Namazi

Namazi Thuaj: Ai, Allahu është Një! Kuran, Ihlaas: 1

Faqja jonë ka qëllim informimin e drejtë në lidhje me tematikën edukative dhe arsimore në vendin ku jetojmë, duke ju shërbyer me tematika sociale, informacione historike, fragmente nga jeta e profetëve paqja qoftë mbi ta, duke shërbyer të gjitha këto për një mirëqenie më të mirë, në rangun edukativ.

Hadithi i ditës!
19/09/2026

Hadithi i ditës!

Pasha Allahun do të ringjallemi!Ringjallja ka për të ndodhur, Allahu ka garantuar për këtë!Allahu i Madhëruar thotë në K...
18/09/2026

Pasha Allahun do të ringjallemi!
Ringjallja ka për të ndodhur, Allahu ka garantuar për këtë!
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
15:92. Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi.
16:56. E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit.
19:66. E njeriu thotë: “A thua njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?” 19:67. Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
19:68. Pasha Zotin tënd, Ne do t’i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë me djajtë dhe do t’i afrojmë ata rreth xhehennemit të gjunjëzuar.
64:7. Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!”

Allahu na bëftë nga ata që ringjallen faqebardhë!

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jak...
17/09/2026

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Vendimi u lexua nga kryetari i trupit gjykues, amerikani që është gjykatës me përvojë të gjatë Charles L. Smith III.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.

Duke llogaritur edhe dënimet e mëparshme, kjo gjykatë dha padrejtësisht mbi 100 vite burg për UÇK-në. Ndërkohë dihet bot...
16/09/2026

Duke llogaritur edhe dënimet e mëparshme, kjo gjykatë dha padrejtësisht mbi 100 vite burg për UÇK-në.
Ndërkohë dihet botërisht kush ka pësuar në Kosovë dhe kush ka qenë agresori, Serbinë vazhdojnë ta përkëdhelin, Kosovën ta ndëshkojnë.

Nëse një gjykatë mbron krimin dhe dënon viktimën, ajo është kriminale.

Nuk ka drejtësi në këtë botë!

15/09/2026

Joram van Klaveren është një ish-politikan holandez i cili nuk e donte fenë islame dhe po shkruante një libër për këtë dhe teksa po bënte kërkime, ai përfundoi duke qenë musliman. Elhamdulilah!

Një nga bijtë e Izr4elit e lëndoi duke thënë: 'Ai e mbulon trupin e tij në këtë mënyrë vetëm për shkak të ndonjë defekti...
14/09/2026

Një nga bijtë e Izr4elit e lëndoi duke thënë: 'Ai e mbulon trupin e tij në këtë mënyrë vetëm për shkak të ndonjë defekti në lëkurën e tij, qoftë lebër ose hernie skrotale, ose ka ndonjë defekt tjetër.' Allahu donte ta pastronte Musain nga ajo që thanë për të, kështu që një ditë, ndërsa Musai ishte në vetmi, ai hoqi rrobat e tij dhe i vendosi mbi një gur dhe filloi të lahej. Kur mbaroi larjen, ai u drejtua drejt rrobave të tij për t'i marrë ato, por guri ia mori rrobat dhe iku (u rrokullis); Musai mori shkopin e tij dhe vrapoi pas gurit duke thënë: 'O gur! Më jep rrobën time!' Derisa arriti një grup Beni Izr4elitësh, të cilët e panë të zhveshur dhe e gjetën atë më të mirin (pa ndonjë njollë ose sëmundje në trup) nga ato (krijesa) që Allahu kishte krijuar, dhe Allahu e pastroi nga ajo për të cilën e kishin akuzuar. Guri u ndal aty dhe Musai mori, veshi rrobën e tij dhe filloi ta godiste gurin me shkopin e tij. Pasha Allahun, guri ende ka disa gjurmë goditjeje, tre, katër ose pesë shenja. Kjo është ajo që Allahu i referohet në Thënien e Tij në Kuran:

"O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain. Allahu e çliroi atë nga përgojimet e tyre; ai është i nderuar në sytë e Allahut." Kuran, Ahzaab: 69.

Sahih el-Buhari, 3404

Hadith i ditës!
13/09/2026

Hadith i ditës!

11/09/2026

Jemi në fundin e ditës së xhuma, bëni shumë dua, veçanërisht për shtimin e imanit (besimit) dhe përmirësimin e zemrave.

DUAJA KUR FRYEN ERA"Allahumme inni es'eluke hajreha ve eudhu bike min sherriha"(O Zot, kërkoj nga Ti të mirën e saj dhe ...
11/09/2026

DUAJA KUR FRYEN ERA
"Allahumme inni es'eluke hajreha ve eudhu bike min sherriha"
(O Zot, kërkoj nga Ti të mirën e saj dhe kërkoj që të më mbrosh nga e keqja e saj).
(Transmetuan: Ebu Davudi 4/326 dhe Ibën Maxheh 2/1228)

E xhuma ♥️
11/09/2026

E xhuma ♥️

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Namazi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Namazi:

Shortcuts

Share