InfoGlobi

InfoGlobi Public interest above all

Koha për Draft Raportin e Progresit të KE-së. Për çka lavdërohet e për çka kritikohet Kosova e për çka Serbia, lexo shkr...
30/10/2025

Koha për Draft Raportin e Progresit të KE-së. Për çka lavdërohet e për çka kritikohet Kosova e për çka Serbia, lexo shkrimin tek komentet

29/10/2025
29/10/2025

K𝒆̈rkesat e shoq𝒆̈ris𝒆̈ civile drejtuar 𝑷𝒓𝒆𝒔𝒊𝒅𝒆𝒏𝒕𝒆s 𝑶𝒔𝒎𝒂𝒏𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝒏𝒅𝒆̈𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕𝒆̈𝒔𝒊𝒎 𝒑𝒐𝒍𝒊𝒕𝒊𝒌 𝒑𝒆̈𝒓 𝒄̧𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆𝒏 𝒆 𝒃𝒖𝒙𝒉𝒆𝒕𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒗𝒊𝒕𝒊𝒕 2026 𝒅𝒉𝒆 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈𝒗𝒆𝒔𝒉𝒋𝒆𝒗𝒆 𝒓𝒓𝒆𝒕𝒉 𝑷𝒍𝒂𝒏𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑹𝒓𝒊𝒕𝒋𝒆𝒔:
1. Qeveria në detyrë të dorëzojë në Kuvend Projektligjin e buxhetit për vitin 2026, në përputhje me kompetencat që i jep Ligji për Qeverinë si dhe në pajtim ligjet dhe Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që Kuvendi aktual ta miratojë një buxhet të rregullt për vitin e ardhshëm me procedurë të përshpejtuar. Ky është edhe opsioni më i mirë dhe më i sigurtë, marrë parasysh se themelimi i institucioneve të reja mund të zvarritet për muaj të tërë, siç ndodhi gjatë këtij viti. Theksojmë se Qeveria e re, pas konstituimit, mund ta plotësojë dhe ndryshojë buxhetin dhe përshtasë disa nga linjat sipas programit të saj.
2. Nëse opsoni më lartë nuk realizohet, atëherë Kuvendi aktual të paktën të votojë një zgjatje të buxhetit aktual deri në fund të muajit mars 2026, duke u bazuar në dispozitat e nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, në mënyrë që të garantohet funksionimi bazik i shtetit dhe stabiliteti financiar deri në formimin e institucioneve të reja.
Një hap i tillë, përveçse do të shmangte rrezikun e një krize buxhetore të paprecedentë, do të sillte edhe qetësi e siguri më të madhe për qytetarët, sidomos për ata dhe ato që varen nga pagat dhe transferet publike, duke i shpëtuar nga ndjenja e ankthit dhe pasigurisë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore. Një stabilitet i tillë financiar dhe institucional do të ishte thelbësor edhe për mbarëvajtjen e procesit demokratik, duke u mundësuar qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë, dhe pa ndjenja presioni ekonomik apo pasigurie për të ardhmen.
3. Të ratifikohet Marrëveshja e Facilitetit, tashmë e negociuar dhe nënshkruar nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës. Po ashtu, të nënshkruhet Marrëveshja e Huasë nga Zëvendësministri përgjegjës në detyrë në MFPT, duke qenë se nuk ka mandat deputeti. Duam të theksojmë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nuk e shkel Ligjin për Qeverinë meqenëse iniciimi i saj ka ndodhur më 4 dhjetor 2024, në kohën kur Qeveria kishte mandat të plotë. Vetëm kur të ratifikohen këto dy marrëveshje, Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes.
4. Ne rekomandojmë që në shërbim të përshpejtimit të procedurave, të përdoret Neni 123 i Rregullores së Kuvendit për anashkalimin e afateve dhe veprimeve tjera procedurale në mënyrë miratimi i buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve të bëhet me shpejtësinë që e kërkon urgjenca e situatës.
E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si Presidente e Republikës mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë, si dhe për të forcuar besimin në institucione dhe partneritetin me Bashkimin Evropian në këtë moment vendimtar për vendin.
Me respekt,
Instituti GAP
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI)
SHL-Kosova
Balkan Green Foundation
Community Building Mitrovica (CBM)
Community Development Fund (CDF)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Activism Roots
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
Qendra per Zhvillimin e Grupeve Shoqerore (CSGD)
Kosova – Women 4 Women (K-W4W)
EC Ma Ndryshe
YMCA Kosova
TOKA
Organization for Partnership, Engagement and Development (OPED)
Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)
Youth Initiative for Human Rights - Kosovo
Civil Rights Program - Kosovo (CRP/K)

26/10/2025

Ndonëse shumë pjesëtarë të shoqërisë civile e kanë kritikuar Kurtin, për siç kanë thënë, zvarritjen e procesit të formimit të Qeverisë me muaj, në anën tjetër ata nuk shohin ndryshim rezultati në rast se mbahen zgjedhjet e reja, shkruan REL..

Agon Maliqi, njohës i zhvillimeve politike, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se nuk pret ndryshime të mëdha në rezultate.

Sipas tij, situata mund të ndryshojë vetëm në rast se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate dështojnë që ta kalojnë pragun në Kuvend.

Të dyja këto parti kanë arritur koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Si përfundim, Aleanca i ka siguruar pesë ulëse në Kuvend, ndërsa Nisma tre të tjera.

Pragu që duhet të kalojë një parti për të hyrë në Kuvend është 5 për qind e numrit të përgjithshëm të votave

Address

Ulpiana
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when InfoGlobi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to InfoGlobi:

Share