehem edhe unë. 😂
Si ish-bashkëlojtar, jam i zhgënjyer që e harrove të kaluarën, vendin ku u rrite e u ngrite. Kapiteni nuk është vetëm shiriti në krah. Nuk e dëshmove në momentet më të rëndësishme se ke vlera të një kapiteni. Rruga e mbarë e faleminderit, Amir! ✋🏻"
Ky reagim nxjerr në pah pakënaqësitë e akumuluara ndër vite rreth udhëheqjes së Rrahmanit si kapiten, si dhe episodin e bujshëm të mungesës së tij në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Largimi i tij shënon fundin e një ere te Kosova, por debatet rreth trashëgimisë së tij si kapiten duket se sa kanë filluar.