19/06/2026
Më 23.06.2026, në ora 19.00, në Librarinë Dukagjini në sheshin Nena Terezē në Prishtinë, mbahet promovimi i librit "Dritë dhe hije: Izolimi dhe ndërveprimi në Luginën e Shalës në Shqipërinë Veriore", një përmbledhje studimesh të realizuara nga një grup i madh arkeologësh, historianësh, antropologësh e shumë të tjerë, amerikanë, britanikë, shqiptarë, gjermanë, etj., në Luginën e Shalës, gjegjësisht në Theth të Shqipërisë. Këtij grupi i priu antropologu amerikan, prof. Michael Galaty nga Universitety of Michigan. Përkthimin e librit e ka bërë Enes Lekiqi.
Në panel do të jenë Michael Galaty, autor dhe arkeolog, dhe Arsim Canolli, botues dhe antropolog. Pas panelit do të ketë koktej freskues.