Kolona

Kolona Kolona synon të sjell lajmin te lexuesit e të gjitha trevave shqiptare, në informim të drejtë.

🟢⚪️ Feronikeli ’74 trondit kampionen!Fitorja e parë e sezonit për skuadrën e Elon Berishës vjen në mënyrën më të bukur –...
09/09/2026

🟢⚪️ Feronikeli ’74 trondit kampionen!

Fitorja e parë e sezonit për skuadrën e Elon Berishës vjen në mënyrën më të bukur – 1:0 ndaj kampiones së Kosovës, Dritës! 🔥

⚽️ Avni Selmani shënoi golin e fitores vetëm dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

🏟️ “Rexhep Rexhepi”, Drenas
Feronikeli ’74 1-0 Drita

Tri pikë e para për skuadrën nga Drenasi! 💪🔥

Karim Benzema shkruan në Instagram ‘Faleminderit ALLAH për çdo gjë’
09/09/2026

Karim Benzema shkruan në Instagram

‘Faleminderit ALLAH për çdo gjë’

Nuk ka më mirë se kaq, që të nis një ndeshje e Superligës🔥“Kosova ju pret”😍
05/09/2026

Nuk ka më mirë se kaq, që të nis një ndeshje e Superligës🔥

“Kosova ju pret”😍

🔵 LLAPI 1️⃣-2️⃣ DUKAGJINI 🟢
05/09/2026

🔵 LLAPI 1️⃣-2️⃣ DUKAGJINI 🟢

10 VITE NGA FILLIMI I NJË HISTORIE! 🇽🇰⚽5 shtator 2016 - Një datë që do të mbetet për përgjithmonë e shkruar me shkronja ...
05/09/2026

10 VITE NGA FILLIMI I NJË HISTORIE! 🇽🇰⚽

5 shtator 2016 - Një datë që do të mbetet për përgjithmonë e shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit të Kosovës.

Në Turku të Finlandës, Dardanët zbritën në fushë për herë të parë në një ndeshje zyrtare të eliminatoreve të Kampionatit Botëror "Rusia 2018". Një fillim i ri, një ëndërr e madhe dhe një kapitull që sapo kishte nisur.

🇫🇮 Finlanda 1-1 Kosova 🇽🇰
Ishte kapiteni Valon Berisha ai që shkroi emrin e tij në historinë e përfaqësueses, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë golin e barazimit — golin e parë të Kosovës në eliminatoret e një Kampionati Botëror. ⚽🔥

Sot bëhen 10 vite nga ajo mbrëmje me plot emocione në Turku. Dhjetë vite histori, sakrificë, krenari dhe passion të pashtershëm.

Nga Turku i Finlandës... deri te stadiumet më të mëdha të Evropës. 🇽🇰❤️

Historia e Dardanëve vazhdon! 💪🇽🇰

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur një lajm të madh për futbollin kosovar: talenti i Bayern...
04/09/2026

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur një lajm të madh për futbollin kosovar: talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, do ta përfaqësojë Kosovën! 🇽🇰💙💛

Ajeti njoftoi se sot ia dorëzoi pasaportën e Republikës së Kosovës talentit të ri, duke konfirmuar edhe zgjedhjen e tij për të luajtur me Dardanët.

“Mezi presim ta shohim talentin tonë me fanellën e Dardanëve dhe ta përfaqësojë Kosovën me krenari”, ka shkruar Ajeti.

Ai ka falënderuar Presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe Federatën e Futbollit të Kosovës për angazhimin, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi se talentët kosovarë po zgjedhin Kosovën. ⚽️🇽🇰

Erblin Osmani, talenti i Bayern Munichut, tani edhe në shërbim të Kosovës! 💙💛

Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një letër falënderimi dhe vlerësimi nga Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit...
04/09/2026

Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një letër falënderimi dhe vlerësimi nga Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, Arsene Wenger, në të cilën ai ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e federatës në themelimin e “FIFA Talent Academy Kosova”.

Në letrën drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, Wenger ka vlerësuar bashkëpunimin dhe punën e bërë nga federata në prag të themelimit të kësaj akademie, duke e cilësuar përkushtimin e FFK-së si thelbësor për avancimin e kësaj nisme, transmeton Klankosova.tv.

“Përkushtimi juaj i palëkundur ka qenë thelbësor në avancimin e kësaj nisme. Eventi historik i mbajtur në Prishtinë është dëshmi e profesionalizmit tuaj, përsosmërisë organizative dhe pasionit për zhvillimin e futbollit”, thuhet në letrën e Wengerit.

Ai ka theksuar gjithashtu se eventi i organizuar në Prishtinë nuk ishte vetëm një festë për këtë arritje, por edhe një moment frymëzues për të gjithë akterët e përfshirë në zhvillimin e futbollit.

Wenger ka vlerësuar veçanërisht mbështetjen dhe burimet e ofruara nga FFK-ja gjatë gjithë procesit, duke nisur nga harmonizimi me standardet e FIFA-s e deri te prezantimi i vizionit të akademisë.

Sipas tij, këto përpjekje dëshmojnë rolin e rëndësishëm të Kosovës në zhvillimin dhe kultivimin e talenteve të futbollit, ndërsa njëkohësisht mund të shërbejnë si standard edhe për vendet e tjera.

“Me kënaqësi presim që ta forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, ndërsa ecim përpara në këtë kapitull të ri dhe emocionues. Së bashku, mund të vazhdojmë të ndërtojmë një trashëgimi të qëndrueshme për futbollin në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar Wenger.

FIFA përgëzon FFK-në: Vendi i parë në Evropë  që zhvillohen talentët djem dhe vajza krahpër krah 🇽🇰Ditë më parë në Kampi...
03/09/2026

FIFA përgëzon FFK-në: Vendi i parë në Evropë që zhvillohen talentët djem dhe vajza krahpër krah 🇽🇰

Ditë më parë në Kampin Nacional në Hajvali është inauguruar projekti "FIFA Talent Academy".

Inaugurimi i “FIFA Talent Academy Kosova” shënon një etapë të re në procesin e zhvillimit të futbollit të moshave në vend.

Përmes këtij projekti, FFK dhe FIFA synojnë që talentet e reja të kenë qasje në një sistem të organizuar të identifikimit, zhvillimit dhe monitorimit, duke krijuar një bazë më të fortë për gjeneratat e ardhshme të futbollit kosovar.

⚽️🇽🇰 NIS RRUGËTIMI I FIFA TALENT ACADEMY NË KOSOVËNjë kapitull i ri dhe historik për zhvillimin e futbollit të të rinjve...
02/09/2026

⚽️🇽🇰 NIS RRUGËTIMI I FIFA TALENT ACADEMY NË KOSOVË

Një kapitull i ri dhe historik për zhvillimin e futbollit të të rinjve në Kosovë ka nisur sot me inaugurimin e FIFA Talent Academy, një projekt i FIFA-s që sjell në vendin tonë standardet më të larta ndërkombëtare për identifikimin, zhvillimin dhe avancimin e talenteve të reja.

Pjesë e gjeneratës së parë të Akademisë janë 40 talente nga e gjithë Kosova – 20 vajza dhe 20 djem, të përzgjedhur për të nisur një rrugëtim të veçantë zhvillimi, ku talenti i tyre do të mbështetet me punë profesionale, metodologji bashkëkohore dhe ekspertizën e FIFA-s.

Për këta fëmijë, FIFA Talent Academy do të jetë shumë më tepër sesa një vend për stërvitje. Ajo do të jetë një hapësirë ku talenti takohet me dijen, disiplinën dhe mundësinë; një ambient ku ëndrrat e tyre për futbollin do të kenë mbështetjen dhe kushtet e nevojshme për t’u zhvilluar.

Inaugurimi i FIFA Talent Academy në Kosovë përbën një moment të veçantë dhe historik për futbollin tonë.

Akademia e talenteve e FIFA-s në Kosovë është e treta në Evropë, por e para që funksionon me djem dhe vajza. Është e para e këtij lloji në regjion dhe e 15-ta në botë.

Ky projekt është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit dhe partneritetit të fuqishëm ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe FIFA-s, por mbi të gjitha është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e futbollit tonë.

Përmes kësaj Akademie, synimi është që talentet të identifikohen që në moshë të re dhe t’u krijohet një rrugë e strukturuar zhvillimi, në mënyrë që potenciali i tyre të kultivohet sipas standardeve më të avancuara të futbollit botëror.

Sot, 20 vajza dhe 20 djem nga e gjithë Kosova e nisin këtë rrugëtim. Ata përfaqësojnë jo vetëm gjeneratën e parë të FIFA Talent Academy në vendin tonë, por edhe ëndrrat e mijëra fëmijëve që çdo ditë luajnë futboll dhe ëndërrojnë që një ditë ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare. 💙

Sot nis një Akademi.
Sot nis një rrugëtim.
Sot investojmë në talentin që nesër do ta ndërtojë të ardhmen e futbollit të Kosovës. 🇽🇰⚽️🌍

Tri ndeshje, tri fitore, 10 gola të shënuar, dy të pësuar: REAL MADRID! 👑🤍Real Madridi i Mourinhos fitoi 4-0 sot ndaj Ma...
31/08/2026

Tri ndeshje, tri fitore, 10 gola të shënuar, dy të pësuar: REAL MADRID! 👑🤍

Real Madridi i Mourinhos fitoi 4-0 sot ndaj Malagas 😍

Address

Rr. "Hamzë Jashari"
Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kolona posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share