29/12/2025
🔵 NENA I & II 🔴
🤵‍♂️ Autor: Maksim Gorki
Kopertine e bute, Format: A5.
Faqe: Pjesa e pare: 282, Faqe: Pjesa e dyte: 320.
- Çmimi: DY VELLIMET 14€ me poste per Kosove
- Çmimi: NJE VELLIM 8€ me poste per Kosove
- Çmimi: Shqiperi, Maqedoni plus 3€.
❇️ Romani "Nëna" i kushtohet popullit të shtypur e të shfrytëzuar, proletarëve dhe fshatarëve, të cilët të ndriçuar nga idetë marksiste, të udhëhequra nga partia e Leninit shkonin drejt revolucionit. Si e tillë, kjo vepër pati jehonë të madhe në mesin e lexuesve shqiptarë sepse ajo luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e lëvizjes revolucionare shqiptare, mbasi në këtë vepër u tregua se rruga e vetme e shpëtimit të klasës puntore është rruga e revolucionit, të cilin do ta udheheqte partia e klasës së nënshtruar. Në vepër vërejmë dominimine gjuhës popullore. Nga gjuha popullore shkrimtari merr jo vetëm materialin e pasur leksikor, por edhe renditjen e fjalëve. Elokuencën dhe fuqin e nacionale Gorki e arrin me kompozicionin stilistik dhe me zgjidhjen e fjalëve të zakonshme, të kapshme për çdo folës të gjuhës ruse. Leksiku i zakonshëm është material themelor nga i cili është shkruar vepra. Mirepo, shkrimtari nuk përdor vetëm kuptimin e tij nominativ, por edhe atë figurativ, shkrimtari nxit te lexuesit emocione të thella. Fjalët kanë nuanca të ndryshme kuptimore, sepse dalin në kontekst... Në vepër vërejmë ndikimin e stilit publicistik të punimeve të Leninit, në vepër hasim edhe vullgarizmat. Ai kujdesej të gjejë zëvendësime semantike për të shprehur emocionet e ashpra, pori përdor vulgarizmat që të shprehë karakterin e klasës sunduese dhe të tipizojë të folmen e disa personazheve. Në vepër vërejmë një numër të madh proverbash, të cilat tërheqin vemendjen e lexuesit. Konstruksionet e gjata Gorki i zavendëson me proverba edhe në këtë mënyrë shpreh mendimet e veta lakonike, koncize, me një forcë jashtzakonisht të madhe. Nëpërmjet proverbave autori arrin qëllimin e vet, që gjuhën e veprës ta bëjë dinamike. Ato kanë ashpërsi të qartë sociale, sepse shkrimtari dëshiron të thotë mendimin e vet për klasën borgjeze. Gati të gjitha proverbat janë përkthyer fjalë për fjalë. Një përkthim i këtillë nuk është i gabuar, por më mirë do të qe sikur ato të përktheheshin me ekuivalentët përkatës të gjuhës shqipe. Aq më parë kurkemi parasysh faktin se gjuha shqipe është jashtzakonisht e pasur me proverba të lloj - llojshme.
📪Per porosi dergo:
👨🏼‍💼Emrin Mbiemrin:
📍Adresen:
📱Tel: