06/07/2026
Rezultatet nga testi i arritshmërisë
Gjuhë Angleze 👌
Komunikatë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë 2026. Në këtë test morën pjesë 21,982 nxënës, ndërsa arritshmëria mesatare e përgjithshme në nivel vendi është 48.35%.
Analiza e rezultateve sipas lëndëve tregon se arritshmëria më e lartë është shënuar në Gjuhën angleze 65.97%, Histori 62.23% dhe Gjuhë shqipe 54.63%. Ndërkaq, arritshmëria më e ulët është evidentuar në Kimi 37.68% dhe Matematikë 37.93%, pasuar nga Biologjia 40.83%, Fizika 45.33%, Informatika 47.87% dhe Gjeografia 47.84%.
Rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave në përmirësimin e cilësisë në arsim.
___________________________________
Saopštenje
Ministarsko obrazovanja i nauke obaveštava da je završen proces obrade rezultata Testa dostignuća 2026. Na ovom testu učestvovala su 21.982 učenika, dok je prosečno opšte dostignuće na nivou zemlje 48,35%.
Analiza rezultata po predmetima pokazuje da je najviše dostignuće zabeleženo u engleskom jeziku 65,97%, istoriji 62,23% i albanskom jeziku 54,63%. S druge strane, najniže dostignuće evidentirano je u hemiji 37,68% i matematici 37,93%, a slede biologija 40,83%, fizika 45,33%, informatika 47,87% i geografija 47,84%.
Rezultati Testa dostignuća pružaju pregled nivoa usvojenosti kompetencija učenika na kraju nižeg sekundarnog obrazovanja i služiće kao osnova za identifikovanje prioriteta i planiranje mera za poboljšanje kvaliteta u obrazovanju.
__________________________________
Communique
The Ministry of Education and Science announces that the processing of the results of the 2026 Achievement Test has been completed. A total of 21,982 students took the test, while the overall average achievement rate nationwide was 48.35%.
An analysis of the results by subject shows that the highest achievement rates were recorded in English Language (65.97%), History (62.23%), and Albanian Language (54.63%).
Meanwhile, the lowest achievement rates were recorded in Chemistry (37.68%) and Mathematics (37.93%), followed by Biology (40.83%), Physics (45.33%), Computer Science (47.87%), and Geography (47.84%).
The results of the Achievement Test provide an overview of students’ level of competency attainment at the completion of lower secondary education and will serve as a basis for identifying priorities and planning measures to improve the quality of education.