XLPRESS.tv

XLPRESS.tv XL-Press eshte portal informativ i cili sjell lajmet me te reja nga vendi, bota, sporti, teknologjia, ekonomia, jeta etj.

XL-Press.tv u formua nga nje klub profesionistesh dhe mbeshtetur nga Xhevat Latifi. Brandingun e portalit e krijoi Erzen Arifi. Uebfaqja u zhvillua dhe mirembahet nga REFRESH- Prishtine.

Reshjet masive të borës kanë goditur gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shënuar sasinë më të madh...
17/01/2026

Reshjet masive të borës kanë goditur gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shënuar sasinë më të madhe të regjistruar në 30 vitet e fundit.

Në qytetin Petropavlovsk-Kamchatsky, grumbujt e borës kanë arritur deri në lartësinë e katit të katërt, ndërkohë që shumë banorë kanë humbur makinat e tyre, të mbuluara plotësisht nga bora. Në disa zona, shtëpitë janë izoluar pothuajse totalisht, duke u shkëputur nga qarkullimi.

Banorët vendas e kanë quajtur situatën një “apokalips bore”, pasi rrugët janë bllokuar, lëvizja është paralizuar dhe autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Edhe pse reshjet e dendura nuk janë të pazakonta për Kamchatkën, intensiteti i jashtëzakonshëm i stuhive të njëpasnjëshme e ka lënë qytetin kryesor të rajonit nën një bllokim të rëndë. Grumbujt e borës kanë arritur deri në 3 metra, madje edhe më shumë në zona të caktuara.

Si pasojë, shkollat janë mbyllur, ndërsa shumë biznese kanë kaluar në punë në distancë, për shkak të pamundësisë së lëvizjes dhe rrezikut për qytetarët. Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë qartë përmasat e situatës ekstreme që ka përfshirë këtë zonë të Rusisë.

“Profile Dardane” - piktura e artistit Isa Alimusaj shpallet fituese në “Peneli e Flakës së Janarit 2026”Manifestimi “Fl...
17/01/2026

“Profile Dardane” - piktura e artistit Isa Alimusaj shpallet fituese në “Peneli e Flakës së Janarit 2026”

Manifestimi “Flaka e Janarit 2026”, që ka filluar më 11 janar, e që është përshkruajtur me një varg aktivitetesh paraprake, ka vijuar më rrjedhën tradicionale sipas kalendarit të përvitshëm të aktiviteteve të parapara nga Komuna e Gjilanit, nën patronatin e kryetarit Alban Hyseni dhe në organizim e përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan.

Në ekspozitën “Peneli i Flakës 2026” – të mbajtur në Galerinë e Qytetit në Gjilan, në prani të artistëve e artdashësve të shumtë pjesëmarrës nga treva të ndryshme shqiptare është bërë ndarja e çmimeve për veprat më meritore e cilësore, pjesëmarrëse në konkursin e këtij edicioni të Manifestimit “Flaka e Janarit 2026”.

Kuratoni i ekspozitës, Sami Shabani në fjalën e tij hapëse të ekpozitës theksoi rëndësinë e manifestimit duke vlerësuar krijimet pjesëmarrëse në konkurs. Sipas tij, “Flaka e Janarit” për më shumë se 35-vite të jetëgjatësisë është kujtesë e gjallë historike dhe shpirtërore ku arti shndërrohet në gjuhë të përbashkët të qëndresës dhe identitetit tonë kulturor.

“Ekspozita e Arteve Pamore, si një nga shtyllat kryesore të këtij manifestimi mbetet hapësirë e rëndësishme e shprehjes artistike. Këtë vit ekspozita sjell një gamë të gjërë krijimesh artistike pamore që dëshmojnë laramaninë e veprave artistike si dhe teknikave e koncepteve, duke reflektuar realitetin bashkëkohorë me të cilën prezantohet kujtesa jonë kolektive dhe ndjeshmëria individuale”, tha ai.

Juria në përbërje Ahmet Ibrahimi, Miradije Shahiqi dhe Ragip Ramadani kanë vlerësuar krijimet pjesëmarrëse në kategori përkatëse në konkurs, me sa vijon: Çmimi për veprën më të mirë në konkursin “Peneli i Flakës 2026” në pikturë shkoi për artisin krijues, Arianit Lakna, ndërsa çmimi për veprën më të mirë pjesëmarrëse në konkursin “Peneli i Flakës 2026” në skulpturë i është ndarë krijuesit, Selam Kastrati.

Në emër të Shoqatës së Arteve Pamore në Gjilan, Avni Behluli e shpalli vendimin për fituesin e këtij edicioni të “Peneli i Fkakës 2026”, i cili i është ndarë artistit, artistit Isa Alimusaj.

“Shoqata e Arteve Pamore në Gjilan është një aset komunal e mbarëkombëtar, andaj, me blerjen e një vepre artistike, fondit të përgjithshëm të galerisë i shtohet edhe një vepër e rëndësishme arti, e njëzeteshtata me radhë, duke e pasuruar kësisoji Galerinë e Gjilanit akoma më shumë artistikisht”, tha Behluli..

Sipas tij, edhe këtë edicion u dëshmua me vet prezencën e artistëve e artdashësve se “Peneli i Flakës” është njëra nga ngjarjet e rëndësisë veçantë kulturore e artistike e cila grumbullon krijues arti të shumtë nga mbarë hapësira kombëtare, ndërsa si e tillë e lartëson qëllimin e manifestimit në kujtim e nderim të dëshmorëve e heronjve ndër breza, përmes veprave artistike pjesëmarrëse.

Edicioni i 35 i “Flakës ... 2026”, vijon deri më 31 Janar, me një sërë aktivitetesh kulturore të parapara në vijim, nëpër shtyllat përkatëse: Arte Skenike - “Talia e Flakës”; Arte Letrare - “Pena e Flakës” si dhe Arte Muzikore – “Xixat e Flakës” e “Fest Flaka”, në kujtim e nderim të heronjve dhe dëshmorëve ndër breza.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm dhe më i njohur në tërë historinë e shqiptarëve, të t...
17/01/2026

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm dhe më i njohur në tërë historinë e shqiptarëve, të të gjitha kohërave. Sot janë bërë 558 vite nga dita kur ai vdiq në Lezhë, i rrethuar nga bashkëluftëtarët dhe lavdia e fitoreve të tij. Më 17 janar 1468, Skënderbeu vdiq pas një çerekshekulli tejet intensiv që e kishte kaluar në krye të rezistencës kundërosmane dhe në përpjekje për të ndërtuar aleanca politike me fisnikët arbër dhe faktorë të tjerë politikë në regjion.

Pinjoll i dinastisë fisnike të Kastriotëve, Gjergji, djali i Gjonit dhe i Vojsavës, në shekullin e fundit të Mesjetës u ngrit nga një sinjor mes shumë të tillësh, në një strateg ushtarak dhe prijës politik ndër më të njohurit në Evropë. Nga viti 1443 kur ai u rebelua ndaj ushtrisë osmane dhe derisa vdiq më 1468, Skënderbeu i priu një qëndrese të gjerë kundër depërtimit të mëtutjeshëm të osmanëve në Evropë, duke i bashkuar shumë fisnikë në Kuvendin e Lezhës më 1444; duke krijuar aleancë me Mbretërinë e Napolit dhe Aragonës, si dhe duke ruajtur marrëdhënie të dendura diplomatike veçanërisht me Papatin në Romë, me Republikën e Raguzës në Dubrovnikun e sotëm dhe me Republikën e Venedikut në Itali.

Jehona e lavdive nga fitoret e arritura kundër osmanëve të pathyeshëm atë kohë, por edhe kundër serbëve në Ballkan e kundërshtarëve të Napolit në Itali, i dhanë Skënderbeut namin e një prej ushtarakëve më gjenial dhe prijësve më të paepur në Europë. Ndër shekuj pas vdekjes së tij, figura e Skënderbeut vazhdoi të frymëzonte njerëzit gjithandej kontinentit evropian, por veçmas arbërit, qoftë si arbëreshë në Itali, qoftë si shqiptarë pas pushtimit të plotë nga Perandoria Osmane.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu u vendos nga rilindasit në shekullin e XIX si një nga shtyllat e kombformimit dhe shtetndërtimit te shqiptarët. Historia e tij asnjëherë nuk e ka humbur aktualitetin dhe as forcën për të inspiruar. Skënderbeu vazhdon të jetë edhe sot në qendër të identitetit kombëtar dhe historik shqiptar, si figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë nëpër botë.

Lavdi ndër kohëra Gjergj Kastriotit, të mbiquajturit Skënderbe, heroit kombëtar të të gjitha epokave historike të shqiptarëve!

Albin Kurti

E them me shumë krenari se jam shqiptarë
17/01/2026

E them me shumë krenari se jam shqiptarë

🌑👽🤷🏻‍♂️ SHUMË E DHIMBSHME 🤷🏻‍♂️👽🌑Një tragjedi SHQIPTARE në AMERIKË .Figurativisht : Tipi me litar në Qafë dhe Dy Hetusët...
17/01/2026

🌑👽🤷🏻‍♂️ SHUMË E DHIMBSHME 🤷🏻‍♂️👽🌑
Një tragjedi SHQIPTARE në AMERIKË .
Figurativisht : Tipi me litar në Qafë dhe Dy Hetusët .

.….. 2 vjet e gjysëm hetuesi në burgun e Tiranës (aty ku sot është komisariati 3 i policisë, te rruga Mine Peza). Lidhur duarsh e këmbësh me zinxhirë, shpesh një zhinxhir në fyt të cilin ia tërhiqnin deri sa t'i binte të fikët nga asfiksimi. Rrahje barbare me mjete të forta e deri shufra hekuri, lidhje nga shpatullat e tërheqje nga këmbët për të shqyer pjesën e brendshme të trupit, djegie e organeve gjenitale e sqetullave me çakmak, heqje e thonjve të gishtërinjve të këmbëve e duarve me pince, lënie në fuçi me ujë të ftohtë për 12 orë në temperatura nën 0 gradë, e të tjera e të tjera, për 2 vjet e gjysëm rrjesht.

Këto janë disa prej torturave që ai ka treguar gjatë periudhës që i bënin hetuesinë. Ai, ishte një familjar i imi, të cilit nuk kam dëshirë t'ia publikoj emrin, me kërkesë të fëmijëve të tij, pasi ai vetë sot nuk jeton më. Nuk e ka duruar mëshirën kurrë e as keqardhjen. "Burrat vdesin në këmbë" - thoshte, e kështu ndodhi në fakt të largohej nga kjo botë, ai burrë.

E akuzuan si bashkëpunëtor i amerikanëve dhe u dënua me 25 vjet burg, të cilat i bëri në Spaç, Qafë Bari, Tiranë. Por nuk e kishte menduar kurrë se do të mund t'i mbijetonte hetuesisë ku kishte parë dhjetra djem nënash fatkeqe të jepnin jetën varur zinxhirëve e litarëve të birucave ku bënin hetuesinë.

Ai doli gjallë nga burgu sepse kur e dënuan ishte vetëm 26 vjeç. Disa vite pas hapjes së kufinjve shkoi në Amerikë se gjithnjë kishte premtuar se nëse dilte gjallë nga burgu ca muaj do të donte të shkonte të shëtiste në tokën për të cilën pagoi gjithë rininë, pa e shkelur asnjëherë atë. Kur u kthye nga Amerika erdhi i zhgënjyer, i vrarë shpirtërisht, më shumë se më parë.

"Ata ishin të gjithë atje" - tha. Të paktën 3 prej atyre që më torturonin rregullisht gjatë hetuesisë, bashkë me familjet e tyre, madje kishin dhe status të veçantë. Ishin atje të lirë e të pasur më shumë se ç'kanë qenë në Shqipëri. Amerika i shpërbleu si "fitues" kundër nazizmit e si vrasës të shqiptarëve atdhedashës! E unë i pashë e qava si fëmi! Nuk munda dot t'i them asnjë fjalë teksa qëndroja përballë njërit prej tyre, i cili as nuk më njohu. Unë isha dhe paskam mbetur i burgosuri i përjetshëm i absurdit perves të mendjeve të sëmura. Po pse duhet të dilja gjallë? Për të parë këtë gjë? Paskan qenë më të lumtur shokët e mi që mbyllen sytë brenda qelive!"

Ai nuk u kthye më kurrë në Amerikë, madje dhe në disa vende të Europës kishte frikë të shkonte se ishte i sigurtë që një pjesë të mirë të xhelatëve do i shihte me zyra e kapardisur edhe atje. Por të paktën ai i mbylli sytë duke e ditur e kuptuar të vërtetën. Sa herë binte fjala për perëndimin, qeshte e na thoshte: "a mendoni vërtet se do ia shihni hajrin më shumë sesa ia pamë ne?"

Ervina Toptani

Ai doli nga goja e viktimës së tij, një skenë aq groteske sa ata që e panë mezi u besuan syve. Ohio, 1904: salla e gjyqi...
17/01/2026

Ai doli nga goja e viktimës së tij, një skenë aq groteske sa ata që e panë mezi u besuan syve. Ohio, 1904: salla e gjyqit ishte e heshtur, një psherëtimë kolektive e ngrirë në kohë, ndërsa një burrë që teknikisht kishte qenë i vdekur prej tre ditësh doli në dritë.

Victor Silt, i akuzuar për vrasjen brutale të një familjeje prej gjashtë anëtarësh, kishte shkuar në kufij të paimagjinueshëm për t’u fshehur. Në një akt tmerrësisht mashtrues, ai kishte hequr lëkurën e një prej viktimave të tij, Henry Balaclava, dhe e kishte përdorur si maskë, duke u fshehur në sy të të gjithëve ndërsa autoritetet e kërkonin.

Gjyqi që pasoi ishte po aq makabër sa edhe vetë krimi. Gjatë seancës paraprake, u zbulua përmasa e plotë e çmendurisë së Silt-it.

Dëshmitarët u stepën nga tmerri teksa ai u shfaq, duke u zvarritur nga goja e atij njeriu, mishin e të cilit e kishte veshur për ditë me radhë. Pamja e një vrasësi që fjalë për fjalë banonte brenda viktimës së tij shkatërroi qetësinë e sallës së gjyqit, duke gdhendur një skenë terrori në mendjet e të gjithëve që ishin të pranishëm. Ishte një moment ku grotesku u takua me të paimagjinueshmen, duke e kthyer një krim tashmë të tmerrshëm në diçka pothuajse surreale.

Veprimet e Victor Silt-it nuk ishin vetëm dëshmi e mizorisë së tij, por edhe një shembull rrëqethës se si obsesioni dhe degjenerimi mund të shtrembërojnë sjelljen njerëzore. Rasti i la hetuesit dhe publikun njësoj duke vënë në dyshim kufijtë e tmerrit njerëzor, duke sfiduar kuptimin e tyre mbi dhunën, maskimin dhe devijimin psikologjik. Çdo detaj nga heqja e përpiktë e lëkurës së viktimës deri te guximi për t’u shfaqur në gjykatë fliste për një mendje tërësisht të shkëputur nga morali normal.

Historia e Victor Silt-it mbetet si një tregim paralajmërues i së keqes së çuar në ekstreme. Është një rrëfim që vazhdon të shqetësojë, duke na kujtuar se ndonjëherë e paimagjinueshmja nuk kufizohet vetëm te fiksioni. Në atë sallë gjyqi në Ohio, historia dëshmoi një tmerr që e mjegulloi kufirin mes jetës dhe vdekjes, një krim që mbetet i gdhendur në kujtesën kolektive për guximin e tij të pabesueshëm dhe gjenialitetin grotesk.

Credit: Our Earth

U mbajt akademia kushtuar “Masakrës së Reçakut” dhe koncerti i muzikës klasikeNë kuadër të “Flakës së Janarit 2026”, në ...
17/01/2026

U mbajt akademia kushtuar “Masakrës së Reçakut” dhe koncerti i muzikës klasike

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2026”, në Teatrin e Qytetit në Gjilan është mbajtur ngjarja përcjellëse “Akademia e Flakës…”, e cila i është kushtuar “Masakrës së Reçakut”, ngjarje në të cilën ka qenë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili në këtë akademi ka thënë se “Flaka e Janarit” i mbijetoi kohës dhe u kthye në Manifestim Tradicional. Ky manifestim kishte nisur si shënim i dhjetëvjetorit të rënies së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Pjesë e manifestimit u bë edhe shënimi i rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës.

“Është me rëndësi të ruhet tradita, të kultivohen vlerat kombëtare dhe të ndërtohet shtetësia e Kosovës, sepse nën kulmin e kësaj shtëpie të përbashkët gjejnë strehë të gjithë njerëzit e atdheut tonë dhe miqtë tanë”, tha Kurti ndër të tjera, duke shtuar se kjo traditë e shënimit të Flakës së Janarit përkohësisht ishte ndërprerë për shkak se më 15 janar 1999 kishte ndodhur Masakra e Reçakut, ku u vranë 45 civilë të pambrojtur e të paarmatosur.

“Duhet të kujtojmë rolin unik të ambasadorit William Wolker si dëshmitar dhe denoncues i Masakrës së Reçakut. Deklarata e tij ia bëri botës të qartë të vërtetën për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë. Faktet dhe dëshmitë për Reçakun mbetën të regjistruara në drejtësinë ndërkombëtare, si konfirmim se e vërteta për këto krime nuk mund të mohohet dhe se drejtësia, sado e vonuar, mbetet detyrim moral dhe historik”, tha Kurti duke shtuar se muajin e kaluar, të vitit që lamë pas, Republika jonë ndërmori edhe një hap të rëndësishëm në rrugën e drejtësisë, kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 21 personave për Masakrën e Reçakut, për krime lufte.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janari në Kosovë është më shumë se një muaj i ftohtë dimri, ai është plagë e dritë, dhimbje që nuk plaket e shpresë që nuk shuhet, është muaji i “Flakës...”, është ndërgjegjja e jonë kolektive dhe zjarri që vije nga sakrifica dhe që na kujton se liria nuk na u dhurua, por u fitua me gjak. Reçaku na përkujton dhimbjet e luftës, ngjarje që na tregoi se populli e meritonte lirinë. Ai i kushtohet heronjve që luftuan për lirinë, atyre që e kuptuan se për lirinë duhet luftuar. Ata zgjodhën të jetojnë me dinjitet dhe nuk u nënshtruan, andaj u flijuan për lirinë.
“Strukturat shtetërore janë amanet i atyre që ranë për liri. Të punosh për shtetin është përgjegjësi e madhe, sepse gjaku u derdh për barazi, liri e shpresë për secilin qytetar”, tha Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.

Në pjesën e akademisë me vështrimet e tyre u paraqitën studiuesit e historisë Blerim Haziri dhe Sylë Ukshini. Haziri në mënyrë kronologjike ka paraqitur të gjitha krajatat nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës, që nga rekrutimi me dhunë në ushtrinë e ish-Jugosllavisë, ku shumë të rinj atje gjetën vdekjen, pastaj rastin e inskenuar kafiterinë “Panda” në Pejë, krim i cili u tentua t’i mëveshët shqiptarëve, por që doli se ishte një rast i inskenuar nga vetë serbët për të vazhduar me shumë vrasje e masakra e ndër më të tmerrshmet ishte „Masakra e Reçakut“, që shënoi kulmin e dhunës policore-ushtarake e paramilitare serbe. Kjo ngjarje bëri bujë në mediet ndërkombëtare e misioni verifikues, të cilët hodhën poshtë pretendimet serbe. Çështja e Reçakut ndërkombëtarizoi edhe ë tepër situatën në Kosovë dhe ndërgjegjësoi botën, kurse NATO ndërhyri ushtarakisht.

Për “Masakrën e Reçakut” me kumtesë u paraqit edhe studiuesi Sylë Ukshini, i cili pas ka përshkruar rrethanat politike e ushtarake në të cilat ka ndodhur ajo, ka shtuar se me “Masakrën e Reçakut” u shemb gënjeshtra e madhe e Serbisë për shqiptarët dhe këtë e ka ndërlidhur edhe me periudhën nëpër të cilën po kalojmë sot, se çka po ndodh në raportet Kosovë – Serbi.
“Reçaku është provë e ndërgjegjes evropiane”, ka thënë studiuesi Sylë Ukshini.

Në këtë akademi është mbajtur edhe një pjesë e muzikës klasike në të cilën nën organizimin e profesoreshës Rina Hamdiu, ku u interpretuan katër pika “Gryka e Kaçanikut” nga kompozitori Pjetër Gaçi, “Baresha” nga kompozitori Rexho Mulliqi, “Besa besë”, kompozuar nga Ilir Shaqiri dhe “Orkestrale”, kompozuar nga Valton Beqiri në dirigjimin e kompozitorit Hajrullah Syla.

Edi Rama, boll me SHKRONJA TË MËDHA dhe publiko ftesën, bashkë me gjithçka që u ke premtuar atyre.A ke rënë dakord të zh...
17/01/2026

Edi Rama, boll me SHKRONJA TË MËDHA dhe publiko ftesën, bashkë me gjithçka që u ke premtuar atyre.

A ke rënë dakord të zhvendosësh palestinezë në Shqipëri që Jared Kushner të ndërtojë projektet e tij dhe t’u marrë tokën?

Askush nuk interesohet për ty, përveç nëse ju ofron favore masive —të cilët do të jenë jetëshkurtër, sepse do të largohesh nga pushteti dhe do të përfundosh në burg.

Por gjithsesi, ataku në zemër që i dhe Berishës sot, mbartë pak peshë!

Evi Kokalari

Në ditën kur kujtesa kombëtare nderon he**in tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Bashk...
17/01/2026

Në ditën kur kujtesa kombëtare nderon he**in tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Bashkim Jashari, pritet me ovacione në Gardën e Ajova-s në SHBA.

Po nga SHBA-ja, nga zyra e presidentit Trump, vjen ftesa për Shqipërinë që të jetë pjesë e bordit ndërkombëtar të paqes, i cili do të administrojë Gazën.

Ja pra, në këto kohë trazirash të mëdha globale, aleati kryesor i yni vazhdon të na respektojë dhe të na nderojë, por jemi vetë ne, me mbrapshtitë tona të brendshme kronike, që e minojmë këtë respekt.

Blerim Latifi

Në shenjë zie për kryetrimin Gjergj Kastrioti, gratë mirditore vendosën shamiat e zeza mbi kokë, traditë e ruajtur brez ...
17/01/2026

Në shenjë zie për kryetrimin Gjergj Kastrioti, gratë mirditore vendosën shamiat e zeza mbi kokë, traditë e ruajtur brez pas brezi.

Alexandre Dregrand (diplomat francez, studiues, konsull në Shkodër në fund shek. XIX), në librin “Kujtime nga Shqipëria e Epërme”, botuar në Paris në vitin 1901, ndër të tjera shkruan: “Xhurdinë e zezë e hasim në shumë krahina shqiptare në veshjen e burrave, ndërsa vetëm në Mirditë, grate mbajnë xhurdinë dhe shaminë e zezë, në shenjë zie për Gjergj Kastriotin".

Credit: MIRDITA: Histori dhe Aktualitet

Shpëtimtari i së vërtetës për shqiptarët – William WalkerSot, William Walker, miku i madh i shqiptarëve dhe ambasador i ...
17/01/2026

Shpëtimtari i së vërtetës për shqiptarët – William Walker

Sot, William Walker, miku i madh i shqiptarëve dhe ambasador i SHBA-ve, vizitoi Stubllën. Ai u dërgua në Kosovë për ta parë nga afër realitetin e dhimbshëm të një populli të masakruar. Dhe ai nuk heshti.
E tha të vërtetën ashtu siç ishte: Masakra e Reçakut ishte gjenocid, krim kundër njerëzimit.
Ajo fjalë nuk ishte vetëm një deklaratë – ishte një kthesë historike. Fjala e tij u shndërrua në paqe.

Ashtu si Zoti e dërgoi Jezu Krishtin në botë për të sjellë dritë dhe paqe, po ashtu Amerika e dërgoi William Walkerin në Kosovë – dhe paqja erdhi.
Jezu Krishti u kryqëzua. Reçaku u masakrua. Por nga ajo sakrificë lindi liria.
Kosova u çlirua falë së vërtetës që Walker e tha pa frikë, si fjalën e fundit që bota duhej ta dëgjonte.

Populli i Kosovës vuajti si të krishterët në ditët më të errëta të historisë. Por Zoti deshi që, përmes njerëzve të drejtë si William Walker, ky popull të shpëtojë dhe të jetojë i lirë.

Respekt dhe mirënjohje e përjetshme për William Walker.
Lavdi viktimave.
Nderim Stubllës.
Paqja u ndërtua mbi të vërtetën

Franklin Ramaj

Albin Kurti:Vetëm rreth nëntë muaj pas demostratave të vitit 1981, të shtypura me dhunë dhe të pasuara nga përndjekje, a...
17/01/2026

Albin Kurti:
Vetëm rreth nëntë muaj pas demostratave të vitit 1981, të shtypura me dhunë dhe të pasuara nga përndjekje, arrestime arbitrare dhe burgosje politike, shërbimet sekrete jugosllave i vranë në Stuttgart të Gjermanisë, Jusuf Gërvallën me vëllain e tij Bardhoshin si dhe Kadri Zekën.

44 vite më parë, Jugosllavia e Serbia goditën pikërisht Kadriun, Jusufin dhe Bardhoshin, atëherë kur po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha organizimi për Republikën e Kosovës, për bashkim e barazi dhe për çlirimin e popullit tonë.

Sot, bëmë homazhe në Dubovik të Deçanit, ku u mirëpritëm nga e bija e Jusufit, Donika Gërvalla, Ministre në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës. Vizituam edhe familjen e Kadri Zekës ku na pritën Izmi Zeka, Zenun Pajaziti dhe familja e gjerë. Përveçse patriotë, ata ishin aktivistë, krijues, gazetarë dhe intelektualë. Me vrasjen e tyre nuk kemi humbur vetëm tre veprimtarë por poetë e shkrimtarë që kontribonin përmes ideve dhe pendës.

Vrasja e tyre nuk duhet të mbetet pa u ndriçuar. Zbardhja e së vërtetës edhe sa i përket urdhërdhënësve dhe ekzekutorëve duhet të ndriçohen që të mundësohet drejtësia e ndëshkimi.

Lavdi Jusufit, Bardhosh*t, Kadriut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

Address

Luan Haradinaj No 32
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when XLPRESS.tv posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to XLPRESS.tv:

Share