Buletini FSI

Buletini FSI REVISTË NDËRKOMBËTARE FETARE SHKENCORE

Doli nga shtypi revista hulumtuese, fetare dhe shkencore “Buletini”, vëll. 10, nr. 2, botim i Fakultetit të Studimeve Is...
10/07/2026

Doli nga shtypi revista hulumtuese, fetare dhe shkencore “Buletini”, vëll. 10, nr. 2, botim i Fakultetit të Studimeve Islame, Prishtinë

Ka dalë nga shtypi numri më i ri i revistës hulumtuese, fetare dhe shkencore “Buletini”, vëll. 10, nr. 2, botim i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. Në këtë numër, lexuesit do të kenë mundësi të njihen me një gamë të gjerë studimesh shkencore, të cilat pasqyrojnë ndërthurjen dinamike ndërmjet trashëgimisë klasike islame dhe zhvillimeve bashkëkohore në fushat e jurisprudencës islame, gjuhësisë, historisë institucionale, edukimit dhe mendimit islam.

Numri hapet me editorialin e Prof. Ass. Dr. Rexhep Suma, me titull “Ndërmjet Traditës dhe Bashkëkohësisë: Qasje Interdisiplinore në Studimet Islame dhe Gjuhësore”, në të cilin trajtohet rëndësia e qasjeve ndërdisiplinore në zhvillimin e studimeve islame dhe gjuhësore.

Prof. Asoc. Dr. Islam Hasani paraqet artikullin “Sejid Muhamed Nakib el-Attas (1931–2026): Kujtim për një dijetar universal dhe kontributet e tij për botën islame”, kushtuar jetës, veprës dhe ndikimit intelektual të njërit prej mendimtarëve më të shquar bashkëkohorë të botës islame.

Më pas, Prof. Ass. Dr. Rexhep Suma sjell studimin “Roli i Ali ibn Ebi Talibit (r.a.) në thirrjen islame: udhëheqje, sakrificë dhe moral profetik (599–661)”, ku analizohet kontributi i Aliut (r.a.) në shërbim të Islamit dhe në ndërtimin e modelit të udhëheqjes islame.

Autori Dr. Furkan Shaban paraqet një analizë të argumentuar me titull “Përgjigjet e Vehbi Sulejman Gavoçit ndaj kritikave mbi taklidin dhe rolin e medhhebeve në shkencën e fikhut”, duke trajtuar një çështje me rëndësi në mendimin juridik islam.

Në vijim, Mr. (c) Arlind Gajtani analizon temën “Qasja e Ehlu Sunetit ndaj teshbihizmit në dritën e parimit të tenzihut”, duke shqyrtuar aspektet doktrinare të kësaj problematike.

Dr. Kujtim Mirzo kontribuon me studimin “Argumentimi me hadith në gramatikën arabe”, në të cilin trajtohet roli i hadithit në formësimin dhe argumentimin e rregullave gramatikore të gjuhës arabe.

Prof. Asoc. Dr. Ziber Lata paraqet studimin “Depërtimi i orientalizmave në gjuhën shqipe”, duke analizuar ndikimin historik dhe gjuhësor të orientalizmave në leksikun e shqipes.

Në vazhdim, Dr. Qenan Ismaili sjell artikullin “Medreseja ‘Isa Beu’ në Shkup – vazhdimësia historike dhe transformimi institucional”, në të cilin trajtohet zhvillimi historik dhe institucional i një prej institucioneve më të rëndësishme arsimore islame në rajon.

Në rubrikën e recensioneve, Ma. Sc. Refik Gërbeshi prezanton një vlerësim kritik të veprës së Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava, “Ligjërime për fenë e atdheun”, vëllimet I dhe II (Dituria Islame, Prishtinë, 2015) dhe vëllimin III (2022).

Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Hajrullah Abdurrahman El Idhamat kontribuon me artikullin “Edukimi sipas Kuranit Famëlartë dhe traditës profetike – zbatimi i tij në familje dhe shoqëri”, ku trajtohen dimensionet edukative të Islamit dhe aplikimi i tyre në jetën familjare e shoqërore.

Ndërkaq, Hfz. Prof. Dr. Xhevad Shoshiq paraqet studimin “Shtatë kiraetet në suren Jasin (analizë dhe texhvid)”, në të cilin shqyrtohen aspektet e kiraeteve dhe rregullave të texhvidit në këtë sure.

Në përmbyllje të këtij numri përfshihet kronika e aktiviteteve të Fakultetit të Studimeve Islame për periudhën 1 korrik 2025 – 31 dhjetor 2025, e përgatitur nga Mr. Vedat Shabani, e cila pasqyron veprimtarinë akademike, shkencore dhe institucionale të fakultetit gjatë kësaj periudhe.

Në këtë frymë, redaksia mbetet e përkushtuar që të zgjerojë vazhdimisht hapësirat për hulumtuesit dhe studiuesit e rinj, duke u ofruar atyre mundësi për të kontribuar në disiplinat që mbulon revista. Përmes promovimit të kërkimit shkencor dhe dialogut akademik, ajo synon të nxisë zhvillimin e teorive, avancimin e epistemologjisë, pasurimin e qasjeve pedagogjike dhe përmirësimin e metodave kërkimore. Njëkohësisht, redaksia mbetet besnike ndaj frymës së themelimit të revistës dhe objektivave të saj, duke ruajtur identitetin dhe misionin akademik që e karakterizon.

Prishtinë, qershor 2026

Address

Rr. Bajram Kelmendi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 03:00
Wednesday 08:00 - 03:00
Thursday 08:00 - 03:00
Friday 08:00 - 03:00

Telephone

+38344280378

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Buletini FSI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Buletini FSI:

Shortcuts

Share

Category