03/08/2026
❇️ SUPER OFERTË ❇️
⚪️ POLITIZIMI I ISLAMIT
RINDERTIMI i identitetit, shtetit, fese dhe komunitetit ne shtetin e vonshem osman
🤵♂️ Autor: Kemal H. Karpat
🤵♂️ Përktheu: Urim Poshka
Kopertine e forte, Format: B5, Faqe: 585.
- Çmimi: ZBRITJE nga 13€ per VETEM 10€ me poste per Kosove 📚
- Çmimi: Shqiperi, Maqedoni plus 3€.
❇️ ‘Politizimi i Islamit’ nga profesori i ndjerë Kemal Karpat është një studim që lë gjurmë ndër lexues. Ai jo vetëm hedh poshtë një qasje të vjetëruar që e paraqet të gjithë transformimin e Perandorisë Osmane si një luftë të përjetshme midis Islamit dhe modernitetit, por ofron një analizë të thellë se si ky transformim u mundësua gjatë shekullit të XIX-të dhe fillimit të shekullit të XX-të. Ai analizon me kujdes proceset e ndërlikuara të shtet-ndërtimit, politizimin e Islamit dhe të ashtuquajturën ‘shpikje e traditës’. Në punim paraqiten informacione nga të dhëna arkivore osmane si dhe trajtohen në vijueshmeri koncepte sociologjike si: ndërtimi i klasave të reja shoqërore brenda Perandorisë Osmane si pasojë e reformave moderniste; zhvillimi i koncepteve identitare brenda modelit shtet-komb; roli i fesë në mbijetesën kulturore e fetare të popullsisë osmane pas përmbysjes së shtetit tradicional islam; dinamikat e brendshme dhe të jashtme në këtë transformim shoqëror, ekonomik e politik.
“Shprehur me terma më konkretë, tema bazë e këtij punimi është studimi i një morie forcash ekonomike, kulturore dhe shoqërore, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, që e detyruan shtetin korporatist tradicional osman, e para, të krijonte një identitet politik osman të përbashkët për të gjithë shtetasit e tij, pavarësisht besimit dhe gjuhës dhe, pastaj, për ta rirreshtuar veten fetarisht, kulturalisht dhe politikisht me më të shumtët në numër të atyre shtetasve: muslimanët.”
📪Per porosi dergo:
👨🏼💼Emrin Mbiemrin:
📱Nr. Tel:
📍Adresen: