Lajmëtari

Lajmëtari Lajme, histori dhe zhvillime që prekin shqiptarët kudo që janë.

📍 Kosovë • Shqipëri • Diasporë • Botë

Rënie e lehtë e çmimeve të derivateve në KosovëÇmimet e derivateve të naftës kanë shënuar ulje të lehtë krahasuar me dit...
18/06/2026

Rënie e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar ulje të lehtë krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas të dhënave të fundit:

⛽ Nafta – 1.45 euro/litër (2 cent më lirë se dje)

⛽ Benzina – 1.38 euro/litër (1 cent më lirë se dje)

🔥 Gazi – 0.67 euro/litër

Çmimet mund të ndryshojnë varësisht nga kompania dhe lokacioni i pikave të karburanteve.

Tragjedi në Ruboc të Kamenicës: 84-vjeçari humb jetën pasi u rrokullis me traktorNjë ngjarje tragjike ka ndodhur pasdite...
18/06/2026

Tragjedi në Ruboc të Kamenicës: 84-vjeçari humb jetën pasi u rrokullis me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Ruboc të Kamenicës, ku një burrë 84-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës me traktor.

Sipas informacioneve fillestare, autoritetet janë njoftuar për një aksident në një zonë fushore-malore të fshatit, ku një person ishte rrokullisur me traktor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si Miroslav Nikolic, 84 vjeç.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, autoritetet kanë gjetur viktimën nën një traktor të tipit Ferguson 39, i cili ishte rrokullisur pjesërisht mbi trupin e tij.

Në vendngjarje kanë dalë prokurori kujdestar, hetuesit rajonalë dhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë kryer këqyrjen e detajuar të vendit ku ndodhi aksidenti. Më pas, edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka realizuar ekzaminimin fillestar të trupit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për kryerjen e autopsisë dhe ekzaminimeve të nevojshme mjeko-ligjore.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka indikacione për përfshirjen e personave të tjerë në këtë rast. Megjithatë, organet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Traktori është gjetur i rrokullisur në terren malor, ndërsa 84-vjeçari kishte mbetur poshtë tij pa mundur të shpëtojë.

Për shkaqet e sakta të vdekjes pritet raporti përfundimtar nga autopsia.

📸Sinjali

A e njeh këtë figurë historike? 🇦🇱Na ndiqni për më shumë përmbajtje nga historia dhe aktualiteti shqiptar.
17/06/2026

A e njeh këtë figurë historike? 🇦🇱
Na ndiqni për më shumë përmbajtje nga historia dhe aktualiteti shqiptar.

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lajmëtari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share