GazetaDirekt

GazetaDirekt ok

12/05/2026

Edhe Granit Shala, ish-boksieri, del në përkrahje të PSD-së në këto zgjedhje.
Ai beson se vetëm PSD-ja është opozitë e vërtetë dhe zëri që u del përballë padrejtësive.

“Po e zgjedhim ‘karate’, pastaj shohim Kushtetuesen” - Kapet mesazhi skandaloz i deputetit të VV-së, Naim Bardiqi
27/04/2026

“Po e zgjedhim ‘karate’, pastaj shohim Kushtetuesen” - Kapet mesazhi skandaloz i deputetit të VV-së, Naim Bardiqi

Kosova ende pa president, seanca shtyhet për nesërKosova vazhdon të mbetet pa president, pasi në seancën e sotme të Kuve...
27/04/2026

Kosova ende pa president, seanca shtyhet për nesër

Kosova vazhdon të mbetet pa president, pasi në seancën e sotme të Kuvendit nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e votimit.

Pavarësisht kësaj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vendosi që seanca të mbahet dhe të mos ndërpritet plotësisht, duke paralajmëruar vazhdimin e saj nesër në orën 10:00.

Situata ka nxitur reagime dhe ka hapur debat mbi funksionimin institucional dhe përgjegjësinë politike për sigurimin e kushteve për zgjedhjen e presidentit.

Granit Shala kritikon skenën politike në Kosovë: “Nuk kemi luks për kaq shumë zgjedhje”Në një intervistë për gazetën Dir...
27/04/2026

Granit Shala kritikon skenën politike në Kosovë: “Nuk kemi luks për kaq shumë zgjedhje”

Në një intervistë për gazetën Direkt, Granit Shala ka folur hapur për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po menaxhohet vendi dhe proceset vendimmarrëse.

I pyetur për çështjen e zgjedhjes së Presidentes, Shala theksoi se Kosova nuk e ka luksin për procese të shumta zgjedhore dhe bllokada politike.
“Kosova nuk e ka luksin për kaq shumë zgjedhje, por për fat të keq në pushtet janë njerëz që duan vetëm pushtet,” u shpreh ai.

Sa i përket përgjegjësisë për situatën aktuale dhe mungesën e një emri konkret për zgjidhje, Shala hodhi poshtë fajësimin e opozitës.
“Nëse besoni se opozita i ka fajet, atëherë jeni gabim. Populli ia ka dhënë shumicën VV-së duke besuar se dinë të bëjnë zgjidhje,” deklaroi ai.

Ai shtoi se politika kërkon kompromis, duke bërë krahasim me dialogun me Serbinë.
“Në politikë duhet edhe kompromis. Siç dinë të bëjnë me Serbinë në shumë pika, atëherë duhet të dinë edhe me njerëzit e tyre në Kosovë,” tha Shala.

Në fund, i pyetur nëse ka një emër konkret që e sheh si alternativë, ai përmendi ish-kryeministrin Ramush Haradinaj si një figurë që sipas tij mund të luajë rol në skenën politike.
GD
Granit Shala

30/11/2025

♥️🇦🇱♥️

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GazetaDirekt posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share