Radio Maria - Kosovë

Radio Maria - Kosovë OFFICIAL PAGE
https://linktr.ee/radiomariakosovo
Një zë i krishterë në shtëpinë tënde Veprimtaria e saj themelore është radiofonike.

Ndihmoje Radio Marinë e Kosovës - nëpërmjet xhirollogarisë bankare:
Emri i përfituesit: Shoqata ’’Radio Maria’’ - Raiffeisen Bank Kosovo, Prishtinë, Kosovë,
Numri i llogarisë: 1501 1600 0017 0159,
IBAN=XK05
SWIFT code: RBKOXKPR

Nga Zvicrra: Shoqata ’’Radio Maria’’ Sirnach, PostFinance Bank
Numri i llogarisë: 61-939518-2 CHF
IBAN: CH44 0900 0000 6193 9518 2

Nga vendet e BE (përveç CH)
Emri: Alb

anische kath. Gemeinde Wien
IBAN: AT70 1919 0000 0024 2032
Dedikimi: Për Radio Marinë e Kosovës

02/08/2026

MBRËMËSORJA II - E DIEL 18 A

02/08/2026

Rruzarja dhe Mesha e Shenjtë - Kushtet e përjetshme të m. Bergita Bardhoku - Motër Françeskane e Zojës së Papërlyer
Kisha: “Shën Jozefi” Pjetërshan - Kremtues: Mons. Dodë Gjergji

02/08/2026

KURORËZA E MËSHIRËS HYJNORE

02/08/2026

MESHA E SHENJTË - E diela e 18-të gjatë vitit (A)

02/08/2026

• Nga ungjilli mund t’i nxjerrim tri mësime:
1. Se Hyji kujdeset me të vërtetë për popullin e vet dhe se ka mjaftueshëm, madje edhe më shumë se sa duhet, për të gjithë;
2. Se ngritjet dhe uljet e jetës – qofshin ato shpirtërore, emocionale, fizike apo materiale; qofshin tragjedi personale apo fatkeqësi natyrore – janë, në thelb, të pashmangshme, por në asnjë mënyrë nuk janë kundërshtim i dashurisë dhe kujdesit të Hyjit për ne. Përkundrazi, në mënyrën e tyre, ato janë të nevojshme që ne të rritemi në vetëdijen se ku gjenden paqja dhe lumturia e vërtetë;
3. Se një pjesë shumë e madhe e kujdesit dhe dhembshurisë së Hyjit është besuar në duart tona.

• Kur ta dëgjoj edhe një herë pjesën e ungjillit do ta kem para sysh se një pjesë e madhe e vuajtjeve njerëzore në botë është shkaktuar nga vetë njeriu dhe mund të lehtësohet po nga njeriu. Jezusi nuk e ushqeu drejtpërdrejt turmën; ai ua besoi këtë detyrë nxënësve të vet – dhe vazhdon ta bëjë edhe sot. Është shumë e lehtë ta fajësojmë Zotin, shumë e lehtë t'i fajësojmë qeveritë, shumë e lehtë t'i shohim këto si probleme të njerëzve të tjerë. Por ato janë edhe problemet tona – janë problemet e tua dhe të miat.

02/08/2026

RRUZARJA E SHENJTË - E DIEL, MISTERET E LUMTURISË

02/08/2026

MESHA E SHENJTË

Kongregata e Motrave Françeskane të Zojës së Papërlyer
me gëzim ju fton të merrni pjesë në

MESHËN E SHENJTË

me rastin e
Kushtimit të Përjetshëm të:

m. BERGITA BARDHOKU

Prania dhe lutja juaj do të jenë një gëzim dhe mbështetje për m. Bergita, e cila me dashuri ia kushton jetën e saj Zotit përmes Kushtimit të Përjetshëm.

📅 Të dielën, 02 gusht 2026
🕕 Ora 18:00
⛪ Famullia "Shën Jozefi Punëtor"
Pjetërshan – Gjakovë

✠ Meshën e Shenjtë do ta kryesojë Imzot Dodë Gjergji.

---

📻 MËNYRAT E DËGJIMIT / NDJEKJES

🌐 Faqja zyrtare:
www.radiomariakosove.org
📡 FM:
• 107.4 MHz – Rajoni i Prishtinës
• 105.2 MHz – Rrafshi i Dukagjinit

📱 Aplikacioni:
Radio Maria Play – Radio Maria Kosovo

▶️ Rrjetet sociale:
Facebook / YouTube
Radio Maria – Kosovë

📞 Na kontaktoni:
+383 49 205 959

Radio Maria – Kosovë
"Një zë i krishterë në shtëpinë tënde!"

Motrat Françeskane të Zojës së Papërlyer - FIC
Kisha Katolike Pjetërshan

02/08/2026

LUTJA E MËNGJESIT - E DIEL 18 A

02/08/2026

Qengji është një nga simbolet më të thella të fesë së krishterë. Ai na drejton te Jezu Krishti, Qengji i Hyjit, i cili me flinë e Tij në Kryq shlyeu mëkatet e botës dhe na hapi rrugën drejt jetës së pasosur. Ky simbol na kujton Pashkën, Eukaristinë dhe thirrjen për të jetuar me butësi, përvujtëri, falje dhe dashuri, sipas shembullit të Krishtit.

🙏 NIJETI I LUTJES SË PAPËS PËR MUAJIN GUSHT 2026Për ungjillëzimin në qyteteNë këtë muaj gusht, Papa Leoni XIV na fton të...
01/08/2026

🙏 NIJETI I LUTJES SË PAPËS PËR MUAJIN GUSHT 2026
Për ungjillëzimin në qytete

Në këtë muaj gusht, Papa Leoni XIV na fton të bashkohemi në lutje për një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë: ungjillëzimin në qytete.
Qytetet tona janë vende plot mundësi, por shpesh edhe hapësira ku mbizotërojnë nxitimi, zhurma, vetmia dhe anonimiteti. Pikërisht aty, ku shumë njerëz jetojnë pranë njëri-tjetrit, por ndihen të padukshëm, Krishti vazhdon të na dërgojë si dëshmitarë të shpresës dhe të dashurisë.
Në videomesazhin e tij, Ati i Shenjtë lutet që bashkësitë tona të bëhen shtëpi të hapura dhe mikpritëse, ku askush të mos ndihet i harruar, ku ndahen shpresa, ngushëllimi dhe gëzimi i Ungjillit.
Papa na kujton se misioni i Kishës nuk kufizohet vetëm brenda mureve të kishave, por na thërret të jemi "Kishë në dalje", e gatshme të shtrijë dorën drejt atyre që jetojnë në periferi, në vetmi, në varfëri shpirtërore apo materiale, duke mbjellë vëllazëri aty ku mbretëron indiferenca.
Le ta bëjmë edhe ne këtë lutje tonën:
"Zot, na bëj dëshmitarët e tu në qytet, misionarë guximtarë dhe krijues, që e shpallin me jetën e tyre dashurinë tënde dhe kapërcejnë nxitimin, zhurmën dhe anonimatin."

🙏 Bashkohuni me Radio Marinë – Kosovë gjatë këtij muaji në lutjen e përbashkët për këtë nijet të Shenjtërisë së Tij Papa Leoni XIV, që qytetet tona të bëhen vende ku shpresa lulëzon, askush nuk ndihet i padukshëm dhe drita e Ungjillit ndriçon zemrat e njerëzve.

(Përgatiti për RMK: Barlet Sabedini)

Address

Filip Shiroka P. N. Ulpianë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 22:00
Tuesday 08:00 - 22:00
Wednesday 08:00 - 22:00
Thursday 08:00 - 22:00
Friday 08:00 - 22:00

Telephone

+381 38 748 777

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Maria - Kosovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Maria - Kosovë:

Shortcuts

Share

Category