Zgjohu Press

Zgjohu Press Portali Informativ Zgjohu Press është projekt i pavarur medial,që synon të sjellë informim të drejtë.

Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike, njerëzit e VV-së mbikëqyrin këtë treg.Deputetja e LDK-së...
01/06/2025

Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike, njerëzit e VV-së mbikëqyrin këtë treg.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit që sot hyri në fuqi për bizneset e mëdha që sot kaluan në tregun e hapur të energjisë, duke thënë se 1 qershor duhet shënuar si ditë e mafisë energjetike.

Bajrami thotë se mafia energjetike ka emrin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas saj ka vendosur njerëzit e vet në krye të institucioneve që prodhojnë energji.

Ajo thotë se struktura e mafisë energjetike nisi qysh në ditët e para të VV-së në pushtet.

“Përgjatë katër viteve të shkuara mafia energjetike për të cilën Albin Kurti fliste sa ishte në opozitë ka marrë formë. Ka emra dhe mbiemra, është Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, e cila për katër vite nuk ka bërë asgjë tjetër përveçse ka vendosur njerëzit e vet në krye të institucioneve që prodhojnë energji, japin licenca e që janë të thirrura me mbikëqyrë tregun e energjisë”.

“Struktura e mafisë energjetike nisi në ditët e para të qeverisjes së Vetëvendosjes”, shkruan ajo.

Në postimin e saj, deputetja e LDK-së përmend këtu edhe ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin, që siç thotë Kurti e pati emëruar, por tani po përballet me akuza për korrupsion.

Tutje ajo thotë se brenda 24 orëve Martin Berishaj ishte pajisur me pasaportë diplomatike dhe u pati emëruar ambasador, dhe se siç shkruan ajo i njëjti paguhej nga kompanitë energjetike, përfshirë këtu GEN-in.

“Kurti e pati dërguar në KEK Nagip Krasniqin që ishte kryesues i Komitetit të Energjisë në Vetëvendosje. Nagipi tash po përballet me aktakuza për korrupsion.

Pastaj, Martin Berishaj brenda 24 orëve u pajis me pasaportë diplomatike dhe u emërua ambasador. I njëjti paguhej nga kompanitë energjetike përfshirë GEN-in.
Në gjithë këtë situatë, përmes faturave, EFT-ja e Vuk Hamoviçit përfiton miliona euro në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Bajrami.

“Kjo nuk është rastësi, këtu nuk ka më hapësirë për mbulesë, sepse tashmë po e shohim të gjithë skemën e ndërtuar me qëllime të qarta, atë të pasurimit të disa individëve në kurriz të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit.
Në media u raportua se vëllai i Kurti po merret diçka me çështje të energjisë në KEK, ani pse që shumë vite punon në KEK. Gjithashtu u raportua se një donator i LVV-së tashmë është zgjedhur drejtor i KEK-ut. Lajmi tjetër ishte se vëllai i shefit të kabinetit të Kurtit është duke e provuar fatin në energji. Për më tepër, i kemi parë të gjitha mesazhet në grupin e WhatsApp-it, ku vendoset për tenderët milionësh të KEK-ut, përkundër faktit se pohohej se ajo kompani nuk i plotëson kushtet”.

Deputetja thotë se nëse krahasohen faturat me vitet e kaluara, Kosova kurrë s’ka importuar më shumë energji se në katër vitet e fundit. Në qeverisjen Kurti ajo thotë se ka shënuar rekord çmimi i rrymës.

“Gjatë kësaj periudhe dolën në sipërfaqe kompani fantome të regjistruara gjatë qeverisjes së Kurtit. NOA tani është kompani me 2 punëtorë dhe me 160 milionë euro qarkullim vetëm në vitin 2024.

“Çmimi i energjisë në qeverisjen e Kurtit ka shënuar rritje rekorde. Dhe, mbrëmë sërish u paralajmërua shtrenjtim i rrymës.

“Shihni faturat, shiheni faturën e muajit maj dhe krahasone me majin e vitit 2024, 2023, 2022 dhe 2021. Kosova kurrë nuk ka importuar më shumë energji sesa në këto katër vitet e fundit”, shkruan Bajrami.

“Sot, rreth 1300 ndërmarrje që punësojnë gjysmën e atyre që punojnë në sektorin privat dhe që gjenerojnë gjysmën e buxhetit të Kosovës, po dalin në një treg të hapur të energjisë i cili nuk ekziston, ndërsa fatura e energjisë po u trefishohet.

“Për Qeverinë e kaluar të LVV-së këto janë vetëm 1% e kompanive (në fakt janë 1.54% nga gjithsej 84,500 ndërmarrje sa janë aktive në treg), por a po e kuptoni se qeveria po punon kundër këtyre 1300 kompanive për t’ia rregulluar tregun kompanive si NOA dhe për t’ia rritur nesër shanset në treg kompanisë së vëllait të Luan Dalipit.
Hetim dhe auditim për të gjithë. Prokuroria të merret me mafien energjetike para se kjo të shkatërrojë çdo gjë që është ndërtuar për 25 vite”, shkruan ajo në Facebook.

Bekë Berisha pritet të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës.
01/06/2025

Bekë Berisha pritet të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës.

Urime 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
17/02/2024

Urime 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

03/02/2024

Efekti i Liberalizimit të Vizave.

Ministri Maqedonci në Turqi, arrihet marrëveshja për bashkëpunim ushtarak ndërmjet dy vendeve.Ministri i Mbrojtjes, Ejup...
29/01/2024

Ministri Maqedonci në Turqi, arrihet marrëveshja për bashkëpunim ushtarak ndërmjet dy vendeve.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po qëndron për vizitë në Turqi me ftesë të homologut të tij turk, Yasar Guler.

Maqedonci ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime me Republikën e Turqisë.

“Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, me pritje ceremoniale filluam takimin i cili përfundoi me një të arritur shumë të rëndësishme të përbashkët, nënshkruam marrëveshjen ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.

Ministri ka dhënë detaje se çfarë kanë diskutuar me ministrin turk.

“Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turkiye ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre”, shtoi Maqedonci.

“Krahas lidhjes kulturore ndërmjet dy shteteve tona, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, shtoi ministri Maqedonci.

KEDS i zë afër 7 mijë kosovarë duke vjedhur rrymën, njëri nga ta mbi 52 mijë euro.KEDS-i ka njoftuar se vetëm përgjatë v...
27/01/2024

KEDS i zë afër 7 mijë kosovarë duke vjedhur rrymën, njëri nga ta mbi 52 mijë euro.

KEDS-i ka njoftuar se vetëm përgjatë vitit 2023, fiks 6715 konsumatorë-keqpërdorues të energjisë elektrike, janë detyruar t’i rikthejnë humbjet.

Sipas kësaj kompanie, vlera më e madhe që një konsumator komercial është detyruar t’ia kthejë asaj në kuadër të rikthimit të humbjeve vitin e kaluar është 52 mijë e 489 euro.

“Vetëm përgjatë vitit 2023, nga afro 100 mijë kontrolle, KEDS zuri fiks 6,715 konsumatorë-keqpërdorues duke e vjedhë energjinë elektrike. Për këtë periudhë ata janë obliguar t’i rikthejnë humbjet, që konsiderohet hapi i parë në kuadër të një sërë pasojash që i presin ata”.

“Fenomeni i keqpërdorimit të energjisë elektrike që në praktikë klasifikohet si humbje komerciale, është i barabartë me diferencë ndërmjet energjisë së konsumuar dhe energjisë së faturuar. Humbjet komerciale po shkaktohen nga lidhjet direkt në rrjet, manipulimet në njehsorët elektrikë dhe metoda të tjera klandestine të devijimit nga pika matëse nga konsumatorë të pandërgjegjshëm”, thuhet në një njoftim të kësaj kompanie..

KEDS-i thekson mes tjerash po vazhdon të realizojë rreth katërqind kontrolle ditore në mbarë Kosovën për identifikimin e keqpërdoruesve të energjisë elektrike, duke e rritur numrin e ekipeve të kontrollit dhe intensifikimin e tyre. Si kompani që po ecën në hap me trendet më të reja teknologjike-energjetike.

Ajo njëherit iu bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos e keqpërdorin energjinë elektrike, sepse herët ose vonë do duhet të paguajnë për dëmet dhe e vetmja formë e mosndëshkimit është përdorimi i ligjshëm i saj.

Address

Perandori Justinian, Nr. 9
Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zgjohu Press posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share